Connect with Us

“Virusi më ka goditur dhe gati më vrau”/ Rrëfimi i të riut të infektuar nga Covid-19

Sociale

“Virusi më ka goditur dhe gati më vrau”/ Rrëfimi i të riut të infektuar nga Covid-19

Publikuar

-

Një i ri nga Italia, Fausto Russo, i prekur nga COVID- 19 ka rrëfyer rrezikun në të cilin u gjend për shkak të koronavirusit.

Ai tregon se simptomat e para i ka ndjerë në 5 mars kur filloi t’i rritej temperatura dhe nuk mund të lëvizte nga krevati.

“Jam në spital prej 18 ditësh. Simptomat e para i kam ndjerë në 5 mars teksa punoja në shtëpi. Kisha temperaturë, nuk mund të lëvizja nga krevati, ushqehesha nëpërmjet tubave.
Kam ripërsëritur tamponin për virusin dhe analizat rutinë të gjakut për të parë nëse kam akoma virus. Tani jam vetëm një trajner. Kam qenë aktiv në futboll”, tregoi ai në një intervistë për Abc Neës.

38 vjecari ka bërë një apel shumë të rëndësishëm edhe për shqiptarët duke theksuar se kjo sëmundje nuk është shaka dhe se pavarësisht aktivitetit të tij sportiv ky virus i rrezikoi jetën.

LEXO EDHE:  “Jam një skizofrene!”/ Shokon moderatorja shqiptare

“Unë jam dëshmia e gjallë që në 38 vjet nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor, nuk pi duhan dhe pavarësisht kësaj virusi më ka goditur dhe gati më vrau. Mesazhi duhet të jetë i fortë, është një virus që godet dhe mbi të gjithë ecën në këmbët e tyre që nuk shfaqin simptoma. Janë pikërisht ata që e përhapin virusin, njerëzit që nuk shfaqin simptoma.
Pas javës së parë, pasi hoqa kaskën, të hënën e 16 marsit mu afrua një doktoreshë e cila më propozoi ilaçin që përdoret kundër reumatizmës. E vetmja mënyrë për ta marrë, ishte në rrugën venoze. Firmosa dokumentin për të pranuar këtë eksperiment në trupin tim. Brenda 48 orëve u përmirësova 60%, ndërsa për dy ditë ndjeva një përmirësim edhe më të madh në trupin tim”, tregon ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Covid 19- Fabrikat e miellit vazhdojnë furnizimin/ Vështirësohet situata financiare

Publikuar

-

Nga

Bizneset e blojës në vend, që furnizojnë me miell, nuk kanë mbetur të izoluara nga efekti negativ i COVID-19 ashtu si shumë industri të tjera. Të detyruara që të punojnë me çdo kusht sepse janë pjesë e zinxhirit ekonomik, që nuk mund të shkëputet puna ka vazhduar 24 orë pa ndërprerje por fillimisht sfidë ka qenë të bindje punonjësit që të paraqiten në punë.

Administratori i fabrikës së miellit “Bloja”, Adi Haxhiymeri tha për “Monitor” se me rastet e para që u shfaqën në krye të javës së dytë të marsit operatorët e kësaj industrie kanë hasur një lloj rezistence nga punonjësit për t’u paraqitur në punë dhe kjo është e kuptueshme në ditët e sotme.

“Është problem të sjellësh punëtorët në fabrikë pasi kanë frikë. Nuk është se kemi pasur pengesa nga shteti, pasi kemi siguruar në kohë lejet dhe autorizimet, por duhet kuptuar frika që krijohet në një situatë të tillë. Gjithsesi ne po vazhdojmë punën normalisht. Ajo që vumë re ishte një rritje e menjhershme e kërkesës në tregun vendas për miellin, por që u normalizua në pak ditë sepse duhet thënë që në finale produkti që ne shesim është diçka që konsumohet rregullisht pa ndikim të faktorëve të jashtëm. Kryesorja është që u përballua faza e parë shumë e sikletshme, duke punuar ditë e natë dhe tani ka një lloj qetësie” shprehet ai.

Lidhur me vijimin e aktivitetit ai shprehet se ka pasur ecuri normale pjesa e importit të lëndës së parë që është gruri. Kryesisht ky i fundit merret nga Rusia dhe Franca dhe të gjitha bizneset e blojës në mënyrë të përbashkët kanë vijuar shkarkimin e anijeve nga Durrësi me një rezervë për 2-3 muaj.

LEXO EDHE:  Lajm i mirë nga Italia/ Shërohet gruaja me koronavirus

LEXO EDHE:  Prostitutat  zihen për “territore”/ Arrestohet tutori

“Ne kemi rezerva sot për konsum për 2 muaj jo më shumë. Sigurisht nuk ka vend për panik pasi ky është cikël që vijon ne vazhdojmë furizimin. Nga situata aktuale ne jemi shumë të goditur pasi jemi përpara vështirësisë së qarrkullimit të parasë. Ka mungesë të saj. Në gjithë zinxhirin, që ne furnizojmë ka vështirësi për likujditet dhe ky është një cikël që duhet të vazhdojë pa pegesa të tilla pasi duhet të vijojmë të sigurojmë lëndën e parë. Tashmë që situata e bllokimit u shtri në gjithë vendin, ne si industri detyrohemi të përdorim dyfishin e kapitalit qarkullues për të vazhduar punë dhe normalisht nuk e kemi të lehtë” shprehet Haxhiymeri.

