Connect with Us

Bashkëpunim me opozitën?/ Rama: Ka përmirësim në sjellje, sa gjynah që s’jemi kështu para kamerave

Politikë

Bashkëpunim me opozitën?/ Rama: Ka përmirësim në sjellje, sa gjynah që s’jemi kështu para kamerave

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama është pyetur për një bashkëpunim të mundshëm më opozitën në këtë kohë kur vendi po përballet me koronavirusin.

Rama u shpreh se opozita ka pasur një përmirësim në sjellje, teksa ka treguar edhe disa detaje mbi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar ku mori pjesë edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

“Mendoj që opozita ka një përmirësim në sjellje, sjellja në fazën e parë ka qenë skandaloze ka qenë jashtë cdo lloj pikëpamje. Ka përmirësim dhe uroj që ky përmirësim të vazhdojë. Në mbledhjen e Këhsllit të Sigurimit Kombëtar ka qenë një shkëmbim pikëpamjesh jo të njëjta. Vërtet e kam menduar sa gjynah që kur nuk ka kamera e popull që të ndjek, aftësia për të qenë të civilizuar ka qenë kaq evidente.
Sikur të ishte komunikimi publik si ajo mbledhje, Shqipëria do të ishte një vend që s’ do t’ia kishte zilinë shumë vendeve të Europës”, u shpreh Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Rritja e shifrave është e pritshme”/ Manastirliu: Kemi kontakte periodike me të infektuarit

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se kurba e të prekurve me koronavirus në vendin tonë ka filluar të rritet dhe e cilësoi si normale këtë situatë.

“Ka filluar të ketë një rritje. Jemi afërsisht në javën e tretë dhe është normale dhe e pritshme kjo rritje se ka përfunduar faza e inkubacionit dhe përballja me simptomat është më e lartë”, tha ajo në emisionin “Opinion”, ndërsa theksoi se ende ende nuk dihet kur do të jetë piku.

“Kur do të jetë piku i Shqipërisë akoma nuk mund ta themi sot, pasi akoma nuk ka shifra të plota mbi një model që mund të jetë modeli i grafikut në Shqipëri. Ajo që mund të themi është që me masat që janë ndërmarrë synohet që ne të kemi një kodër dhe jo një mal, si në rastin e Italisë duke ulur efeketet e një rritjeje eksponenciale”, u shpreh ajo më tej.

Manastirliu nënvizoi se të gjithë ata që kanë simptoma të lehta do duhet që ta përballin virusin në kushte shtëpie dhe mund të përballen simptomat e lehta që këshillohen nga mjekët.

LEXO EDHE:  Kur i tregon babait arrat…

LEXO EDHE:  Takimi Rama-Merkel/ Taulant Balla tregon për çfarë u bisedua

“Në rastet kur ka simptoma të rënda vjen ambulanca që e drejton në spitalin infektiv. Lufta me këtë virus duhet ta kuptojë secili, që është përgjegjësi personale. Të gjithë personat pozitivë janë të skeduar në strukturat e kujdesit shëndetësor”, tha më tej ajo, ndërsa deklaroi se me të infektuarit e izoluar ka kontakt të përditshëm.

“I dimë ku gjenden dhe kemi kontakte periodike me ta, mos them të përditshme, por them se edhe më shumë dhe i këshillojmë të qëndrojnë në shtëpi jo vetëm ata por edhe familjarët e tjerë”, tregoi ministrja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video/ Ambasadorja amerikane jep mesazhin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i ka bërë thirrje të gjithë shtetasve amerikan që jetojnë në Shqipëri që të kthehen menjëherë në vendin e tyre, referuar situatës së krijuar nga koronavirusi.

“Ndërsa vijojmë luftën kundër koronavirusit, Presidenti Turmp dhe Sekretari i Shtetit Pompeo e kanë bërë të qartë se prioriteti kryesor i Ambasadave dhe Konsullatave Amerikane në mbarë botën është të mbrojmë dhe mbështesim qytetarët tanë. Dua të përsëris këshillën e Departamentit të Shtetit me kufijtë duke u mbyllur dhe fluturimet ndërkombëtare duke u pakësuar, ne nxisim sërish qytetarët e Shteteve të Bashkuara që të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në SHBA, përveç rasteve kur jeni të përgatitur për të qëndruar jashtë Shteteve të Bashkuara për një kohë të përcaktuar.

Ambasada e ka publikuar këtë këshillë disa herë dhe unë doja personalisht të tërhiqja vëmendjen tuaj mbi të. Më lejoni të jem e qartë: ky është një njoftim këshullues, jo një urdhër. Unë dua të sigurohem që ju i keni lezuar njoftimet e Departamentit të Shtetit dhe e kuptoni se nëse doni të ktheheni në SHBA duhet të veproni tani, përpara se të mbyllet mundësia e fluturimeve të disponueshme. Siç e dini, të gjithë kufijtë tokësorë shqiptarë janë tashmë të mbyllur. Për momentin, ka vetëm një fluturim komerical që niset nga Shqipëria në Stamboll, nga ku mund të merrni fluturime për në SHBA. Nëse jeni një qytetar amerikan, i cili nuk dëshiron të qëndrojë në Shqipëri për një kohë të pacaktuar, ju nxisim të kontaktoni menjëherë Air Albania për të prerë biletën.

Ambassador Kim's Message to U.S. Citizens still in Albania

🇺🇸 | Ambassador Kim has an important message for U.S. citizens in Albania.🇦🇱 | Ambasadorja Kim ka një mesazh të rëndësishëm për qytetarët amerikanë në Shqipëri.

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Donnerstag, 26. März 2020

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish ministri i Shëndetësisë propozon 5 ide për menaxhimin e situatës nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

habit ndoka

Ish ministri i Shëndetsisë Nard Ndoka, teksa ka folur për situatën nga koronavirusi në vendin tonë, ka sugjeruar dhe 5 ide për menaxhimin e situatës.

Ndoka rekomandon ngritjen e dy spitaleve të izoluar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët infektohen nga COVID-19.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Ndoka tha se një prej spitaleve ndodhet në Zall Herr dhe një tjetër në Dajt, të dy në funksion të forcave të armatosura aktualisht.

“Së pari, do të shpallja brenda sistemit gjendjen e emergjencës kombëtare për parandalimin e përhapjes së semundjeve infektive. (Ka një ligj për këtë fenomen 15/2016). Krijimin e strukturave përgjegjëse për parandalimin dhe më pas për perballimin e një situate emergjente siç është kjo e krijuar nga Coronavirusi.

Së dyti, marrjen e të gjitha masave për mjete mbrojtëse për personelin mjeksorë.Blerjet e menjëhershme të të gjitha pajisjeve shëndetësore të domosdoshme për këtë situatë dhe marrjen e masave për hapjen e carantinës dhe një spitali të përshtatur për semundjet infektive, larg qendrave të banuara.

LEXO EDHE:  Propozimi i PD-së/ Rama: Reforma nuk ka vlerë pa Vetingun

LEXO EDHE:  Foto me Obamën/ Reagon Rama: Manipulim mediatik, s’kam paguar për të qenë në organizime elektorale

Se treti, thirrje dhe masa konkrete për mjekët profesionistë që janë jashtë, aktivizimi i mjekëve në pension, pesëfishirjen e ekipeve mjeksore të specializuar për të gjithë gamën e semundjeve infektive.

Së katërti, protokolle transparente bashkepunimi me Ministrinë e Brendëshme, Transporteve dhe te Jashtme; për kontrollet në kufi, në aeroporte, në rrugë dhe përkujdesje për qytetaret jashtë vendit.

Së pesti, bashkepunim të ngushtë me OBSH, shkëmbim masash dhe protokollesh me vendet kufitare, ndihmë direkte nga Gjermania e SHBA-te, për mbështetje financiare, për mjete shëndetësore, grupe të specializur të mjekëve dhe prezencën e tyre,-tha Ndoka.

LEXO TE PLOTE