LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëmtimi i lëkurës nga larja e shpeshtë e duarve/ Këshillat e dermatologes

26 Mars 2020, 19:44, Sociale CNA
Dëmtimi i lëkurës nga larja e shpeshtë e duarve/

Mjekët specialist bëjnë thirrje vazhdimisht për larjen e shpeshtë të duarve, si një mënyrë parandaluese për infektimin nga COVID-19.

Mirëpo aplikimi i larjes së shpeshta, shtuar këtu edhe solucionet, shpesh herë bëhet shkas për dëmtimin e e lëkurës.

Shefja e Shërbimit të Dermatologjisë pranë QSUT, Ermira Vasili, në një interviste për ?Ora news? jep disa këshilla për parandalimin e këtyre problemeve.

?Tharja e lëkurës mund ta bëjë lëkurën më të predispozuar për infeksione të tjera bakteriale. Këshilloj që duart të mos lahen me ujë shumë të nxehtë por të vakët dhe hidratimi me kremëra të ndryshëm ose vazelinë të thjeshtë apo edhkËSHe vaj ulliri.

Lagështira dhe mbajtja për një kohë të gjatë dëmtojnë lëkurën. Dorezat të mbahen aq sa duhet të mbahen, kur del në rrugë apo bën pazar.

I këshilloj të mos përdorin pomada me bazë kortizoni pa këshillën e mjekut.

Vasili apelon qytetarët që mund të preken nga problemet e lëkurës në kohën e pandemisë që të kontaktojnë me Shërbimin e Dermatologjisë fillimisht përmes telefonit për të shmangur sa më shumë ambientet spitalore.

 

Lajmet e fundit nga