Gjithsesi ai vlerëson se kjo është një situatë që i ka gjetur të gjithë të papërgatitur dhe që nuk po shoqërohet me vështirësi vetëm për një industri. Me rëndësi sipas tij është vijimi i punës në disa zinxhirë jetikë të ekonomisë ashtu sikurse do të vijohet me ciklin e furnzimit e për rrjedhojë të shmangen efektet negative në tregun shqiptar./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lufta me koronavirusin/ Tritan Kalo tregon recetën: Mos t’ju lëshojë zemra bashkëkombasit e mi, bashkë do t’ia dalim

Publikuar

-

Nga

Mjeku i njohuri, Profesor Tritan Kalo shfaqet optimist në lidhje me betejen kundër Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Kalo iu kërkon shqiptarëve të mos i lëshojë zemra, pasi të gjithë bashkë do ia dalim të mundim koronavirusin.

Po ashtu, ai ka dhënë edhe një recetë për ata që janë në karantinë me të gjitha produktet shqiptare.

“Një recetë mbarëkombëtare. 24 mars 2020 ora 21:00. Në këtë kohë “covidiane” na duhet edhe pak optimizëm gastronomik. Jeni të mirëpritur miq e shokë, kuptohet nëse jua lejon qeveriu, daljen në këtë orë, që të konsumojmë sa është ende e ngrohtë këtë pjatë me përbërës mbarëshqiptarë: trahana Lunxhërie, bukë shtëpie me miell katunarije, suxhuk pikant prizreni, vaj ulliri berati e patosi përzier, pluhur speci të kuq nga gramshi, djath dele konispoli, ujë selite, kripë narte si dhe duart e shkathëta të një djali me përzierje genike Elbasani dhe Gjirokastre.
Mos t’ju lëshojë zemra bashkëkombasit e mi.Ne bashkë do t’ia dalim mbanë!!!!”-shkruan Kalo.

LEXO EDHE:  Rritet numri i viktimave nga koronavirusi/ Gjashtë të vdekur në Itali

LEXO EDHE:  Rritet numri i viktimave nga koronavirusi/ Gjashtë të vdekur në Itali

LEXO TE PLOTE

Sociale

Beteja me Covid-19/ Specialisti i mjekësisë tregon “sekretin” e gjermanëve

Publikuar

-

Nga

Specialisti i mjekësisë emergjente dhe intensive në Shtutgart të Gjermanisë Genc Kelmendi tha se vendi e ka më në kontroll coronavirusin, jo për shkak të ndonjë misteri në sistemin imunitar, por sepse ka një sistem shëndetësor më të mirë dhe parandalues.

Në studion e Ilva Now, Kelmendi u shpreh se Gjermania pati fillim të njëjtë me Italinë, por duke përfituar njohuri nga Kina dhe fqinji italian ia doli të performojë më mirë në parandalimin e përhapjes.

“Sistemi gjerman është i ndërtuar me bazamentin e mjekëve familjarë dhe këtu ka ndodhur kjo çudi, e cila shpjegon pse vdekshmëria në Gjermani është vetëm 0.4 për qind. Sepse po të lajmërohet një pacient me kollitje ose ethe këtu tek ne nuk vjen në ordinancat private por drejtohet në qendrën për testimin e coronavirusit ose gripit apo sëmundjeve të tjera,” sqaroi Kelmendi.

“Zjarri që është nisur në fillim është fikur shumë herët, virusi nuk ka pasur shans të përhapet më tutje,” shtoi Kelmendi.

Mjeku foli edhe për testet e coronavirusit në rrugë, ku tha se kjo ishte një masë për të shmangur përhapjen e infeksionit në qendrat mjekësore.

“Besueshmëria e testit është e njëjtë,” tha Kelmendi.

LEXO EDHE:  Jo vetëm rindërtimin/ Rama i beson Ahmetajt edhe menaxhimin e situatës së koronavirusit

LEXO EDHE:  Lajm i mirë nga Italia/ Shërohet gruaja me koronavirus

Sipas shifrave në Gjermani ka 32,781 persona të infektuar me COVID-19, teksa 156 prej tyre kanë humbur jetën. Ndër rajonet më të prekura janë Rini i Veriut dhe Vestfalia kanë më shumë se 9 mijë të infektuar, Bavaria mbi 6300 dhe Baden-Vyrtemberg me mbi 5800 raste.

Specialisti dha detaje për virusin duke thënë se ai aktualisht po mbizotëron pasi është hera e parë që njeriu bie në kontakt me të, me prejardhje prej lakuriqit të natës dhe popullata nuk ka krijuar imunitet ndaj tij.

“Aftësia e një sistemi mjekësor është që sapo të paraqitet zjarri, të izolohet dhe të fiket në vetvete pa pasur mundësi të përhapet në zona të tjera,” u shpreh mjeku duke nënkuptuar coronavirusin.

“Qeveritë përballen me sfidën për të mbajtur nën kontroll virusin dhe kohën kur popullata do të infektohet nga ai, pasi dihet që të paktën 60% e popullatës do të preken,” paralajmëroi mjeku Kelmendi.

LEXO TE PLOTE