Connect with Us

Hapja e negociatave/ Komisioneri për Zgjerim bisedë me Bashën

Politikë

Hapja e negociatave/ Komisioneri për Zgjerim bisedë me Bashën

Publikuar

-

Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se sot ka zhvilluar një bisedë me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Objekti i bisedës, sipas tij ishte rëndësia e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke nënvizuar se të dy palët ranë dakord për vazhdimin e reformave që i kërkohen vendit.

“Si pjesë e qasjes sime të vazhdueshme, sot bisedova me liderin e PD në Shqipëri Lulzim Bashën, për rëndësinë që ka për Shqipërinë hapja e negociatave me BE-në.

LEXO EDHE:  Ngjela zbulon prapaskenat e politikës/ Ja frika më e madhe e Ramës, Bashës, Berishës e Metës

Ne ramë dakord që reformat duhet të vazhdojnë. BE qëndron përkrah Shqipërisë në shtet-ndërtim dhe në luftën e vazhdueshme ndaj koronavirusit”, thuhet në reagimin e tij/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Beteja me Covid-19/ Flotë e re autoambulancash niset nga Turqia

Publikuar

-

Nga

Për shkak të situatës së koronavirusit në Shqipëri, duket se një tjetër ndihmë do të vijë nga Turqia.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto të autoambulancave të reja që do të vijnë në vendin tonë, në ndihmë të sistemit të shëndetësisë.

Kreu i qeverisë thekson se autoambulancat janë gati për tu nisur nga Turqia drejt Shqipërisë.

Siç mund të dallohet në to janë vendosur logo të Shqiponjës, që simbolizon flamurin shqiptar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Situata nga koronavirusi/ Meta dekreton ligjin për blerjen e pajisjeve mjekësore

Publikuar

-

Nga

Nisur nga situata që po kalon vendi për shkak të koronavirusit, ku tashmë janë 174 raste të konfirmuar të prekur nga ky virus, presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin për blerjen e pajisjeve mjekësore.

“Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, ka dekretuar shpalljen e ligjit nr. 21/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.89/2014 ‘Për pajisjet mjekësore”’, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.”-thuhet në njoftimin e Presidencës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dokumentet-Shqipëria “digjet”, institucionet krihen/ 2.3 miliardë lekë tendera për vajra, graso, goma e saraqineska

Publikuar

-

Nga

E gjithë bota është në alarm për shkak të përhapjes së koronavirusit, i cili ka marrë mijëra jetë njerëzore, edhe në vendin tonë tashmë janë të konfirmuar zyrtarisht 174 persona të prekur, ndërsa janë shënuar edhe gjashtë viktima për shkak të Covid-19. Por kjo është vetëm njëra nga problematikat e shumta që po iu shkakton shoqërive anë e mbanë botës Covid-19. Ajo që duket se do ti vuajë më tepër pasojat është ekonomia, sidomos në Shqipërinë e varfër.

Ekonomia shqiptare ka marrë dy goditje të njëpasnjëshme. Së pari ishte tërmeti katastrofik i 26 nëntorit, dhe më pas situata nga koronavirusi.

Por, pavarësisht situatës së rëndë që po kalon vendi, ka disa institucione që vijojnë atë variantin “KÇK”, dhe mundohen të kapin ç’të kapin edhe në këtë kohë krize. Shumë njerëz janë në çadra dhe të ngujuar për shkak të Covid-19, dhe kanë nevojë për ndihma. Por, ndërkohë që ekonomia po rrënohet, bizneset po falimentojnë,  Ujësjellësi i Durrësit blen hekurishte, goma etj.

CNA.al sjell më poshtë dokumentin e publikuar në 24 mars 2020, nga Agjencia e Prokurimeve Publike, i shpallur nga Ujësjellësi i Durrësit me objekt “Blerje materiale hidraulike”, ku fondi limit për këtë tender është 164.975.892 lekë (Njëqind e gjashtëdhjetë e katër milion e nëntëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e dy lekë)), pa TVSH.

Burimi i të ardhurave është UKD si dhe kohëzgjatja e kontratës 22 javë nga dita që lidhet kontrata.

Janë 1.6 miliardë lekë, hekurishte dhe goma kur Shqipëria po vuan Covid-19, ujsjellesi Durrës, ka hall tjetër.

LEXO EDHE:  Basha paraqitet në prokurori/ PD: Ja pse ndryshoi qëndrim

LEXO EDHE:  Ku u zhduk Monika Kryemadhi?/ Në pazar me Edi Ramën

Nuk përfundon këtu, një tjetër institucion, Drejtoria e Rrugëve, e cila ndërkohë që mijera qytetarë rrezikojnë urinë e mijëra vende pune do mbyllen, ble gati 700 milionë lekë bitum. Do han bitumin e grupave të rrugëve pasa disa javësh.

Në 24 mars 2020, Drejtoria e Rrugëve ka shpallur tenderin me Objekt “Blerje Bitumi, me fond limit 67.925.000, (gjashtëdhjetë e shtatë milion e nëntëqind e njëzet e pesë mijë) lekë.

Drejtoria e Rrugëve në këtë kohë që njerëzit rrezikojnë edhe bukën e gojës, ble bitum, a thua se njerëzit do hanë asphalt dhe saraqineska.

Një tjetër tender skandaloz i shpallur në “ditën e kiametit”, është ai ai Albpetrol, i cili ka vendosur të blejë vajra dhe graso.

Në datë 24 mars, Albpetrol ka shpallur një tender, me objekt “Blerje lubrifikant graso”, ku fondi limit është 11.303.000 (Njëmbëdhjetëmilion e treqind e tre mijë) Lekë.

Në Shqipëri janë ndezur sirenat e alarmit për rrënimin e ekonomisë,  shumë institucione po zhvillojnë tendera të dyshimta. Vetëm këto tre tendera që ne renditëm më sipër, vlejnë të paktën 2.3 miliard lekë.

Në kohën e kolerës, institucionet shqiptare duket se janë hedhur në sulm në variantin “KÇK”. Blejnë bitum, vajra, graso e hekurishte, sikur spo ndodh asgjë, kur hall për njerëzit nuk janë rrugët me gropa, por buka e gojës dhe ndihma për biznesin.

Ky është rasti kur mund të bërtasim fort Shqipëria DIGJET, disa institucione krihen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE