Connect with Us

Ekonomia në kohën e koronavrusit/ Tabaku: Shqipëria në 15 vendet e para që do të preken më shumë

Ekonomi

Ekonomia në kohën e koronavrusit/ Tabaku: Shqipëria në 15 vendet e para që do të preken më shumë

Publikuar

-

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur mbi ekonominë në vendin tonë në kohën e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Ajo thotë se paketa e ndihmës së qeverisë është e pamjaftueshme, ka pikëpyetje të shumta dhe nuk i përfshin të gjitha bizneset dhe grupet sociale.

Sipas saj, “janë mbi 100 mijë biznese që preken nga kjo krizë dhe nuk dihet ende si do ndahet ky fond edhe pagesa prej 26 mijë lekësh herë 2, për ne është shumë e vogël se bizmnesi do vazhdojë të paguajë taksa e qira, aq është vetëm minimumi për të jetuar.”

“Partia Demokratike ishte e para që bëri paketë për të dalë nga kriza, për bizneset në nevojë, familjet e ndihmës ekonomike dhe ato të prekurat nga tërmeti si dhe 500 mijë punonjësit e adminstratës. Kjo është një krizë humanitare dhe shëndetësore që po prek ekonomitë familjare shqiptare. Ne propozuam mbështetje buxhetore për bizneset, qytetarët dhe mbështetje fiskale, por kjo nuk u mor fare parasysh. Janë mbi 100 mijë biznese që preken nga kjo krizë dhe nuk dihet ende si do ndahet ky fond edhe pagesa prej 26 mijë lekësh herë 2, për ne është shumë e vogël se bizmnesi do vazhdojë të paguajë taksa e qira, aq është vetëm minimumi për të jetuar. S’ka zgjidhje për biznesin e mesëm, asnjë zgjidhje për pensionistët, për ata që u prekën nga tërmeti. Ne propozuam një paketë me dy elementë për biznesin e vogël, e para pezullimi i pagesës së taksave. Kur je i mbyllur nuk ke si paguan taksa. Edhe taksat lokale kërkuam të mos paguheshin”,- tha Tabaku në një lidhje telefonike për News 24, duke shtuar se qeveria nuk i mori parasysh.

LEXO EDHE:  Fuqia për të taksuar është fuqia për të shkatërruar

Tabaku u shpreh se vendi që prej një viti ndodhet tashmë në recension ekonomik, ndërsa duke iu referuar një parashikimi tha se Shqipëria do të jetë në 15 vendet e para mes 122 vendeve të Botës që do të preken më shumë nga efektet e pandemisë. Ajo i kërkoi qeverisë të anulojë koncensionet dhe të ndihmojë gjithashtu sektorin e turizmit dhe bujqësisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Situata nga COVID-19/ Nikolin Jaka: Nuk rrezikojmë recesion por papunësi të lartë

Publikuar

-

Nga

Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka kërkon që qeveria të bëjë ndërhyrje drastike në buxhet për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Jaka shprehet se masat shtrënguese shkojnë përtej dy muajv dhe sipërmarrja nuk mund ta përballojë.

Ai shtoi se nuk mendon që mund të ketë një ekspert që mund të nxjerrë një sektor të ekonomisë të painfektuar nga masat shtrënguese të COVID-19.

“E kemi mirëpritur paketën e masave të qeverisë. Nëse masat shtrënguese do të vazhdojnë nuk ka asnjë lloj qeverie të përballojë efektet që mund të shkaktojë COVID-19. Ne jemi në komunikim.
Paketa financiare e cila u publikua nga kryeministri është një paketë e cila përmbush detyrimet mujore ndaj të punësuarve por struktura e biznesit në Shqipëri është e pastrukturuar. Biznesi i vogël është 70-80% e sipërmarrjeve në vend dhe janë të rrezikuara nga zgjatja.
Ne aktualisht kemi një GDP, 14 mld dollarë dhe kemi një GDP jo zyrtare 34 mld dollarë. Në qoftë se sot qarkullimin zyrtar e kemi 38 mln dollarë në ditë, qarkullimin jo zyrtar e kemi 100 mln dollarë. Kemi dy herë pasoja. Është ulur qarkullimi. Nëse masatshtrënguese do vazhdojnë më shumë se 2 muaj është e pamundur që sipërmarrja ta përballojë.
Nuk rrezikon recesion por rrezikon me skenarin më të mirë 50% të popullsisë pa punë. Duhet të përshtatemi në mënyrë të zgjuar me qasjen e re që koronavirusi po i krijon botës dhe në veçanti Shqipërisë”, tha ai për News 24.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Eurokomisioneri për zgjerim konfirmon/ Do të alokojmë 373 milionë € për Ballkanin Perëndimor

Publikuar

-

Nga

Eurokomisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi ka bërë me dije se BE do të ndajë 38 milion euro ndihmë të menjëhershme për sektorët e shëndetësisë.

Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi ka bërë me dije se parashikohet edhe rialokimi i mbi 373 milion € për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

“I shkrova Kryeministrave të partnerëve tanë Ballkanit Perëndimor për të konfirmuar se qëndrojmë pranë rajonit në luftën kundër Koronavirus.
Ne po ndajmë 38 milion € ndihmë të menjëhershme për sektorët e shëndetësisë dhe parashikimin e rialokimit mbi 373 milion € për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike”, shkruan Varhelyi në postimin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Kriza nga koronavirusi/ Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit

Publikuar

-

Nga

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku theksoi se nisur nga situata që po kalon vendi për shkak të koronavirusit, Këshilli Mbikqyrës ka vendosur të ulë normën bazë të interesit, nga 1% në 0.5%.

Po ashtu Sejko theksoi se Këshilli Mbikqyrës i BSH-së po monitoron vazhdimisht situatën.

“Kjo është një masë e nevojshme për reduktimin e kostos së huamarrjes së re. Një masë për të minimizuar pasojat e pandemisë”,- tha Sejko.

LEXO TE PLOTE