Connect with Us

Aksident i shumëfishtë/ Makinat bëhen copë, tre të vdekur

Kosova & Rajoni

Aksident i shumëfishtë/ Makinat bëhen copë, tre të vdekur

Publikuar

-

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Prishtinë-Shkup.

Në aksident janë përfshirë tre automjete, dhe për pasojë tre perona kanë mbetur të vdekur.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Luljeta Mehmeti.

“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 19:00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave në autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës. Si pasojë e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre personave”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Tre makina përfshihen nga flakët në oborrin e një shqiptari

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

8 raste të reja me COVID-19 në Kosovë/ Shërohet plotësisht pacienti i parë

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 79 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bën me dije se sot janë konfirmuar 8 raste të reja.

“Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR,  janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv. Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19”.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

662 viktima në 24 orët e fundit/ Shërohen 999 persona në Itali

Publikuar

-

Nga

662 pacientë me koronavirus kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Itali.

Sipas medias së shtetit fqinj Corriere della Serra, në total numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 8.165, numri i të infektuarve në 80.539 dhe i të shëruarve në 10.361.

Nga dita e djeshme deri më sot janë infektuar nga ky virus 6.153 persona, ndërsa janë shëruar 999 qytetarë.

LEXO EDHE:  Foto/ Përplasen tre makina te kthesa e Kamzës

LEXO EDHE:  Ndalohet importi i makinave mbi 10 vjet prodhim 

Mbrojtja Civile deklaron se aktualisht 24.753 pacientë ndodhen të shtruar në spital, 3,612 janë në terapi intensive dhe 33.648 janë izoluar në banesa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shkarkimi nga Kuvendi/ Kurti: Ishte një rënie e domosdoshme për një ngritje të nevojshme

Publikuar

-

Nga

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti e ka cilësuar një rënie për ngritjen e nevojshme votimin e djeshëm nga Kuvendi për shkarkimin e qeverisë së tij.

Kurti thekson se mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë.

Sipas Kurtit, kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial.

“Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh.
Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi.
Ky kuvend nuk e beson këtë qeveri sepse i nënshtrohet qeverisë si të tillë. Qeveria jonë nuk e beson këtë kuvend sepse e dashuron kuvendin si të tillë.
Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë.
Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial.
Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar.
Para së gjithash, duhet ta luftojmë bashkë pandeminë Covid-19. Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë”, shkruan Kurti në një reagim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE