Connect with Us

Basha video-konferencë me Komisionerin Varhelyi/ I kërkova të shtojnë ndihmën për Shqipërinë

Politikë

Basha video-konferencë me Komisionerin Varhelyi/ I kërkova të shtojnë ndihmën për Shqipërinë

Publikuar

-

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat bën me dije se ka zhvilluar një video-konferencë me Komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi Europian.

Basha ka shprehur mirënjohje për Bashkimit Europian për mbështetjen që i dha Shqipërisë në këto kohë të vështira, ndërsa thekson se ka kërkuar të shohin çdo mundësi për ta shtuar këtë ndihmë.

“ Sapo përfundova një video-konferencë me Komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi.

E falenderova atë dhe Bashkimin Europian për shprehjen e vullnetit pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë, pas përmbushjes së 15 kushteve. E garantova se opozita, Partia Demokratike dhe unë personalisht, do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë për të kontribuar për plotësimin e këtyre kushteve.

Plotësimi i 15 kushteve dhe zbatimi i reformave të nevojshme për këtë, do të sjellin jo vetëm hapjen e negociatave, por edhe forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e mirëqenies ekonomike për çdo familje shqiptare.

Komisionerin dhe Bashkimin Europian i falenderova edhe për ndihmën që i akorduan Shqipërisë për të përballuar pasojat e koronavirusit, dhe i kërkova të shohin çdo mundësi për ta shtuar këtë ndihmë, pasi përveç pamundësisë për plotësimin e nevojave në shëndetësi, Shqipëria është një vend me nivel të lartë varfërie dhe e ka të domosdoshme mbështetjen për familjet në nevojë, për shtresat në nevojë, për biznesin dhe për ekonominë.

LEXO EDHE:  Basha zgjedh përfaqësuesin e “Viktoria Invest” në Këshillin Kombëtar të PD-së

I kërkova, po kështu, edhe mundësinë e rialokimit të fondeve brenda instrumentit të paraaderimit, që njihet si IPA, në drejtim të tre prioriteteve kryesore:

Mbështetje për shëndetësinë.

Mbështetje sociale për njerëzit në nevojë.

Mbështetje për biznesin dhe ekonominë shqiptare.

Po kështu i kërkova komisionerit të bëjnë gjithçka për të na ndihmuar edhe me instrumentet e tjera në dispozicion të Bashkimit Europian, si Banka Europiane e Investimeve dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Të dashur bashkëqytetarë!

Nuk jemi vetëm.

Pavarësisht ditëve të vështira që po kalojmë, të jeni besimplotë se ditë më të mira do të vijnë për ju, për familjet tuaja dhe për Shqipërinë.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hajdari i kthen sytë nga Kosova/ Përgëzon Vjosa Osmanin që votoi kundër rrëzimit të qeverisë, ironia e fortë

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari e ka kthyer ditën e sotme vëmendjen nga Kosova, ku mbrëmjen e djeshme u rrëzua qeveria me një votim në Kuvend.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani votoi kundër mocionit të iniciuar nga partia ku ajo bën pjesë dhe në favor të Albin Kurtit, duke thënë se ky votim rrezikon të përhapë një pandemi tjetër, përveç asaj të koronavirusit.

Ndërkohë, Hajdari përmes një postimi në rrjetet sociale përgëzon Osmanin dhe ironizon veprimet ekstreme të LDK-së dhe opozitës shqiptare.

“Përgëzova sot zj. Vjosa Osmani për qëndrimin e saj tepër kurajoz. Sa herë dalin në skenë “tradicionalistat” & “luajalistët” e partive këtej nga fshatet tona të kalbura nga korrupsioni, shfaqet fytyra e vërtetë e atyre që nuk e duan përparimin por vetëm xhepat e postet e tyre”, shkruan Hajdari.

LEXO EDHE:  Demokrati i shkruan Bashës/ Keni braktisur të djathtët (Foto)

LEXO EDHE:  BE, 94 milionë Euro për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë

Sakaq, kujtojmë se edhe deputetja e Parlamentit shqiptar i doli kundër opozitës, kur ajo dogji mandatet dhe qëndroi në Kuvend./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Covid-19/ Meta qetëson qytetarët: Situata është nën kontroll

Publikuar

-

Nga

“Situatë është nën kontroll dhe jam i bindur se do vazhdojë të mbahet nën kontroll”. Kështu u shpreh kreu i shtetit Ilir Meta, në një intervistë për “Nova Media” duke iu referuar pandemisë së Covid-19.

“Aktualisht është një situatë nën kontroll, cdo orë ka nevojë për të përmirësuar mekanizmin e përbashkët menaxhues dhe kjo gjë po ndodh më së miri. Situata është nën kontroll dhe është tërësisht e mundur të vazhdojë kështu deri në fund.

Situata nuk është kaotike, por e jashtëzakonshme, ndaj dhe është shpallur gjendja e fatkeqësissë. Jam i bindur që kjo situatë është nën kontroll dhe do të mbahet nën kontroll, nëse qytetarët do të tregojnë përgjegjshmëri për veten e tyre dhe për vendin tonë. Nuk ka arsye për të pasur panik, as sa i takon trajtimit të të gjithë të prekurve apo atyre që janë në terapi intensive”, tha Meta.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta mesazh politikanëve të Kosovës/ Nuk jam aspak i kënaqur me zhvillimet e fundit

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për “Nova Media”, ka komentuar dhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë, ku një ditë më parë u shkarkua kryeministri Albin Kurti, pas mocionit të Isa Mustafës.

Meta u shpreh se nuk është aspak i lumtur me situatën, pasi në këto kohë e gjithë vëmendja duhet të përqëndrohet në luftën kundër Covid-19.

“Nuk jam i lumtur për zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërkohë që kemi qenë shumë të lumtur për zgjedhjet e fundit në Kosovë. Sidoqoftë kjo situatë dhe përgjegjësia për të gjetur një zgjidhje i takon udhëheqësve të Kosovës.

Është me rëndësi të mos humbet asnjë minutë në luftën kundër COVID 19 dhe të gjithë të përqëndrohen në këtë drejtim.

LEXO EDHE:  Gara për Tiranën/ Si po tallen Luli dhe Mona me Ylli Manjanin

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Britani/ Basha: Urimet më të përzemërta për David Cameron

Kosova përveç përballimit të pandemisë ka dhe disa sfida tepër të mëdha që imponojnë një unitet si asnjëherë më parë. Përballimi i situatës së krijuar nga pandemia COVID19 duhet të jetë prioriteti numër një për të gjithë udhëheqësit e Kosovës, të cilët duhet të mendojnë se si do të japin një zgjidhje “Pro Kosovë” dhe jo “anti-Kurti”, tha Meta.

 

LEXO TE PLOTE