Connect with Us

Covid-19 shënon viktimën e gjashtë në Shqipëri/ Ndërron jetë në spitalin Infektiv pacientja 71-vjeçare

Kronika

Covid-19 shënon viktimën e gjashtë në Shqipëri/ Ndërron jetë në spitalin Infektiv pacientja 71-vjeçare

Publikuar

-

Koronavirusi ka shënuar viktimën e gjashtë në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë mbrëmjes së kaluar ka ndërruar jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana,  e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv.

MSH thekson se pacientja ndodhej në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë.
71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Vlorë/ 24-vjeçari del nga karantina dhe i vë flakën dyqaneve

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë ku një 24-vjeçar, i ka vënë zjarrin 5 dyqaneve pranë zonës muzeale, pasi i ka spërkatur fillimisht me benzinë.

Dyqanet ndodhen në zonjën e njohur si “6 katëshi” dhe ishin të mbyllura në zbatim të masave të qeverisë.

Me ndërhyrjen e shpejtë të zjarrëfikësve, fatmirësisht dyqanet nuk kanë mësuar dëme në brendësi.

Nuk dihet ende shkaku se përse i riu i vuri flakën dyqaneve në rrugë, ndërsa policia ka bërë shoqërimin e tij.

LEXO EDHE:  U vetëdogj me benzinë/Ja kush është i moshuari në Sarandë

LEXO EDHE:  Foto-Tornado shkatërrues në SHBA/ 9 të vdekur dhe qindra shtëpi të rrënuara

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

I shpallur në kërkim ndërkombëtar/ “Lulet e Pranverës” vënë në pranga vlonjatin

Publikuar

-

Nga

Vijon operacioni ndërkombëtar “Lulet e Pranverës” në Vlorë.

Në vijim të operacionit ndërkombëtar “Lulet e Pranverës”, të zhvilluar në shkurt të vitit 2019, Policia e Vlorës, në bashkëpunim më Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka organizuar punën dhe si rezultat është bërë kapja e shtetasit në kërkim ndërkombëtar:
• F. Xh., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Lecce-s, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal për drogat, parashikuar nga Kodi Penal dhe Dekreti i Presidentit Italian.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Theu karantinimin/ Ndëshkohet shtetasi që hyri në Shqipëri më 11 mars

Publikuar

-

Nga

Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit është evidentuar një shtetas që ka thyer rregullin e vetëkarantinimit, i cili është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë. Shtetasi K. B., banues në Tiranë, ka hyrë në Shqipëri më datë 11.03.2020 dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij.
Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 65 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë, njëri prej të cilëve u shoqërua në komisariat dhe u procedua penalisht për kundërshtim të urdhrit të punonjësit të Policisë.

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 76 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.
Në të gjithë vendin janë konstatuar 9 subjekte tregtie që nuk kanë respektuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.
Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE