Connect with Us

A e ka bërë Manastirliu testin për Covid-19?/ Ja si përgjigjet ministrja

Sociale

A e ka bërë Manastirliu testin për Covid-19?/ Ja si përgjigjet ministrja

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një lidhje me emisionin “Open”, ku foli për situatën nga koronavirusi, tregoi dhe nëse e kishte kryer vetë testin për Covid-19.

Manastirliu tregoi se zbaton të gjitha këshilla e rekomanduara nga specialistët dhe se testin do e bëjë kur ti rekomandohet.

Në radhë të parë, para se të jem minister jam qytetare. Çdo gjë që them e zbatoj vetë e para. Unë i respektoj masat. Mbaj distancën në çdo takim,madje edhe në shtëpi ku vajzat i përshëndes me dorë.

Testin do ta bëj kur të më rekomandohet nga ekspertët”, u shpreh Manastirliu./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Fasonet duhet të punojnë”/ Pipero-bizneseve: Shmangni grumbullimet dhe trasportin e përbashkët

Publikuar

-

Nga

Mjeku i njofur Pëllumb Pipero deklaroi me bindje se fasoneritë duhet të punojnë.

Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Pipero tha se fasoneritë duhet të kenë shumë kujdes dhe të mos bëjnë shumë grumbullime.

“Jam dakord që fasonet të punojnë se duhet të punojnë, por duhet shmangur transporti i përbashkët. Ajo maskë që përdorin ata nuk të mbron. Në mjedise të mbyllura ka të dhëna që virusi qëndron deri në tre orë”, nënvizoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pse nuk bëhen testime masive në Shqipëri?/ Manastirliu sqaron qytetarët

Publikuar

-

Nga

Një nga çështjet shumë të diskutuara është se pse në Shqipëri nuk bëhen testime masive në popullatë për koronavirusin dhe nëse institucionet shëndetësore kanë kapacitet për ta realizuar këtë.

Lidhur me këtë ka folur dhe ministrja e Shëndetësisë , Ogerta Manastirliu në një lidhje me “Open”.

Manastirliu sqaroi se çdo vendim merret nga ekspertët dhe nëse strategjia e ekspertëve do sugjerojë që të behën testime masive, Shqipëria e ka gjithë kapacitetin për ta realizuar.

“Patjetër nëse strategjia e ekspertëve do sugjerojë rritjen e testimeve, edhe 1000 në ditë, ne si ministri kemi të gjithë kapacitetin për të bërë dhe kaq testime.

LEXO EDHE:  Berisha bën deklaratën e fortë/ “Në Shqipëri po bëhen vetëm 1/10 e testimeve që duhen bërë”

LEXO EDHE:  Berisha bën deklaratën e fortë/ “Në Shqipëri po bëhen vetëm 1/10 e testimeve që duhen bërë”

Patjetër që mund të testhet në masë, por nëse ti testohesh sot dhe del negativ dhe pas tre ditësh të shfaqen simptomat, kjo nuk ndimon në parandalimin. Ne kemi marrë masat e izolimit  që na ndihmon në mospërhapjen e sëmundjes.

Testimi nuk është depistim, pra nuk parandalon. Ne jemi të përgatitur prej një muaji në planin tonë të masave për të mos na munguar testimet.

Ne furnizohemi në vazhdimësi, 2000 kanë ardhur vetëm herën e fundit, por ndërkohë kemi porositur nga OBSH-ja dhe 10 mijë teste të tjera.”/CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Kjo luftë kërkon kapacitete”/ Manastirliu tregon si do të funksionojë spitali kartantinë

Publikuar

-

Nga

Ndërkohë që numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë po vjen duke u rritur, qeveria ka planifikuar të ndërtojë një spital të ri karantinë.

Për këtë foli edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mbrëmjen e sotme në një lidhje me emisionin “Open”, ndërsa zbuloi dhe gjendjen e të shtruarve aktualisht në Spitalin Infektiv.

“Numri vjen duke u shtruar çdo ditë. Aktualisht në Spitalin Infektiv janë të shtruar 73 pacientë. Pesë janë  në terapi intensive, 4 të intubuar, në gjendje më të rëndë.

Janë më shumë se 5 pacientë që tashmë kanë lënë spitalin, dhe kanë vajtur në banesat e tyre, sigurisht duke zbatuar protokollet mjekësore, pra 14 të izoluar.

Kjo luftë kërkon kapacitete, për këtë arsye ne jemi duke adaptuar dhe një spitali karantinë që do të jetë gati për 20 ditë.

LEXO EDHE:  Porosia e OBSH/ PD “ultimatum” qeverisë: Të rrisë fondet për testimin dhe të testojë masivisht

LEXO EDHE:  Berisha bën deklaratën e fortë/ “Në Shqipëri po bëhen vetëm 1/10 e testimeve që duhen bërë”

Kjo strukturë do të shërbejë për të sëmurës që kanë simptoma të lehta, por që duhet të qëndrojnë në karantinë, larg familjes dhe të marrin kujdes shëndetësor.

Tashmë ne jemi në fazën e rritjes së shpeshtë të numrit të rasteve, prandaj duhet të jemi të përgatitur. Numri ndoshta do rritet dhe në javët në vijim.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE