Connect with Us

“Harrojeni jetën që bënit”/ Rama i prerë: Kjo është luftë jetë a vdekje

Lajme

“Harrojeni jetën që bënit”/ Rama i prerë: Kjo është luftë jetë a vdekje

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama vijon të theksojë se situata në të cilën ndodhemi është një luftë jetë a vdekje.

Sipas Ramës, në një luftë të tillë nuk duhet të kërkosh optimizëm duke u kapur pas iluzioneve.

“Njerëzit ta ndajnë mendjen, kjo është luftë për jetë a vdekje. Në një luftë të tillë nuk ka të kërkosh optimizëm duke u kapur pas iluzioneve. Harrojeni jetën që bënit, harroni të gjitha dhe fokusohuni tek lufta. Sa më shumë të qahemi aq më shumë do vuajmë”, tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Jemi në kushte të stabilizuara”/ Rama tregon historinë e trishtë: Azili i pleqve u kthye në shtëpi kufomash

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama duket optimist teksa shprehet se jemi në kushte mëse të stabilizuara.
Rama thekson se kemi një numër shumë të vogël pacientësh me frymëmarrje të drejtuar.

Kryeministri ka bërë sërish thirrje për të rinjtë, të cilët sipas tij edhe pse janë janë më të goditshëm për humbjen e jetës, janë pjesa më e madhe që merr infeksionin.

“Jemi në kushte mëse të stabilizuara. Kemi një numër shume të vogël pacientësh me frymëmarrje të drejtuar. Mos harrojmë që ata që kanë humbur jetën kanë qenë persona me sëmundje të tjera.
Dhe kjo dihet, nëse një person me kancer merr koronën shpresat që ai të dalë nga lufta janë miimale.
Është e rëdnësishme që të rinjtë duhe të bëjnë shumë kujdes se edhe pse janë më pak të goditshëm, përsa i përket humbjes së jetës, janë pjesa që e merr me shumë infeksionin.
Të infektuarit janë më shumë të rinj sesa të moshuar. Në francë vdiqën brenda një nate rreth 20 pleq në një azil. Bam bam bam, azili i pleqve nga një vend ku ata rrinin u kthye në një shtëpi me kufoma”, tha Rama në një lidhje direkte në studion e Real Story./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Mjekja shqiptare me koronavirus në Itali flet për simptomat/ “Nuk është grip i thjeshtë, por përballohet”

Publikuar

-

Nga

Mjekja shqiptare e infektuar me koronavirus Blerina Resuli në Itali ka treguar se në fillim kur ka rezultuar pozitive, kishte disa shqetësime. Ajo rrëfeu në emisionin “Opinion” se iu nënshtrua testimit, pasi një pjesë e madhe e kolegëve kishin rezultuar si pozitive pak ditë më parë.

Mjekja tha se ende nuk e di burimin e transmetimit të koronavirusit, ndërsa tregoi edhe simptomat që kishte.

“Kisha pak kollë, shumë pak hundët e zëna, por në ditët në vijim kjo situatë u përkeqësua. Temperaturën e kam pasur 37 ose 37.2. Kisha simptoma të tjera si dhimbja e kycceve, e trupit, dhimbje koke, aq sa shpeshherë më dilte edhe gjumi. Dhe ajo që kanë shumica e pacientëe është humbja e aromës. Shije kam por kam humbur aromat, nuk ndjej aroma. Dhimbje gjoksi nuk kam patur, por aromat akoma edhe sot e kësaj dite pas dy javësh diagnostifikimi nuk i ndjej. Mund të them që ishte lehtësisht i përballueshëm. Shumë herë njerëzit thonë që është një grip i thjeshtë se sipmtomat ishin më të forta, por mund të them se për grupmoshën time mund të përballohet”, nënvizoi ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Sa do të zgjasë kjo situatë?/ Rama flet për luftën reale ndaj armikut që nuk ka ilaç

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama thekson se situata në të cilën jemi është një luftë e panjohur në historinë e njerëzimit.
Sipas kryeministrit, kjo është një luftë me një armik të cilit nuk ja dimë ilacin.

“Kjo është një luftë e panjohur në historinë e njerëzimit. Është një luftë me një armik të cilit nuk ja dimë ilacin, e vetmja gjë që duhet bërë është të mbrohemi. Ky armik nuk ndalet, thjesht pengohet të përparojë me shpejtësi. Përparimi i tij me shpejtësi e fut në kolaps sistemin shëndetësor të këtij vendi”, tha Rama në një lidhje direkte në emisionin Real News.

Mes të tjerash, Rama tha se nuk dihet sesa do të zgjasë kjo luftë.

LEXO EDHE:  Batutat në Parlament/ Rama “modest”: Jam në nivelin e parlamentit britanik

LEXO EDHE:  Gomar, ku ka bujqësi Durrësi!/ Përgjigjja e Ramës do iu befasojë

Sa do të zgjasë kjo luftë askush nuk e di. Mund të zgjasë shumë, ne duhet të përgatitemi.
Njërëzit duhet ta kuptojnë që kjo nuk është një situatë e stimuluar, kjo është luftë reale”, theksoi Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE