LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid-19/ Meta qetëson qytetarët: Situata është nën kontroll

26 Mars 2020, 17:25, Politikë CNA
Covid-19/ Meta qetëson qytetarët: Situata është nën

?Situatë është nën kontroll dhe jam i bindur se do vazhdojë të mbahet nën kontroll?. Kështu u shpreh kreu i shtetit Ilir Meta, në një intervistë për ?Nova Media? duke iu referuar pandemisë së Covid-19.

?Aktualisht është një situatë nën kontroll, cdo orë ka nevojë për të përmirësuar mekanizmin e përbashkët menaxhues dhe kjo gjë po ndodh më së miri. Situata është nën kontroll dhe është tërësisht e mundur të vazhdojë kështu deri në fund.

Situata nuk është kaotike, por e jashtëzakonshme, ndaj dhe është shpallur gjendja e fatkeqësissë. Jam i bindur që kjo situatë është nën kontroll dhe do të mbahet nën kontroll, nëse qytetarët do të tregojnë përgjegjshmëri për veten e tyre dhe për vendin tonë. Nuk ka arsye për të pasur panik, as sa i takon trajtimit të të gjithë të prekurve apo atyre që janë në terapi intensive?, tha Meta.

Lajmet e fundit nga