Connect with Us

Çfarë po ndodh me botën!/ Tërmet i fuqishëm godet Filipinet

Bota

Çfarë po ndodh me botën!/ Tërmet i fuqishëm godet Filipinet

Publikuar

-

Sikur të mos mjaftonte pandemia e koronavirusit, shumë vende po përballen edhe me tërmete.

Sipas EMSC, Filipinet janë tronditur pasditen e sotme nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1.

Epiqendra e tij ka qenë në ishujt Mindanao, me një thellësi 50 km, ndërsa deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo për dëme materiale.

Raportohet se lëkundjet, të cilat janë regjistruar rreth orës 16:38, janë ndjerë edhe në Indonezi.

LEXO EDHE:  Si të reagoni gjatë lëkundjeve sizmike

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

8 raste të reja me COVID-19 në Kosovë/ Shërohet plotësisht pacienti i parë

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 79 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bën me dije se sot janë konfirmuar 8 raste të reja.

“Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR,  janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv. Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19”.

LEXO TE PLOTE

Bota

Presidenti gjerman u drejtohet qytetarëve/ Kriza mund të vazhdojë me javë

Publikuar

-

Nga

Pas kancelares presidenti sërish u drejtohet gjermanëve të tronditur prej krizës Corona – në fjalën e tij ai përdor tone serioze paralajmërimi si dhe lavdërim për të gjithë ata që ndihmojnë dhe qytetarët e angazhuar.Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier i përgatit moralisht qytetarët për edhe disa javë të vështira për shkak të krizës Corona. Mbani distancë “është urdhëresa e orës që troket” – e kjo orë nuk zgjat 60 minuta, por “me gjasë javë”, thotë Steinmeier në mesazhin e dytë të tij me video brenda dhejtë ditëve drejtuar qytetarëve. Takimet e zakonshme dhe vizitat ndërkohë nuk janë të mundshme. “Të heqësh dorë prej kësaj, është e vështirë për secilin, edhe për mua.” Megjithatë vetëm heqja dorë prej kontaktit mund të parandalojë, “humbjen përgjithmonë të më të dashurve tanë”, tërhoqi vëmendjen Steinmeier. “Shumica dëmruese në vendin tonë e ka kuptuar dhe po vepron si duhet. Për këtë ju falenderoj.”

“Gardhet e donacioneve” për të pastrehët

Solidariteti është ndërkohë “me rëndësi ekzistenciale”, theksoi presidenti. Shumë njerëz kontribuojnë vullnetarisht duke u bërë pazarin fqinjëve të moshuar ose duke u vendosur trasta me ushqime nër gardhe të pastrehëve. “Të gjithë këta janë heroina dhe heronj në krizën Corona”, lëvdoi Steinmeier. Me disa prej tyre, tha ai, ka telefonuar gjatë ditëve të fundit.

LEXO EDHE:  Tragjike/ Qëllohet për vdekje kryetari i Bashkisë

LEXO EDHE:  Video-Skandal në Durrës/ Emergjencat mbyllin dyert, qytetarët në mëshirë të fatit

Sipas të dhënave të presidencës ndërkohë Steinmeier zhvillon “shumë” telefonata me qytetarët, “aktiviteti i të cilëve është i kërkuar në kohën e krizës Corona”. Këta janë kujdestarë, mjekë, punonjës socialë dhe punonjës të supermarketeve. “Në bisedat me ta presidenti informohet për përvojat aktuale në jetën e përditshme, për sfidat e problemet e tyre.” Përveç kësaj ai i falenderon njerëzit për këtë angazhim.

“Virusi nuk ka nënshtetësi”

Në fjalimin e tij me video Steinmeier theksoi, se është i rëndësishëm në këtë kohë solidariteti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. “Virusi nuk ka nënshtetësi dhe vuajtja nuk ndalet prej kufijve. Por ne duhet ta minimizojmë atë sa të jetë e mundur.” Steinmeier iu referua ndër të tjera bashkëpunimit ndërkufitar në kërkim të një vaksine dhe terapive kundër virusit Corona. “Le të koordinojmë në mbarë botën të gjithë dijen dhe përvojat, të gjithë kreativitetin dhe energjinë! Ky është apeli im”, tha ai. “Këtu i var shpresat unë.”

Video-mesazhi i Steinmeierit u publikua në faqen e internetit të presidencnës si dhe në platformat Instagram dhe Facebook. Para dhjetë ditësh kreu i shtetit u shpreh në këtë formë lidhur me krizën Corona. Sipas presidencës janë planifikuar të publikohen rregullisht qendrime dhe mesazhe me video të presidentit./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Covid-19 ngre në këmbë liderët e botës/ 5 trilionë dollarë për të shpëtuar ekonominë

Publikuar

-

Nga

5 trilionë dollarë kanë vendosur të japin liderët botërorë, për të frenuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Covid-19.

Samiti i G20, u mblodh sot në një videokonferencë online, ku morën pjesë krerët e superfuqive botërore, që nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, deri tek ai i Rusisë, Vladimir Putin.

Videokonferenca u kryesua nga Mbreti Saudit Salman, i cili është i përfshirë në një luftë çmimesh në tregun e energjisë me Rusinë, pasi të dyja palët nuk arritën marrëveshje për shkurtimet e prodhimit.

“Ndërsa bota përballet me pandeminë COVID-19 dhe sfidat ndaj sistemeve të kujdesit shëndetësor dhe ekonomisë globale, ne thërrasim këtë samit të jashtëzakonshëm të G20-ës për të bashkuar përpjekjet drejt një reagimi global”, tha mbreti saudit, Riadi mban presidencën e radhës të G20-ës.

LEXO EDHE:  Tragjike/ Qëllohet për vdekje kryetari i Bashkisë

LEXO EDHE:  Tërmet në Tiranë (foto)

 

LEXO TE PLOTE