Connect with Us

Basha videokoferencë me Komisionerin Varhelyi/ I kërkova të shtojnë ndihmën për Shqipërinë

Politikë

Basha videokoferencë me Komisionerin Varhelyi/ I kërkova të shtojnë ndihmën për Shqipërinë

Publikuar

-

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat bën me dije se ka zhvilluar një video-konferencë me Komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi Europian.

Basha ka shprehur mirënjohje për Bashkimit Europian për mbështetjen që i dha Shqipërisë në këto kohë të vështira, ndërsa thekson se ka kërkuar të shohin çdo mundësi për ta shtuar këtë ndihmë.

“ Sapo përfundova një video-konferencë me Komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi.

E falenderova atë dhe Bashkimin Europian për shprehjen e vullnetit pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë, pas përmbushjes së 15 kushteve. E garantova se opozita, Partia Demokratike dhe unë personalisht, do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë për të kontribuar për plotësimin e këtyre kushteve.

Plotësimi i 15 kushteve dhe zbatimi i reformave të nevojshme për këtë, do të sjellin jo vetëm hapjen e negociatave, por edhe forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e mirëqenies ekonomike për çdo familje shqiptare.

Komisionerin dhe Bashkimin Europian i falenderova edhe për ndihmën që i akorduan Shqipërisë për të përballuar pasojat e koronavirusit, dhe i kërkova të shohin çdo mundësi për ta shtuar këtë ndihmë, pasi përveç pamundësisë për plotësimin e nevojave në shëndetësi, Shqipëria është një vend me nivel të lartë varfërie dhe e ka të domosdoshme mbështetjen për familjet në nevojë, për shtresat në nevojë, për biznesin dhe për ekonominë.

LEXO EDHE:  Hollanda, një rastësi e Lulit dhe familjes

I kërkova, po kështu, edhe mundësinë e rialokimit të fondeve brenda instrumentit të paraaderimit, që njihet si IPA, në drejtim të tre prioriteteve kryesore:

Mbështetje për shëndetësinë.

Mbështetje sociale për njerëzit në nevojë.

Mbështetje për biznesin dhe ekonominë shqiptare.

Po kështu i kërkova komisionerit të bëjnë gjithçka për të na ndihmuar edhe me instrumentet e tjera në dispozicion të Bashkimit Europian, si Banka Europiane e Investimeve dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Të dashur bashkëqytetarë!

Nuk jemi vetëm.

Pavarësisht ditëve të vështira që po kalojmë, të jeni besimplotë se ditë më të mira do të vijnë për ju, për familjet tuaja dhe për Shqipërinë.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Covid-19/ Meta qetëson qytetarët: Situata është nën kontroll

Publikuar

-

Nga

“Situatë është nën kontroll dhe jam i bindur se do vazhdojë të mbahet nën kontroll”. Kështu u shpreh kreu i shtetit Ilir Meta, në një intervistë për “Nova Media” duke iu referuar pandemisë së Covid-19.

“Aktualisht është një situatë nën kontroll, cdo orë ka nevojë për të përmirësuar mekanizmin e përbashkët menaxhues dhe kjo gjë po ndodh më së miri. Situata është nën kontroll dhe është tërësisht e mundur të vazhdojë kështu deri në fund.

Situata nuk është kaotike, por e jashtëzakonshme, ndaj dhe është shpallur gjendja e fatkeqësissë. Jam i bindur që kjo situatë është nën kontroll dhe do të mbahet nën kontroll, nëse qytetarët do të tregojnë përgjegjshmëri për veten e tyre dhe për vendin tonë. Nuk ka arsye për të pasur panik, as sa i takon trajtimit të të gjithë të prekurve apo atyre që janë në terapi intensive”, tha Meta.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta mesazh politikanëve të Kosovës/ Nuk jam aspak i kënaqur me zhvillimet e fundit

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për “Nova Media”, ka komentuar dhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë, ku një ditë më parë u shkarkua kryeministri Albin Kurti, pas mocionit të Isa Mustafës.

Meta u shpreh se nuk është aspak i lumtur me situatën, pasi në këto kohë e gjithë vëmendja duhet të përqëndrohet në luftën kundër Covid-19.

“Nuk jam i lumtur për zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërkohë që kemi qenë shumë të lumtur për zgjedhjet e fundit në Kosovë. Sidoqoftë kjo situatë dhe përgjegjësia për të gjetur një zgjidhje i takon udhëheqësve të Kosovës.

Është me rëndësi të mos humbet asnjë minutë në luftën kundër COVID 19 dhe të gjithë të përqëndrohen në këtë drejtim.

LEXO EDHE:  Berisha paralajmëron Bashën/ Është vetëvrasje nëse…

LEXO EDHE:  Basha prezanton kandidatin për Bashkinë e Kukësit

Kosova përveç përballimit të pandemisë ka dhe disa sfida tepër të mëdha që imponojnë një unitet si asnjëherë më parë. Përballimi i situatës së krijuar nga pandemia COVID19 duhet të jetë prioriteti numër një për të gjithë udhëheqësit e Kosovës, të cilët duhet të mendojnë se si do të japin një zgjidhje “Pro Kosovë” dhe jo “anti-Kurti”, tha Meta.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ktheu “Ligjin për Pronat”/ Reagon Balla: Keqardhje për Presidentin, nuk ka lexuar opinionet e KE dhe Venecias

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, në një lidhje me “Neës 24” ka komentuar vendimin e presidentit Meta për të kthyer në Kuvend ligjin për pronat.

Balla tha se ndjen keqardhje për Presidentin, pasi sipas tij nuk ka lexuar komentet pozitive të Komisionit të Venecias dhe KE-së, në lidhje me këtë ligj.

“Pikë së pari do doja të sqaroja se ky ligj, për të cilin ndihem i habitur që u kthye në Kuvend, se ky ligj është adresuar dhe konsultuar me partnerët. Është pritur për shumë kohë që të votohet, derisa Komicioni i Venecias dhe ai Europian ka dhënë dakortësinë. Më vjen keq që presidenti nuk i ka lexuar këto opinione të Komisionit të Venecias dhe Komisionit Europian.

LEXO EDHE:  Hollanda, një rastësi e Lulit dhe familjes

LEXO EDHE:  Nga Artan FUGA/Waterlo-ja elektorale e opozitës dhe fitoret e Pirros!

Janë mbi 200 mijë familje që mezi presin që po e punojnë mbi 30 vite ta kenë me tapi.

Megjithatë ne do ta shqyrtojmë mirë kthimin e ligjit nga presidenti. Ky është një ligj që rregullon, është faza e fundit e procesit të legalizimeve. Është një ligj, një garanci për investitorët e huaj. Sot është një ditë e çuar dëm. Investiotorët e huaj mezi presin që ky ligj të miratohet.

Komisioni Europian e ka vlerësuar maksimalisht këtë ligj”, tha Balla.

 

LEXO TE PLOTE