Connect with Us

Shtohen rastet me koronavirus në SHBA/ Nju Jork mban numrin më të lartë

Bota

Shtohen rastet me koronavirus në SHBA/ Nju Jork mban numrin më të lartë

Publikuar

-

Në SHBA, numri i të prekurve me koronavirus e ka kaluar shifrën 55 mijë, me më shumë se 800 të vdekur. Vetëm qyteti i Nju Jorkut numëron rreth një të tretën e të gjitha rasteve të konfirmuara me COVID-19. Zyrtarët kanë bërë thirrje që çdo person që ka udhëtuar në Nju Jork të vetizolohet. Presidenti Donald Trump, tha gjatë një interviste në Fox News se ai “do të donte që në më pak se tre javë, vendi të jetë gati për t’iu rikthyer punës, por zyrtarë të tjerë nuk janë dakord.

Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetit thotë se Shtetet e Bashkuara mund të bëhen epiqendra globale e pandemisë së koronavirusit, qyteti i Nju Jorkut po mban peshën më të rëndë. Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio thotë se në fakt vetë qyteti është “qendra” e pandemisë në SHBA:

“Nuk dua që ne të jemi epiqendra por ne jemi epiqendra e kësaj krize në vendin tonë.”

Ndërkohë disa banorë të Nju Jorkut ende i shikon në Parkun Qendror duke shijuar ditët e hershme të pranverës.

“Nuk është se jam e shqetësuar. Në fakt unë vetë po bëj diçka. Po u bëj thirrje të gjithë anëtarëve të familjes sime që të qëndrojnë në shtëpi. Nëna ime është 80 vjeç dhe ne e duam shumë. Prandaj i lutem të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi,” thotë Grace Sardell, e cila kishte nxjerrë qenin për shëtitje.

Megjithëse në park ka njerëz, ata duket se respektojnë rregullat e distancimit social, duke bërë aktivitete të tilla si vrapim apo ngarje biçiklete.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se njëra nga dy anijet spitalore të Marinës do të dislokohet në brigjet e Nju Jorkut për t’u ardhur në ndihmë të prekurve. Tjetra do të dërgohet në Los Angeles. Presidenti Donald Trump thotë se anijet po përgatiten me shpejtësi.

Gjatë një interviste të martën në Fox News, ai tha se “do të donte që vendi t’i rikthehej punës përpara festës së Pashkëve”, që janë më pak se tre javë larg. Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, De Blasio, nuk është dakord.

“Duhet ta them hapur se ne nuk presim që kjo të kalojë shpejt. Kam pasur disa biseda këtë javë me Presidentin Trump dhe sigurisht e respektoj postin e tij… Por megjithë respektin, nuk jam dakord kur ai thotë se nuk duhen muaj që kriza të kalojë”, tha zoti De Blasio.

Ndërkaq në Pentagon, Gjeneral Mark Milley, kreu i shtatmadhorisë amerikane tha gjithashtu se pandemia e koronavirusit mund të zgjasë tre muaj dhe se çrregullimet në mënyrën e punës dhe të jetesës mund të vazhdojnë deri në korrik.

Edhe Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper tha se gjendja me koronavirusion do të kapërcehet “në një periudhë muajsh”.

Të dy ata thanë se e bazonin vlerësimin e tyre tek “një shumëllojshmëri modelesh” që lidheshin me periudhën e përhapjes së virusit në vendet e tjera./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë/ Konfirmohen 8 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Është rritur bilanci i personave të infektuar me Koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftoi pak monuta më parë se sot janë konfirmuar dhe 8 raste të reja.

“Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga terreni. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitivë”, shkruhet në njoftim.

Sipas institutit, rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri. Në total numri i personave të prekur nga COVID-19 është 71.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bilanci në Greqi/ 821 të infektuar me koronavirus dhe 22 viktima

Publikuar

-

Nga

Greqia ka regjistruar vetëm ditën e sotme 78 raste të reja të infektuar me koronavirus.

Media e shtetit fqinj “Kathimerini” raporton se në total numri i të infektuarve ka shkuar në 821. 134 pacientë ndodhen të shtruar në spital, nga të cilët 53 janë në terapi intensive.

Ndërkohë sipas medias greke, në vendin fqinj kanë humbur jetën 22 persona të prekur nga COVID-19.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë për sëmundje koronare të zemrës, Sotiris Tsiodras, gjatë një deklarate për shtyp konfirmoi shifrat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shifra alarmante nga Italia/ 683 viktima në 24 orë, 74 386 të infektuar

Publikuar

-

Nga

Vijon të rëndohet bilanci i viktimave në Itali sipasojë e pandemisë së koronavirusit.

Dita e sotme e ka çuar numrin e viktimave në 7503, ku vetëm në 24 orët e fundit  kanë humbur jetën 683 persona.

Ndërkaq, numri it ë infektuarve ka arritur në 74 386.

3468 pacientë po kurohen në terapi intensive, 23 112 në struktura spitalore e 30 920 në kushte shtëpie.

Pacientët e shëruar deri më sot janë 9362 e janë 1026 pacientë të shëruar më shumë në 24 orë.

Deri më sot në Itali janë kryer 324 445 tamponë.

LEXO TE PLOTE