Connect with Us

Bie qeveria Kurti/ Gjermania “ultimatum” udhëheqësve në Kosovë

Kosova & Rajoni

Bie qeveria Kurti/ Gjermania “ultimatum” udhëheqësve në Kosovë

Publikuar

-

Menjëherë pas shpalljes së rezultatit për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës, tre deputetë të grupit parlamentar CDU/CSU bëjnë thirrje për vijimësi në aktivitetet e qeverisë.

Në një deklaratë për media, të cilën e ka Deutsche Welle, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann Wadephul, si edhe dy raportuesit për Kosovën, Peter Beyer (CDU) dhe Christian Schmidt (CSU), kërkojnë krijim sa më të shpejtë të qeverisë së re. “Në këtë kohë të vështirë, Kosovës i duhet urgjentisht një qeveri e aftë për veprim dhe për vendimmarrje. Të gjithëve që janë përgjegjës në Kosovë – parlamenti, qeveria dhe presidenti – u bëhet thirrje të japin ndihmesën e tyre për qëndrueshmërinë e veprimtarisë së qeverisë. Duke vijuar punën e saj në në mënyrë konsekuente, qeveria duhet të rifitojë besimin që ka humbur kohët e fundit“, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Deputetët formulojnë edhe disa prioritete për qeverinë e re, siç janë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vazhdimi i trajtimit të krimeve të luftës, heqjen e tarifave ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, dhe  vijimin e dialogut me Serbinë. Prej kësaj të fundit, ata kërkojnë edhe që të heqë dorë nga lobimi për mosnjohjen e Kosovës.

Johann Wadephul, MdB, stellvertretender Fraktionsvorsitzender CDU/CSU-Bundestagsfraktion (DW/A. Shuka)
Johann Wadephul, CDU

„Përparësi duhet të ketë këtu luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar në mënyrë që t’i jepet shtysë ekonomisë së vendit.“

Një tjetër prioritet, sipas deputetëve gjermanë, duhet të jetë edhe „vazhdimi i trajtimit gjyqësor të krimeve të luftës, pa të cilin nuk mund të krijohet paqe e brendshme dhe asnjë bazë besimi. Këtu përfshihen sidomos Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar për ndjekjen penale të krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës.“

LEXO EDHE:  Presidenti Thaçi takon ish kryeministrin italian Massimo D'Alema

Beogradi të ndalë lobimin kundër Kosovës

Deputetët gjermanë kanë formuluar me këtë rast edhe pritshmërinë e tyre për uljen e tarifave: „Ne presim që tarifat për Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën të vendosura nën qeverinë Haradinaj të hiqen plotësisht dhe menjëherë.“

Bundeslandwirtschaftsminister - Christian Schmidt (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)
Christian Schmidt (CSU)

Po ashtu ata kërkojnë rifillimin e sa më të shpejtë të dialogut me Serbinë, por shtojnë se „kërkojmë që Beogradi të përfundojë menjëherë aktivitetet e tij kundër njohjes së Kosovës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. „Pa ndryshuar politikat e tyre në këto pika, këta dy vende do të vazhdojnë të bllokojnë rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Vetëm BE u ofron këtyre vendeve një perspektivë serioze dhe të përgjegjshme në të ardhmen dhe ka treguar se është gjithashtu e gatshme ta bëjë këtë”, përmbyllin deklaratën politikanët e CDU/CSU-së.

Deutschland CDU-Politiker Peter Beyer in Berlin (DW/N. Kreizer)
Peter Beyer (CDU)

Ndërsa Ministria e Jashtme e Gjermanisë ishte shprehur së fundmi, nëpërmjet një deklarate të përbashkët të ambasadorit gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, me homologun e tij francez, si edhe nëpërmjet një deklarate të ministrit gjerman të Evropës, Michael Roth, për tërheqjen e mocionit ndaj Kurtit, grupi parlamentar gjerman CDU/CSU,  parti simotra këto me LDK-në, deri tani e kishte vëzhguar ngjarjen ne heshtje.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ishte shprehur në një deklaratë të përbashkët me Albin Kurtin, pas bisedës së tyre të parë zyrtare, të hënën përmes telefonit, për „vijimin e dialogut nën udhëheqjen e qeverisë së Kosovës“, çka mund të interpretohej se ajo do të preferonte personalitete të tjera nga ato të prillit të vitit të kaluar, që do të udhëhiqnin dialogun me Serbinë. / DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vetëm 51 ditë në pushtet/ Rrëzohet qeveria Kurti në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Albin Kurtit është rrëzuar mbrëmjen e sotme nga Parlamenti.

