Connect with Us

Artan Hoxha publikon foto dhe video/ Bashkia Polican “ndahet” nga Shqipëria, plan masash unike kundër koronavirusit

Sociale

Artan Hoxha publikon foto dhe video/ Bashkia Polican “ndahet” nga Shqipëria, plan masash unike kundër koronavirusit

Publikuar

-

Ndërkohë që qeveria Shqiptare ka ndërmarrë masa të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit, një plan krejt unik po zbatohet nga Bashkia e Policanit.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Artan Hoxha, i cili në një postim në rrjetet sociale, shkruan se prej dy ditesh nje postbllok i perforcuar ka bllokuar qarkullimin e të vetmit aks rrugor që lidh Policanin me pjesen tjeter te vendit.

Sipas gazetarit Hoxha, në postbllokun e Policianit nuk lejohet askush që nuk është banor i qytetit.

“Njesia Administrative Bashkia Polican, prej 48 oresh ka organizuar nje plan masash krejt unik nga pjesa tjeter e vendit per te penguar dhe parandaluar perhapjen e covid-19 brenda territorit te saj. Prej dy ditesh nje postbllok i perforcuar ka bllokuar qarkullimin e te vetmit aksi rrugor qe lidh Policanin me pjesen tjeter te vendit”.

Sipas gazetarit Hoxha, kjo bashki ka te rregjistruar zyrtarisht 800 te semure kronike per shkak te punes se veshtire dhe semundjeve profesionale te marra sidomos nga moshat e medha qe kane punuar per dekada me radhe ne kombinatin e ushtarak te ketij qyteti.

“Policani eshte themeluar si qytet industrial ne vitet ‘60-‘70 te shekullit te kaluar, kur nisi dhe ndertimi i kombinatit ushtarak per prodhimin e armatimeve dhe municioneve luftarake. Pikerisht per kete fakt afro 15% e popullates se ketij qyteti te vogel, vuan aktualisht nga semundje kronike dhe sidomos ato qe kane te bejne me rruget e frymemarrjes.
Per kete shkak ne bashkepunim edhe me komisariatin vendor te policise, kryebashkiaku Adriatik Zotkaj i mbeshtetur nga keshilli bashkiak ka urdheruar ngritjen e nje postblloku ne hyrje te qytetit.”-shkruan ndër të tjera Artan Hoxha.

LEXO EDHE:  Atentati në Vlorë/ Gazetari Laze “shuplakë” policisë

Po ashtu ai thekson se “Postblloku perbehet nga forca te policise se shtetit dhe policise bashkiake dhe qendron 24 ore ne sherbim. Policani eshte nje qytet gati i izoluar per shkak te terrenit malor dhe te faktit qe ka vetem nje rruge nacionale e cila e lidh me pjesen tjeter te vendit, aksin Polican- Berat.
Drejtimi tjeter dales nga Policani, eshte drejt nje bashkie me te vogel, asaj te Skraparit, e cila ka nje terren edhe me te thyer malor dhe ndodhet gati e izoluar nga pjesa tjeter e vendit.
Duke qene dy nga bashkite me te varfera ne vend, me te izoluara gjeografikisht dhe me sherbim spitalor fare minimal, edhe Bashkia e Skraparit i ka mbeshtetur masat e marra nga Policani, pasi e njejta rruge nacionale sherben per te lidhur edhe Skraparin me pjesen tjeter te vendit.”.

Më tej, ai shton se Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, e cila ka urdhëruar largimin e trupave policore nga postblloku dhe ky postbllok mbahet vetëm nga policët bashkiakë.

“Por cuditerisht, disa ore me pare Drejtoria e Policise e qarkut Berat, nga e cila varet komisariati i Policanit, ka dhene urdher qe trupat policore te largohen nga postblloku. Ne keto kushte Bashkia Polican ka vendosur ta mbaje postbllokun vetem me policet e vet bashkiake.”-shkruan Artan Hoxha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Xhamia e Et’hem Beut në prag të hapjes pas tre vite restaurim të plotë

Publikuar

-

Nga

Xhamia e Et’hem Beut në prag të hapjes pas tre vite restaurim të plotë

Ka dalë sërish në dritë pas procesit të thellë të rikonstruksionit xhamia më e vjetër e kryeqytetit. Xhamia e Et’hem Beut i është nënshtruar procesit të restaurimit e tani është gati në përfundim të punës për t’ju kthyer së pari besimtarëve e më pas vizitorëve që janë të shumtë.

Për gati tre vite, detaje të këtij objekti kulture, monument i kategorisë së parë, i ngritur në vitin 1820 i është nënshtruar një procesi të gjatë konservimi veçanërisht muralet që mbeten veçantia e xhamisë.

Restauratori Adrian Çene tregon se ndërhyrja është bërë “për t’i gjallëruar floralet sepse ishin fshehur nga shtresat e pluhurit dhe mbivendosjet”.

Detajet e floraleve janë të pranishme kudo në hapësirat e këtij objekti, një praktikë kjo që është ndeshur rrallë në xhamitë e tjera në vend.

“Është një nga xhamitë e veçanta pasi është e gjitha e pikturuar me murale. E gjitha është e mbuluar me floreale dhe me skena të peizazheve ku ilustrohen pjesët e kuranit për parajsën apo xhenetin”, shprehet Adrian Çene.

Në gjithë procesin e restaurimit është ruajtur identiteti dhe origjinaliteti i veprave, dhe ndonëse nuk ka një datë konkrete se kur do te hapet Xhamia, ajo është shumë e afërt./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mesdita sjell zhvillim të vranësirave/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si pritet të jenë temperaturat për javën e ardhshme

Vendi ynë do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve, ndërkohë që mesdita do të sjellë zhvillim të vranësirave.

Sipas MeteoAlb paraditja mbetet ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme. Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira aftashkurtër në vendin tonë, duke lënë jugperëndimin e vendit me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mbrëmja kthjellon sërish motin në vend.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rënje sjellë mesdita, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 26°C.

LEXO EDHE:  Atentati në Vlorë/ Gazetari Laze “shuplakë” policisë

LEXO EDHE:  Artan Hoxha paralajmëron Ramën / Edhe sikur vetëm një nga ne të mbetet videoja do të publikohet

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Bashkia e Tiranës hap aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe

Publikuar

-

Nga

Bashkia e Tiranës hap aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe

Bashkia e Tiranës hap aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe

Në datat 07 – 11 Qershor 2021 në çdo çerdhe publike të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe.

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, bën me dije se fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen në sezonin 2020-2021 dhe që mbushin moshën 3 vjeç, deri më datë 15 Shtator 2021, do të regjistrohen automatikisht në kopsht.

Bashkia e Tiranës kërkon bashkëpunimin e  prindërve për të bërë brenda datës 26 qershor 2021 deklarimin pranë çerdhes ku fëmija ka frekuentuar ,  kopshtin në të cilin dëshirojnë të regjistrojnë fëmijën.

LEXO EDHE:  Tritan Kalo: 10 këshilla si të mposhtni koronavirusin

LEXO EDHE:  Atentati në Vlorë/ Gazetari Laze “shuplakë” policisë

“Kopshti i përzgjedhur nga prindërit, duhet të jetë në njësinë administrative ku aktualisht ndodhet vendbanimi i fëmijës”, thuhet në njoftim.

 

LEXO TE PLOTE