Connect with Us

Vendimi për negociatat/ Artan Fuga: Na hapën derën e purgatorit, çfarë turpi

Politikë

Vendimi për negociatat/ Artan Fuga: Na hapën derën e purgatorit, çfarë turpi

Publikuar

-

Akademiku dhe Profesori i njohur Artan Fuga ka reaguar në lidhje me dokumentin e Këshillit Europian për negociatat me kushte të Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkruan se me këto kushte i bie të rinisim së bëri shtetin nga e para sikur të ishim në vitin 2020. Sipas tij BE foli qartë dhe me pak fjalë shprehet se Shqipëria ka bërë përparime, por nuk është asgjëkundi sipas BE.

Po ashtu Fuga thotë se dera që hapi BE për Shqipërinë është ajo e pritjes, ku Shqipëria ose del e pastër, ose shlyen mëkatet, ose kthehet prej andej nga ka ardhur, duke e paralelizuar këtë proces me ”Purgatorin” e Dante Aligerit.

“Evropa na hapi derën e purgatorit! Cfarë kërkon nga ne me të drejtë Europa gjatë bisedimeve për t’u integruar në BE?

– Reformë zgjedhore
– Vendosje përpara drejtësisë e gjykatësve dhe prokurorëve të implikuar me krimin
– Marrje parasysh e të gjitha sugjerimeve të Komisionit të Venecias për sistemin e drejtësisë.
– Respektimin dhe zgjerimin e të drejtave politike qytetare.
– Shtet të bazuar mbi ligjet.
– Reformë totale e ekonomisë.
– Krijimi i Gjykatës të Lartë dhe Kushtetuese.
– Vendimi nëse pranohen ose jo zgjedhjet e 30 qershorit
– Ripunim dhe rishikim i ligjit për mediat.
– Venie para drejtësisë të atyre politikanëve që kanë shitblerë votat në zgjedhjet e kaluara.
– Shkeputje nga dhe gjykim i politikanëve me rekorde ose me lidhje ose vepra kriminale.
– Respektim i te drejtave të minoriteteve
– Përfundim i procesit të vetingut.

– Transparenca në financimin e partive politike dhe të zgjedhjeve

LEXO EDHE:  Video-“Holanda e Lulit tha jo për negociatat”/ Vasili gëzon për mbylljen e "dyerve" nga BE

etj.

Me një fjalë t’ja fillojmë nga e para. Sikur të ishim në vitin ’90.
E kuptoni se çfarë na keni sjellë me këto vonesa? Minimumi dhjetra mijra shqiptarë që kanë braktisur shtetësinë.
A nuk janë ato kritika që i bëhen qeverisjes nga kritikët e saj?

Dhe duhet thënë që janë vetëm kryesoret, se poqese i hyn arsimit, pushtetit lokal, territorit, kulturës, etj. lista nuk mbaron kurrë.

A do jenë në gjendje që pasi kaluan 30 vjet për t’i krijuar këto thagma, të nisin korrigjimin e tyre?

Kësaj i thonë të rinisësh ndërtimin e shtetit nga e para.

Cfarë turpi të thonë kështu!!!

Të pranojmë në bisedime, por dije se ke bërë përparime, por nuk je asgjëkundi!

Dhe na thonë : Nëse nuk i realizon, edhe bisedime i ndërpresim dhe ktheheni përsëri andej nga erdhët!

Dhe të mendosh që Maqedonisë të Veriut pothuajse nuk i kanë shkruar asgjë me të kuqe.

Dhe thonë : na e hapi Evropa!
Na e hapi dhomën e pritjes!
Disa propagandistë manipulatorë dhe pa dinjitet, bërtasin : urrahhh, a thua ka gjetur vaksinën e covid19!!!

Na ka hapur vetëm portën e purgatorit nga ku ose dalim të pastër dhe shlyejmë të gjitha mëkatet, ose shkojmë në ferr!

Nëse nuk kuptojmë se me të drejtë na kanë dhënë dackën që meritonim, as mos shpresojmë që kei drejtimin e duhur për të realizuar integrimin.

Sigurisht vetëm do të mbesim!

Pse çirremi pastaj : Jemiiiiii vetëëëmmmmm!

Ka ardhur koha të mbledhim vetëm e mjaft me alibira. Europa na e ka thënë të vërtetën troç!

Jemi shoqëri piramidale! Piramidë bosh!”-shkruan Artan Fuga.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përfundon pas tre orësh mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë

Publikuar

-

Nga

Ka përfunduar pas tre orësh Këshilli i Sigurisë Kombëtare i zhvilluar mes Presidentit Meta, kryeministrit Edi Rama, liderit opozitar Lulzim Basha, ministrave, kreut të Emergjencave Civile dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ka përfunduar.

Ndërkohë prite detajet se çfarë diskutime janë bërë dhe çfarë vendimesh janë marrë gjatë kësaj mbledhje.

Kjo ishte një mbledhje virtuale që bëri bashkë Presidentin, kryeministrin dhe kreun e opozitës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Drita jeshile nga BE/ Tabaku: Për Shqipërinë është një proces i ndryshëm

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar marrëveshjen e arritur një ditë më parë në Këshillin e Ministrave të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Në një intervistë për A2 Cnn, Tabaku u shpreh se për Shqipërinë është një proces i ndryshëm nga të gjitha vendet e tjera dhe sipas saj, kjo është bërë për të mos e ndarë vendin tonë nga Maqedonia e Veriut.

“Një lajm i mirë që duhet të kishte ndodhur me kohë. Më fund, arritëm në një fazë të re. Është një proces i ndryshëm nga të gjitha vendet e tjera, por qeveria duhet ta mirëpresë. Kjo paketë është ofruar për të mos e ndarë Shqipërinë nga Maqedonia. Kushtet e shtuara janë një tregues i qartë si një proces i vështirë për Shqipërinë, por i ndershëm. Ky është një proces merite dhe pa i plotësuar ato kushte nuk mund të bëhesh anëtar. Por është një sinjal shprese për të gjithë ne”, u shpreh ish-deputetja e PD.

Me metodologjinë e re, Tabaku shprehet se ekziston rreziku për pezullim të procesit. “Falenderoj Bundestagun, pasi fal tyre janë bindur vendet skeptike. Me metodologjinë e re, ekziston mundësia që të kemi një pezullim të këtij procesi, por ta shohim atë nga ana pozitive. Grupe monitoruese do të fillojnë që nga shtatori në Tiranë.”

LEXO EDHE:  Ligji për Akademinë e Shkencave/ Fuga demaskon Qeverinë

LEXO EDHE:  Parlamenti britanik rrёzon planin e Johnson pёr Brexit

Sa i përket krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia, Tabaku u shpreh: “Evropa nuk na la vetëm për tërmetin dhe nuk po na lë vetëm edhe për virusin. Tashmë është në dorën tonë që të menaxhojmë situatën”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bundestagu gjerman vendos për paketë miliardëshe në krizën e Coronës

Publikuar

-

Nga

Pandemia e Coronës ka përshpejtuar punën e politikës në Gjermani. Në një procedurë historikisht të shpejtë të Bundestagut, parlamentarët gjermanë miratojnë paketën e ndihmës së qeverisë.

Bundestagu vendos të mërkurën (25.03) për një paketë ndihme historike për qytetarët dhe ekonominë gjermane në krizën e Coronës. Një paketë që po miratohet me shpejtësi të pamenduar më parë. Federata do të mbështesë me disa mburoja të gjera financiare dhe ndryshime ligjore familjet, qiramarrësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit dhe firmat gjermane. Për këtë parlamentarët gjermanë janë gati të pezullojnë edhe frenimin e kryerjes së borxheve që është paraparë në kushtetutë. Ky ndryshim krijon bazën ligjore që buxheti shtesë të lejojë marrjen e borxheve në vlerë 156 miliardë euro. Kushtetuta gjermane e lejon që në raste katastrofash dhe situata të jashtëzakonshme federata të bëjë më shumë borxhe se sa është e lejuar. Në seancë paradite deputetët shprehën mirënjohje për personelin mjekësor përmed duartrokitjeve.

Opozita e mbështet paketën e ndihmës

Për pezullimin e frenimit të borxheve të planifikuar, koalicioni i konservatorëve dhe socialdemokratëve e ka shumicën e kërkuar në Bundestag, megjithëse më shumë se një duzinë deputetësh nga partitë e Unionit CDU/CSU dhe SPD mungojnë në seancën parlamentare. Në votim nevojiten të paktën 355 e 709 deputëteve të Bundestagut. Partitë opozitare, FDP dhe Të Gjelbrit u kanë rekomanduar deputetëve të tyre të miratojnë ndryshimet ligjore dhe paketën e dnihmës. Edhe kreu i grupit parlamentar të të Majtëve, Dietmar Barsh bëri të ditur miratimin e partisë së tij. Në krizë duket se kufizimi strikt i marrjes së borxheve të reja e bën shtetin “të paaftë për të vepruar”, tha ai për gazetën “Neuen Osnabrücker Zeitung”. Edhe partia populiste në opozitë, AfD bëri të ditur, se do të propozojë disa ndryshime, por do ta mbështesë paketën e masave të qeverisë gjermane në emër të interesit kombëtar. Ato duhet të verifikohen brenda pak javësh, tha Peter Boehringer, kreu i komisionit parlamentar për buxhetin. “Njerëzit nuk mund t’i izolosh përgjithmonë.”
“Jo rast normal legjislativ”

LEXO EDHE:  Basha: Rama e ka ditur më parë që nuk hapen negociatat

LEXO EDHE:  Video-“Holanda e Lulit tha jo për negociatat”/ Vasili gëzon për mbylljen e "dyerve" nga BE

Zëvendëspresidenti i Bundesagut, Wolfgang Kubicki e mbrojti miratimin e ligjeve me një efekt të gjerë veprues. “Kemi një gjendje, në të cilën kërkohet aktualisht shpejt të krijohet baza ligjore, që ekzekutivi të mbetet i aftë për të vepruar”, tha ai në Berlin. “Kjo procedurë e përshpejtuar nuk do të jetë definitivisht rasti normal i legjislativit.” Secili e ka të qartë, se një gjë e tillë vihet në përdorim, vetëm në situata emergjente, tha ai.

Seanca e parlamentit gjerman zhvillohet në masa të rrepta të sigurisë shëndetësore. Shumë vende në sallën plenare janë bosh, me qëllim që mes deputetëve të ruhet distanca e nevojshme. Kurse kutitë e votimit qëndrojnë në hollin jashtë sallës plenare, sepse aty ka më shumë vend. Ligjet, me të cilat synohet të zbuten pasojat ekonomike e sociale të krizës pritet të kalojnë në komisionin e landeve që të premten./DW

LEXO TE PLOTE