Mësohet se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti u votua me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim.

Kjo qeveria kishte vetëm 51 ditë në pushtet dhe cilësohet si qeveria më jetëshkurtër që ka drejtuar ndonjëherë shtetin e Kosovës.

Mocioni që u votua mbrëmjen e sotme u nis nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila kishte nënshkruar një marrëveshje me Albin Kurtin për krijimin e qeverisë.

LEXO EDHE:  Vendimi për mbylljen e shkollave/ Bashkia e Tiranës: Vlen edhe për kopshtet dhe çerdhet

LEXO EDHE:  Ende asnjë plan rindërtimi/ Ish-ministri i Ramës i “nxjerr bojën” qeverisë

Por shkarkimi i papritur i ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu, shkaktoi konflikte mes dy aleatëve dhe dërgoi në prishjen e koalicionit nga ana e LDK-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kërkesa e papritur/ Nëse infektohen deputetët, të mos u vihen respiratorët

Publikuar

-

Nga

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fatmire Kollçaku tha se është në ankth si epidemiologe, duke parë situatën me përhapjen e Covid-19.

Ajo është shprehur e revoltuar për mbajtjen e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës pasi nuk ka siguri.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për votimin e mocionit të iniciuar nga LDK për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ajo tha se në sallën ku po mbahen punimet nuk ekzistojnë kushte për tubim në kohën e pandemisë.

Kollçaku: Nëse infektohen deputetët, të mos u vihen respiratorë

“Ky mesazh që shkon nga kjo sallë është turpi. Unë kam thënë sot pa ardhur, pas pak fillon seanca e turpit dhe qëndroj prapa saj. Sot e kam postuar një video-spot, BBC që e ka jap të njerëzve që punojnë në kujdesin intensiv qendror, dhe i ftoj të gjithë ata që asnjë deputet nëse do të infektohej mos t’ia qesin respiratorin, sepse ne nuk jemi mbi ligjin, a po mendoni që jemi me imunitet politik e jemi edhe me imunitet karshi sëmundjeve, apo si deri tani gjithë politik-bërësit kanë qenë mbi ligjin, mbi shtetin, kurrgjë nuk ka vlejte, do të thotë edhe në kohë të pandemisë ne jemi mbi ligjin”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Gazetari zbulon mesazhet/ FMN “shuplakë” të fortë qeverisë

LEXO EDHE:  Ende asnjë plan rindërtimi/ Ish-ministri i Ramës i “nxjerr bojën” qeverisë

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje tha se dezinfektuesi nuk ka efekt qind për qind në foltoren ku paraqiten deputetët për fjalim.

Kollçaku: Jam në ankth

“Si politikane nuk do të bëj panik, si epidemiologe po jam në ankth, sepse jo sot, por po e ritheksoj këtu nuk ka pasur kushte për tubim si ky, për format si ky, ne nuk kemi kërkuar pezullimin e punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, në asnjë rrethanë, por formate të tjera në distancë, me kushte. A po mendon dikush që kjo foltore që dezinfektohet brenda një minute, dezinfektuesi arrin efektin e vet a? Ju po mashtroheni!”, tha ajo./KosovaPress

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë/ Konfirmohen 8 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Është rritur bilanci i personave të infektuar me Koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftoi pak monuta më parë se sot janë konfirmuar dhe 8 raste të reja.

“Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga terreni. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitivë”, shkruhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Gazetari zbulon mesazhet/ FMN “shuplakë” të fortë qeverisë

LEXO EDHE:  Gazetari zbulon mesazhet/ FMN “shuplakë” të fortë qeverisë

Sipas institutit, rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri. Në total numri i personave të prekur nga COVID-19 është 71.

LEXO TE PLOTE