LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ultimatumi për pagesën e dritave/ PD-Ramës: Mos harxho paratë për tendera korruptiv

25 Mars 2020, 18:22, Politikë CNA
Ultimatumi për pagesën e dritave/ PD-Ramës: Mos harxho

Pas deklaratës së sotme të kryeministrit Edi Rama, i cili paralajmëroi qytetarët se dritat duhet të paguhen një më një, ndryshe u priten, ka ardhur dhe reagimi nga Partia Demokratike.

Në një reagim ne rrjetet sociale, ish deputetja Oriola Pampuri shprehet se kryeministri Rama harxhon para në koncesione, ndërsa rëndon cdo ditë e më shumë gjendjen e më të pamundurve.

Ndërsa i kujton këtij të fundit se pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë, e ka për detyrë të ndihmojë familjet në nevojë dhe jo vetëm në një situatë të tillë.

?Edi Rama i vendos njerëzit në pamundësi ekonomike mes dy zgjrdhjeve: të paguajnë energjinë elektrike ose të vdesin në të ftohtë dhe nga uria.

Pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të gjithë qytetarët në pamundësi ekonomike janë të mbrojtur nga Kushtetuta dhe ligji!

Kushtetuta dhe ligji e thonë qartë: Qeveria e ka DETYRIM LIGJOR të ndihmojë më të varfërit me gjithçka ka në dorë!

Është e pafalshme kur paguan në 1 ditë 22 milionë euro për 4 kompani ndërtimi, dhe nga ana tjetër nuk siguron bukën e gojës, ujë dhe drita për ata që nuk kanë mundësi të punojnë për shkak të masave të jashtëzakonshme.

Edi Rama të mos shpërdorojë paratë me tendera korruptive dhe të panevojshëm, si këto të datës 19 Mars, por t?u vijë në ndihmë të pamundurve. E ka detyrim ligjor!?

 

Lajmet e fundit nga