Connect with Us

Burrë e grua në Bajram Curri të infektuar/ 48-vjeçarja me profesion mësuese

Lajme

Burrë e grua në Bajram Curri të infektuar/ 48-vjeçarja me profesion mësuese

Publikuar

-

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy rastet e para në qytetin e Bajram-Currit që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Mësohet së bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh të moshës 48-50 vjeç, të cilët jetojnë në lagjen Partizani.

Burri 50-vjeçar është punonjës i shërbimit informativ në Tropojë, ndërsa gruaja është mësuese, bën me dije kryetari i bashkisë Tropojë Rexhe Beberi.

LEXO EDHE:  “Nuk është turp të prekesh nga koronavirusi”/ Basha thirrje qytetarëve: Bashkëpunoni me mjekët

Edhe pse gruaja është me profesion mësuese, nuk ekziston mundësia e infektimit të nxënësve, pasi shkollat janë mbyllur që prej datës 9 mars./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Mjekja pensioniste rikthehet në punë/ Meta jep lajmin e bukur

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka shprehur falenderim dhe mirënjohje për mjeken gjinekologe Burbuqe Ajazi e cila edhe pse ka dalë në pension, vazhdon të shërbejë me shumë profesionalizëm në spitalin e Peqinit.

Meta bën me dije se mjekja dje në mbrëmje ka dalë në punë, dhe ka asistuar për lindjen e shëndetshme të një bebi.

“Mjekja gjinekologe, Burbuqe Ajazi, ndonëse prej vitesh e ka mbushur moshën e pensionit, vazhdon të shërbejë me shumë profesionalizëm, përkushtim dhe pasion në spitalin e Peqinit, duke u kthyer në shembull të jashtëzakonshëm frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve dhe infermierëve.
Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë shëndetësinë shqiptare për shkak të situatës së pandemisë #COVID19, mjekja e nderuar dje në mbrëmje ka dalë në punë, dhe së bashku me stafin e mrekullueshëm të mjekëve të Peqinit, ka asistuar për lindjen e shëndetshme të një bebi shumë të bukur!
Duke i uruar jetë të gjatë dhe shëndet foshnjës së sapolindur, ndaj me prindërit gëzimin për lindjen e djalit të tyre në këto momente shumë të lumtura e të veçanta për ta.
Në këtë situatë të vështirë të gjithë kemi nevojë për lajme kaq të mira!
Mirënjohje dhe falenderim të thellë për mjeken e nderuar Burbuqe Ajazi”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

174 persona të prekur nga koronavirusi në Shqipëri/ Mes tyre 4 fëmijë

Publikuar

-

Nga

Nga 174 raste të konfirmuara me koronavirus në vendin tonë, 4 prej tyre janë fëmijë.

Sipas Ministrië së Shëndetësisë, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 28 raste të reja duke e cuar numrin e të prekurve në 174. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar
Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Rritet numri i të infektuarve/ Një qytet tjetër i shtohet vatrës së Covid-19

Publikuar

-

Nga

Rritet numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 28 raste të reja duke e cuar numrin e të prekurve në 174.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar

LEXO EDHE:  Kryebashkiaku i epiqendrës së virusit në Itali tregon “recetën”/ Çfarë duhet bërë për ta luftuar

LEXO EDHE:  “Vetëizolohu menjëherë!”/ Bashkia e Fierit thirrje urgjente shoferit që transportoi familjen me koronavirus

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tirane           102 raste

– Durres           10 raste

– Lushnje         4 raste

– Elbasan         5 raste

– Rrogozhine   2 raste

– Fier               18 raste

– Kavaje          4 raste

– Korce            11 raste

– Vlore            5 raste

– Shkoder        3 raste

– Lezhe            4 rast

– Berat             1 rast

– Has               2 raste

– Kruje            1 rast

-Tropoje          2 raste

LEXO TE PLOTE