LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Italia nuk gjen qetësi/ Stuhia e fuqishme përmbyt rrugë e autostrada

25 Mars 2020, 22:23, Kosova & Bota CNA
Video-Italia nuk gjen qetësi/ Stuhia e fuqishme përmbyt rrugë e

Ndërsa e gjithë Italia është gjunjëzuar nga koronavirusi, një stuhi e fuqishme ka goditur mbrëmjen e sonte jugun e vendit.

Në Siçili dhe Katania reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të shumta në rrugë por edhe autostrada mes zonës së Sirakuzës dhe Katanias.

Disa rrugë të tjera rrezikojnë të përmbyten, teksa nivelet e disa lumenjve në këtë zonë janë në pikën kritike.

Në Katania, një vetëtimë goditi Kishën e Shën Vitus, duke bërë që të shpërthejë në flakë.

Ekipi i zjarrfikësve ndërhyri mënjëherë duke izoluar flakët, ndërsa banorët e zonës kanë filmuar ngjarjen dramatike./CNA.al

#cms | ++ #FULMINE colpisce la chiesa di San Vito a Mascalucia (CT). Segnalate fiamme. ++

Gepostet von CMS – Centro Meteorologico Siciliano – ODV am Mittwoch, 25. März 2020

Lajmet e fundit nga