LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid-19 ngre në këmbë liderët e botës/ 5 trilionë dollarë për të shpëtuar ekonominë

26 Mars 2020, 17:46, Kosova & Bota CNA
Covid-19 ngre në këmbë liderët e botës/ 5 trilionë

5 trilionë dollarë kanë vendosur të japin liderët botërorë, për të frenuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Covid-19.

Samiti i G20, u mblodh sot në një videokonferencë online, ku morën pjesë krerët e superfuqive botërore, që nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, deri tek ai i Rusisë, Vladimir Putin.

Videokonferenca u kryesua nga Mbreti Saudit Salman, i cili është i përfshirë në një luftë çmimesh në tregun e energjisë me Rusinë, pasi të dyja palët nuk arritën marrëveshje për shkurtimet e prodhimit.

?Ndërsa bota përballet me pandeminë COVID-19 dhe sfidat ndaj sistemeve të kujdesit shëndetësor dhe ekonomisë globale, ne thërrasim këtë samit të jashtëzakonshëm të G20-ës për të bashkuar përpjekjet drejt një reagimi global?, tha mbreti saudit, Riadi mban presidencën e radhës të G20-ës.

 

Lajmet e fundit nga