Connect with Us

Berisha flet si mjek/ Pandemi të tillë nuk kam hasur kurrë!

Lajme

Berisha flet si mjek/ Pandemi të tillë nuk kam hasur kurrë!

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha thotë se po i respekton masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, teksa tregon se është izoluar në shtëpinë e tij.

Berisha, i cili ka mbaruar fakultetin e mjekësisë në vitin 1967 tregon se vendi jonë nuk është përballur kurrë më parë me një pandemi të tillë.

“Nuk kam hasur ndonjëherë ndonjë situatë të ngjashme epidemike, kurrë ndonjëherë.
Që në vitin 1918 që nga gripi spanjoll, pandmei si kjo nuk ka parë bota.
Gjatë kohës që kam qenë mjek kanë qenë epidemi periodike të gripit, ka pasur kolerë, momente fruthi, ka patur në zona të caktuara epidemi të verdhëzës, por në kuadër pandemie nuk ka pasur kurrë”, tha Berisha në një lidhje direkte me studion e Opinion./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Lirimi i të burgosurve/ Revoltohet ish ministri: Bosi tall t*apin me këtë vend

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar vendimin e qeverisë për lirimin e një numri të burgosurish për shkak të koronavirusit.

Sipas Manjanit dyert e burgjeve u hapën pa vendim gjykate dhe pa një ligj për amnisti, por thjesht me një vendim të marrë jo në një mbledhje të rregullt e zyrtare!

Manjani ironizn teksa shprehet se “gjermanët po presin damarët na inati që s’u vajti mendja më pare”.

“Qeveria vendos të kufizojë liritë e qytetarëve në liri dhe, njëkohësisht u jep liri atyre që gjykata ua ka hequr! (Vendos jo xhanëm, po zbardh urdhërat e Bosit në letër).
I hapi burgjet pa vendim gjykate dhe pa një ligj për amnisti. Por thjesht me një vendim të marrë jo në një mbledhje të rregullt e zyrtare!
Logjika zhivë fare.
Shih kur t’ia “kopjojë Italia” edhe këtë vendim brilant..! Spanja po i vjen vërdallë ta kopjojë më shpejt. Gjermanët po presin damarët na inati që s’u vajti mendja më parë…
Akoma ka shqiptarë që besojnë se hapja e burgjeve është gjë e mirë dhe se kjo ka ndodhur dhe në vende të tjera!!! Zaten prandaj dhe Bosi tall trapin me kët vend…
Por imagjinoni ç’precedent ka çelur. Nesër, kundërshtarët e Bosit, mund të bëjnë të njëjtën gjë por në invers. Dmth nxjerrin një akt normativ për të futur në burg vetë Bosin!!
Larg qoftë, por e mundshme është me precedentin fantastiko-shkencor që ka hapur tashmë…”, shkruan Manjani në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Shkarkimi i Kurtit/ Rama s’ pranon të komentojë: Janë luks…

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me situatën në Kosovë, ku mbrëmjen e djeshme Kuvendi votoi shkarkimin e kryeministrit Albin Kurti.

Rama nuk pranoi të komentojë fare këtë situatë teksa u shpreh se i duket luks përballë hallit të madh që kemi.

“Ju vjen keq mos kem koment fare për këtë situatë? Janë luks këto përballë hallit të madh që kemi. S’ besoj se iu vjen keq që mos kem asnjë koment”, tha Rama në përgjigje të pyetjes së gazetarit Sokol Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Harrojeni jetën që bënit”/ Rama i prerë: Kjo është luftë jetë a vdekje

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama vijon të theksojë se situata në të cilën ndodhemi është një luftë jetë a vdekje.

Sipas Ramës, në një luftë të tillë nuk duhet të kërkosh optimizëm duke u kapur pas iluzioneve.

“Njerëzit ta ndajnë mendjen, kjo është luftë për jetë a vdekje. Në një luftë të tillë nuk ka të kërkosh optimizëm duke u kapur pas iluzioneve. Harrojeni jetën që bënit, harroni të gjitha dhe fokusohuni tek lufta. Sa më shumë të qahemi aq më shumë do vuajmë”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE