Connect with Us

Taulant Muka i përgjigjet kritikëve/ Publikon mesazhin dërguar kryeministrit Rama

Lajme

Taulant Muka i përgjigjet kritikëve/ Publikon mesazhin dërguar kryeministrit Rama

Publikuar

-

taulant muka

Studiuesi Taulant Muka, i është përgjigjur të gjithë kritikëve, pas akuzave se nuk po jepte kontributin e tij “si mjek” në përballimin e situatës nga koronavirusi.

Teksa ka publikuar mesazhin drejtuar kryeministrit Rama, se ishte i gatshëm për të ndihmuar në ekspertizën epidemiologjike, Muka sqaron dhe se ai nuk është mjek klinicist, por studiues në fushën e epidemiologjisë.

“Per te gjithe ata qe mendojne se une nuk kam ofruar ndihmen time, poshte keni mesazhin personal qe i kam nisur KM te vendit ne numrin e tij personal dhe adresen e tij elektronike disa dite me pare. I kam ofruar ndihmen dhe institucioneve te tjera te vendit, brenda ekspertizes qe une mbuloj. Une jam studiues ne fushen e epidemiologjise, dhe jo mjek kliniçist. Personalisht nuk shoh mbrapa, dhe siguria e jetes se qytetareve shqiptare eshte me e rendesishme sot. Pandaj eshte e nevojshme ekspertiza me e mire qe vendi ka sot te mblidhet ne nje ekip kombetar ne sherbim te vendit.

LEXO EDHE:  Kryebashkiaku pa shkollë/ Ish-zv.ministri i Ramës i “çjerr maskën” Veliajt

“Pershendetje Z. Kryeminister,

Uroj te jeni mire. E kuptoj qe bashke kemi merira, por perballe kesaj lufte, nuk dua te shoh mbrapa por dua te ndihmoj vendin tim me ekspertizen epidemiologjike (dhe lidhjet qe kam ne boten e shkences) me aq sa mundem. Do jete beteje e gjate, dhe kerkon epidemiolog dhe studiues te virologjise qe vendi jone ta perballoje sa me mire kete situate. E kuptoj qe edhe pozicioni juaj nuk eshte aspak i lehte.

Mos hezitoni te me kontaktoni!

Gjithe te mirat,
Taulanti”

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Mjeku i infektuar me koronavirus këshilla qytetarëve/ “E kam kaluar në kushte shtëpie”

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionist në Spitalin e Durrësit Beqir Gelaj, u infektua me koronavirus nga një paciente e prekur , e cila kishte shkuar të vizitohej.

Mjeku tregon se në momentin kur është paraqitur pacientja ka qenë i pajisur me doreza dhe maskë, ndërsa 4-5 ditë më pas ka qenë në gjendje të lodhur.

“Për 4-5 ditë kam qenë i lodhur. Nuk kam pasur temperaturë dhe simptoma të tjera. E kam kaluar në kushte shtëpie. Bashkëshortja rezultoi se nuk ishte prekur, rezultoi negative”, u shpreh mjeku për Euro News.

LEXO EDHE:  8 viktima dhe 43 të prekur nga coronavirusi në Iran/ Turqia mbyll kufirin

LEXO EDHE:  "Skënder Gjinushi me zero publikime"/ Miraton komisione me "shkenctarë" anonim!

Ndërkaq, Gelaj këshilloi qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, të respektojnë rregullat, të mbajnë higjienë dhe të ushqehen mirë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

COVID-19/ Zbulohet dokumenti konfidencial, kompania ndërkombëtare 6 propozime Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Një kompani ndërkombëtare e vlerësimit të sigurisë shëndetësore ka përgatitur një dokument konfidencial konsultativ për strategjinë e përballjes së koronavirusit.

Mësohet se dokumenti i kompanisë e cila ka qendrën në Monako, është i datës 24 mars 2020  dhe aktualisht po qarkullon në institucionet tona shtetërore. Sipas Top Channel, në dokument thuhet se Shqipëria ka risk më të ulët për t’u prekur nga koronavirusi për shkak se popullsia ka moshë mesatare 33.4 vjeç dhe vetëm 24% është mbi 55 vjeç.

Kompania thotë se Shqipëria ka marrë masa në kohë për ta përballuar pandeminë, ndërsa bën edhe 6 sugjerime, ku mes të tjerave janë edhe masat shtesë.

“Zbatimin e strukturës me kode me ngjyrë për të ndjekur situatën me infeksionin, e ngjashme me atë të zbatuar në Singapor për të informuar popullsinë në lidhje me riskun dhe ndërgjegjësimin në rrugë të qartë dhe sa me të kollajtë. Monitorim të përditshëm të nivelit të vdekjeve duke vlerësuar riskun e këtij vrulli dhe trendin. Kompanitë duhet të organizojnë transportin për në vendet e punës dhe kthim të punonjësve duke siguruar masa sanitare gjatë transportit, si testim temperature përpara se hypin në autobusë dhe të respektohet distancimin fizik mes tyre”, thuhet në dokument, ndërkohë që më tej i sugjerohet qeverisë që të orientojë biznesin privat të prodhojë mjete spitalore.

LEXO EDHE:  “Skënder Gjinushi me zero publikime”/ Miraton komisione me “shkenctarë” anonim!

LEXO EDHE:   Taulant Muka flet hapur/ Nxjerr të palarat e mbledhjes së Qeverisë

“Është e nevojshme rikonfigurimi fabrikave në prodhimin e mjeteve sanitare përmes inkurajimit në të bërin e kësisoj siç është shembulli nga Italia ku shumë fabrika u kthyen në prodhuese të maskave mbrojtëse. Duhet po ashtu një numër i konsiderueshëm mjetesh higjenike si maska, doreza, syze etj, të jenë të disponueshme për ata që kanë nevojë në mënyrë të posaçme për personelin shëndetësor dhe qytetarët me probleme të mëpërparshme shëndetësore. Supermarketeve, farmacive dhe vendeve publike duhet tu përcaktohet se në kohën kur janë hapur ato të kenë, numër të limituar njerëzish që hynë, sikurse koha e hapjes së tyre duhet të jetë e atillë që të eliminohen dyndjet”, nënvizohet në dokument.

Ndërkohë që në fund, kompania ndërkombëtare pretendon se Shqipëria do ta kalojë më butësisht koronavirusin si nga humbjet humane dhe nga ato ekonomike, duke vijuar me masat e marra dhe i duke i shtuar ato sipas sugjerimeve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Piku nuk do jetë në prill”/ Mjeku tregon kur do të zbutet pandemia në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

“Piku me gjasë do të ndodhë diku në maj”, kështu deklaroi mjeku i njohur Alban Ylli teksa po fliste për situatën aktuale në Shqipëri.

Epidemiologu tha se shifrat e të prekurve rriten çdo ditë më shumë, ndaj sugjeroi se ritmi duhet të jetë më i kontrolluar. Ai theksoi se kjo është arsyeja pse nuk mund të parashikohet dot se çfarë mund të ndodhë dhe sa do të arrijë kurba.

“Ky padyshim nuk është piku, por fillimi i rritjes. Piku me gjasë do të ndodhë diku në majë. Nëse nuk do kishim këto masa piku do të ndodhte në prill”, u shpreh mjeku në studion e Abc News, ndërsa nënvizoi se nëse nuk do ishin marrë masa mund të kishim një kolaps të sistemit.

LEXO EDHE:  Dorëheqja nga posti i zëvendës ministrit/ Muka: Ky është ‘shtet whatsapp-i’

LEXO EDHE:  "Skënder Gjinushi me zero publikime"/ Miraton komisione me "shkenctarë" anonim!

“Do i shihnim njerëzit nëpër korridore. Tani do të infektohen njerëzit në një kohë më të gjatë. Epidemia do të ketë zbutjen e vet, nga fundi i majit, ai sërish do të fillojë të qarkullojë, deri sa të arrijë qëllimin për të infektuar 60% të popullatës”, nënvizoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE