Connect with Us

“Unë betejën time e fitova, por humba shumë miq”/ Mesazhi i fortë i të shëruarit nga Covid-19

Sociale

“Unë betejën time e fitova, por humba shumë miq”/ Mesazhi i fortë i të shëruarit nga Covid-19

Publikuar

-

Erind Cara është një ndër pacientët e shëruar nga Covid-19, i cili ka tashmë ka lënë spitalin Infektiv dhe është rikthyer në shtëpi.

Por, pasi ka lënë spitalin, Erind Cara iu ka drejtuar edhe një mesazh të fortë qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, ai iu ka drejtuar një mesazh të fortë qytetarëve, ndërsa shkruan se “Un fitova betejen me Covid-19 , por për të fituar luften duhet kontributi i të gjithve NE . Nuk kërkohet asgjë e jashtëzakonshme në këtë luftë, por vetëm një gjë, që të gjithë kur nuk e kemi e duam aq shumë : Te qendrojmë ne shtëpi dhe te kalojmë kohë me familjarët tanë.
Më parë kishim qindra justifikime , puna , koha , pamundesia ,lodhja etj .
Sot ështe momenti i duhur të japim dhe marrim dashuri , te bisedojme me njeri – tjetrin , t’u tregojme sa shume i duam . Po po sa shumë i duam prinderit , motrat , vllezërit , gjysherit , miqtë e te gjithë ata qe ne konsumojmë me ta gjenë më të rendesishme “KOHËN” !”.

Cara ka edhe një mesazh pë rata që që mendojnë se ky virus është diçka pa rëndesi, ndërsa apelon fort “Qëndroni ne shtëpi !
Ky virus nuk të jep një mundesi të dytë . Shoku im i dhomës ishte nje djalë i ri , qe nuk kishte asnje semundje të mëparshme , kishte nje familje te mrekullueshme , nuk i mungonte asgje, por ky virus i rëndoh shëndetin . Nje frymenarrje të thellë thjesht kerkonte ! Luftoi , luftoi deri ne frymen e fundit sepse ishte larguar pa u pershendetur me askend , kishte ardhur se nuk ndjehej mirë , siç mund te jemi secili nga ne . Por mbrem ai u dorzua , nuk ia doli dot , la cdo gje mbrapa dhe koronavirusi e mori pa mëshir edhe pse ishte i ri dhe i shendetshëm.”

Erind Cara ka edhe një falenderim për “heronjtë” e Infektivit.

LEXO EDHE:  A do sjellë koronavirusi, fundin e praktikës së shtrëngimit të duarve?

“Dy fjale të sinqerta për njerzit më të rendesishem në këtë lufte , mjekët , infermierët , farmacistët ,sanitarët dhe te gjithë ato qe sherbejnë dhe kontribuojnë në këtë luftë kundër Covid -19 . Ata jan front në vijën e parë të kësaj beteje 24/24 për te dhënë më të mirën e tyre edhe pse rreziku është shume i lartë. Te mendosh se dhe ata kanë lëne çdo gje familjen , prinderit , femijet , vellezerit , motrat , per te qen aty per tu sherbyer pacienteve te tyre , atyre qe nuk e donin kete virus , por ai erdhi dhe i infektoj , por do iu sherbejë dhe atyre që thonin “ Nuk na ben gjë ne Virusi “se kur të arrish atje kërkon vetëm mëshirë , ndihme dhe përkundesje , kupton sa e rëndesishme është JETA , por qe tani nuk është vetem ne doren tënde , por te Mjekve , Infermierve , Koronavirusit dhe Zotit lart në qiell , qe po na jep sinjalet e tij të kuptojmë sa e rendesishme eshte JETA , gjë të cilën e kishim harruar sepse na “mbyten“ angazhimet , punet , facebook , instagram , kafet dhe gjerat e pa rendesishme .”-shprehet Cara./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Sallam, qumësht dhe çokollata të skaduara/ Gjobitet supermarketi në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë ka vijuar kontrollet dhe monitorimet në të gjithë qarkun, në zbatim të rregullave rigoroze të vendosura, në luftë kundër përhpjes së Covid 19.

Gjatë kontrolleve të kryera në markete, supermarkete, furra buke dhe tregje ushqimore, AKU ka konstatuar në një subjekt ushqimor supermarket, produkte ushqimore të cilave u kishte kaluar afati i tyre i përdorimit (sallam, qumësht, çokollatë).

Sasia e produkteve ushqimore me afat skadence të kaluar është bllokuar me destinacion asgjësimin e tyre si dhe u vendos masa administrative “gjobë ” në vlerën e 300,000 mijë lekëve të rinj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Nuk ka rritje eksponenciale në Shqipëri”/ Mjeku epidemiolog: Masat po ndalojnë “dallgën” e virusit

Publikuar

-

Nga

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka theksuar se në Shqipëri nuk ka një rritje eksponenciale të rasteve me koronavirus.

Ai shprehet se masat e qeverisë po japin e efekt dhe po ndalin dallgën që po vjen dita- ditës.
Gjithashtu Alimehmeti bën një apel që të respektohet urgjentisht distanca sociale.

”Mesa thamë nga raportimi i fundit kemi një rritje të rasteve, rritje e lehtë. Nga 19 në 23 ditën e sotme. Nuk është rritje eksponenciale. Rrije eksponenciale do të thotë të 2-3-4 fishohen shifrat. Masat janë të efektshme. Janë aty për të ngadalësuar këtë dallgë për infeksionet që do të vijnë në ditët në vijim.
Ritmet nuk mund të thuhet që do të vijojnë njësoj. Kemi të paqarta. Ato që marrim dhe fusim modele janë nga Kina dhe Italia. Ne jemi duke ecur më ngadalë në këtë rast. Ne po ecim me kurbën më ngadalë. Kemi parë çfarë ka funksionuar në Kinë dhe Itali dhe janë marrë në Shqipëri”, tha Ilir Alimehmeti në një lidhje për News 24.

LEXO TE PLOTE

Sociale

I infektuari i nëntë me Covid-19 në Durrës, punonjës në Polici/ Del përgjigja për stafin

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në nëntë numri i personave të prekur nga koronavirusi në qytetin e Durrësit.

Mësohet se i infektuari i nëntë në këtë qytet është një efektiv i policisë, por fatmirësisht anëtarët e tjerë të stafit kanë rezultuar negative, pas testit të Covid-19.

Mësohet se i infektuari punon në drejtorinë e policisë së qytetit tek burimet njerëzore dhe ka 15 ditë i izoluar.

LEXO TE PLOTE