Connect with Us

Zbërthehet Kryemadhi/ “Me Ilirin ka plasur dashuria e madhe”

Politikë

Zbërthehet Kryemadhi/ “Me Ilirin ka plasur dashuria e madhe”

Publikuar

-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka postuar vazhdimisht gjatë këtyre ditëve momente nga jeta e saj në karantinë, por sot ka rrëfyer si si është marrëdhënia e saj me bashkëshortin, Ilir Metën.

Në një lidhje me Skype në emisionin “Ftesë në 5”, Kryemadhi tha se gjatë këtyre ditëve jo vetëm që nuk janë grindur por midis tyre ka pasur dashuria e madhe.

“Për hir të vërtetës ka plasur dashuria e madhe me Ilir, nuk kemi mundësi për fëmijë të katërt. Mbas operacionit vitin e kaluar nuk kam mundësi për fëmijë të tjerë dhe i gëzohem 3 fëmijëve që kam dhe i lutem zotit të kenë jetë dhe të bëhen të pavaur”- tha ajo në një lidhje me Skype në emisionin “Ftesë në 5”.

Ndërsa tregoi si e kalon pasditen me Presidentin: “Pimë nga një teke raki me hudhra të njoma dhe pak ullinj mbasdite, përdorim pak djath kackavall. Para se ta përdorim djathin e fus në ujë të nxehtë. Deri tani kam kuptur që jeta jonë në shtëpi ka qenë hotel.”

LEXO EDHE:  “OSBE arbitër për krizën”/ Meta pranon që nuk është më president

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Materialet mjekësore i blemë me lekët tona”/ Rama tregon marrëveshjen me presidentin Erdogan

Publikuar

-

Nga

Gjatë mbledhjes online me ministrat e kabinetit të tij, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu folën për pajisjet mjekësore dhe për ndihmën e Turqisë në këtë moment të vështirë.

Manastirliu tha se materialet nga Turqia u morën në dorëzim dhe po shpërndahen, ndërkohë që theksoi se po presin të vijnë sërish pasjisje mbrojtëse.

Ndërkohë, kreu i qeverisë theksoi se materialet janë blerë me paratë tona dhe se Turqia me ndihmën e presidentit Recep Tayyip Erdogan ka hapur kanalin e eksportit.

“Duhet theksuar se janë materiale të blera nga qeveria jonë, pjesë e buxhetit të luftës, por nderi i madh dhe avantazhi është që qeveria turke hapi kanalin e eksportit me urdhër të Presidentit. Pasi vendet kanë mbyllur kufijtë dhe kjo e bën shumë të komplikuar këtë luftë dhe që ne tani të garantojmë rezerva dhe këto janë të konsiderueshme falë këtij kanali që kemi hapur. Është një hapje ekskluzive kanali, pasi si Turqia dhe Kina janë mbyllur për kërkesat, por me urdhër të presidentit u hap”, nënvizoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta zbut tonet me qeverinë/ Falenderon publikisht Ramën e Ruçin

Publikuar

-

Nga

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Meta ka reaguar me një mesazh falenderues në rrjetet sociale, për krerët e shtetit, Ramën, Ruçin por edhe kreun e opozitës Lulzim Basha, të cilët morën pjesë në tryezën e cila u zhvillua online, në kuadër të masave kundër COVID-19.

Meslta thekson se në këtë frymë gjithëpërfshirjeje dhe bashkëpunimi, vendi ynë do ta përballojë me sukses këtë situatë tejet të vështirë.

“Nëpërmjet një video-konference zhvilluam sot mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar masat që janë marrë dhe do merren nga Qeveria për përballimin e situatës së vështirë të krijuar në vend si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të saj. Një nga temat kryesore të diskutimeve ishin edhe masat e mundshme për rikthimin e shtetasve shqiptarë, të cilët kjo situatë i ka gjetur jashtë vendit.

LEXO EDHE:  “OSBE arbitër për krizën”/ Meta pranon që nuk është më president

LEXO EDHE:  “OSBE arbitër për krizën”/ Meta pranon që nuk është më president

Mbledhja, që u zhvillua në një frymë tepër konstruktive dhe bashkëpunuese, pati si qëllim kryesor unifikimin e të gjitha energjive dhe kapaciteteve njerëzore, mjekësore e shkencore për të përballuar me efikasitet të plotë këtë pandemi globale në funksion të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari, ekonomisë kombëtare, paqes sociale dhe sigurisë.
Për këtë arsye dua të falenderoj Kryetarin e Kuvendit, z.Gramoz Ruçi, Kryeministrin z.Edi Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike z.Lulzim Basha për unitetin që dëshmuan.

Në këtë frymë gjithëpërfshirjeje dhe bashkëpunimi, vendi ynë do ta përballojë me sukses këtë situatë tejet të vështirë.

Çdo vendim, qëndrim dhe sjellje e secilit prej nesh duhet të udhëhiqet vetëm nga interesi më i mirë kombëtar, publik dhe qytetar.”

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dërgimi i pensioneve në shtëpi/ Rama i kërkon llogari Denajt: Kur do përfundojë skema

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar llogari ministres së Financave Anila Denajt, gjatë një mbledhjeje online me një pjesë të kabinetit, kur po flisnin për zgjidhjen e çështjeve të pensioneve.

Rama e pyeti Denajn nëse është gjetur zgjidhja për shpërndarjen e pensioneve meqënëse të moshuarve i është kërkuar të mos dalin nga shtëpia, pasi janë më të rrezikuar nga COVID-19.

Ministria tregoi se çështja e pensioneve do të zgjidhet brenda muajit prill, por kreu i qeverisë kërkoi me insistim të marrë një datë dhe Denaj premtoi se do të përfundojë brenda javës së parë të prillit.

Ndërkohë kryeministri theksoi edhe njëherë thirrjen për pensionistët dhe i kërkoi kabinetit të tij ta zgjidhin këtë çështje.

LEXO EDHE:  Shqipëria në prag të stacionit te radhës në rrugëtimin drejt BE

LEXO EDHE:  Shqipëria në prag të stacionit te radhës në rrugëtimin drejt BE

“Ajo që dua të kujtoj është se pensionistëve i kemi thënë nuk  duhet të diolni nga shtëpia dhe nuk do dalin nga shtëpia. Duhet që pensionistëve t’i dërgohet pensioni në shtëpi”, nënvizoi Rama.

Biseda:

Rama: Po zgjidhja për problemin e pensionistëve?

Denaj: Ne kemi premtuar për muajin prill, kemi filluar punën dhe besoj që do arrijmë që të jemi në kohë.

Rama: Kur se muaji prill është i gjatë, kur është fiks?

Denaj: E përfundojmë në javën e parë të prillit, rrofsh, kjo është ajo që duhet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE