Connect with Us

Shifra alarmante nga Italia/ 683 viktima në 24 orë, 74 386 të infektuar

Bota

Shifra alarmante nga Italia/ 683 viktima në 24 orë, 74 386 të infektuar

Publikuar

-

Vijon të rëndohet bilanci i viktimave në Itali sipasojë e pandemisë së koronavirusit.

Dita e sotme e ka çuar numrin e viktimave në 7503, ku vetëm në 24 orët e fundit  kanë humbur jetën 683 persona.

Ndërkaq, numri it ë infektuarve ka arritur në 74 386.

3468 pacientë po kurohen në terapi intensive, 23 112 në struktura spitalore e 30 920 në kushte shtëpie.

LEXO EDHE:  Sulm me bombë në Turqi/ Të paktën 2 viktima

Pacientët e shëruar deri më sot janë 9362 e janë 1026 pacientë të shëruar më shumë në 24 orë.

Deri më sot në Itali janë kryer 324 445 tamponë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Pesë të arrestuar në Mal të Zi, mes tyre kryetari i Komunës së Ulqinit

Publikuar

-

Nga

Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe katër punonjës të tjerë të administratës.

Bëhet me dije se kryekomunari i Ulqinit po hetohet për punësime partiake. Arrestimet janë ekzekutuar me urdhër Prokurorisë Themelore të Shtetit (ODT) në Ulqin.

Përveç Nrekiq, u arrestuan gjithashtu Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal (OO) të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Ulqin; Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit; Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit; Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.

LEXO EDHE:  602 viktima në 24 orë në Itali/ Mbi 160 mijë të infektuar

LEXO EDHE:  Arrestohet shqiptari grabitës i argjendarisë në Brindizi

Mësohet se ata u arrestuan nën dyshimin e punësimeve partiake./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermania reagon ashpër: Të lirohet menjëherë Aleksej Nawalny

Publikuar

-

Nga

Arrestimi i kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalny pas mbërritjes në Moskë të dielën, shkaktoi reagime ndërkombëtare. Edhe Gjermania reagon ashpër dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të opozitarit rus.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka kërkuar të hënën (18.01) lirimin e menjëhershëm të kritikut rus, Aleksej Navalny. Rusia duhet të respektojë kushtetutën e saj dhe është e lidhur përmes detyrimeve ndërkombëtare me parimin e ligjshmërisë dhe ruajtjen e të drejtave qytetare. “Këto parime duhet sigurisht të zbatohen edhe në drejtim të Aleksej Navalnyt. Ai duhet të lirohet pa vonesë.”

Navalny pas shërimit është kthyer vetë dhe me vetëdije nga Gjermania në Rusi. “Që ai arrestohet nga autoritetet ruse menjëherë pas mbërritjes së tij është tërësisht e pakuptueshme”, ka theksuar Maas. Më tej ministri i Jashtëm gjerman, ka theksuar se “Navalny është viktimë e një atentati të rëndë me helm në tokën ruse”. Qeveria gjermane pret për më tej që “Rusia të bëjë gjithçka, për të zbardhur tërësisht këtë atentat dhe të nxjerrë para përgjegjësisë autorët e tij.”

Rasti Navalny solli tensionim të marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Rusisë vitin e kaluar. Qeveria gjermane dhe vende të tjera perëndimore bëjnë fjalë për një përpjekje për vrasje, gjatë së cilës Navalny u helmua me një lëndë luftarake helmuese të njohur si Novitçok. Qeveria në Moskë hedh poshtë çdo lloj përzierjeje në rastin e helmimit të Navalnyt.

LEXO EDHE:  Dhunojnë dhe grabisin një person me aftësi të kufizuara/ Arrestohen shqiptarët

LEXO EDHE:  Shifrat e fundit/ Mbi 3.4 milion të infektuar nga Covid-19 në botë, ja sa kanë humbur jetën

Gazeta amerikane “New York Times” shkruan mbi arrestimin e Navalnyt të hënën, se “represioni është e vetmja rrugë që njeh Putini. Por ai është duke kuptuar, se në epokën e mediave sociale, çdo arrestim për shkak të akuzave të shpikura vetëm i shton përkrahësit e zotit Navalny dhe forcon akuzat e tij (Navalnyt) kundër korrupsionit të pushtetmbajtësve rusë (…).

Të dielën (17.01), Navalny pak pas mbërritjes me avion në Moskë u arrestua. 44 vjeçari ishte që nga gushti në Gjermani, ku ai erdhi pas helmimit dhe qëndroi për rehabilitim pas daljes nga spotali. Autoritetet ruse kishin bërë të ditur më parë arrestimin e tij duke iu referuar një procedure penale kundër tij. Navalny kërcënohet nga tre vite burg në Rusi./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Kryeministri grek merr dozën e dytë të vaksinës anti Covid

Publikuar

-

Nga

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti Covid, mëngjesin e kësaj të hëne.

Pas pak pritet që dozën e dytë do ta marrë edhe Presidentja e Republikës, Katerina Sakellaropoulou në spitalin “Evangelismos”.  Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve për momentin në Greqi ka arritur në 80,000.

Sipas mediave greke, në ditën e parë të vaksinimit të popullatës së përgjithshme, janë caktuar 3,777 të moshuar për t’u vaksinuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE