Connect with Us

Shënohet viktima e tretë nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ 177 të infektuar

Kosova & Rajoni

Shënohet viktima e tretë nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ 177 të infektuar

Publikuar

-

Shënohet viktima e tretë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Viktima është një grua nga fshati Ballancë e Qendër Zhupës. Lajmin e njoftoi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ndërkaq numri i të prekurve ka arritur në 177, nga të cilët 29 janë konfirmuar vetëm në 24 orët e fundit./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Krizë në kohën e koronavirusit/ Albin Kurti flet në seancën për rrëzimin e tij: Nuk më latë as 100 ditë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në seancën ku do të votohet mocioni i mosbesimit për rrëzimin e qeverisë së tij.

Kurti, e ka nisur fjalimin e tij duke thënë se është krenar për kabinetin qeveritar, teksa ka përmendur edhe vendimet që kanë marrë që prej kur e kanë nisur punën.

Jo vetëm që nuk i patëm 100 ditë për ta dëshmuar vetën, sot mund të them që jam krenar me këtë kabinet dhe me të arriturat e tij, qysh në fillim i përgjysmuan pagat e kabinetit qeveritar, po jo edhe pagat e sistemit të drejtësisë, dëshiruam të tregojmë se cka konsiderojmë vlerë, i shkarkuam 7 koordinatorët e panevojshëm nacional, u aprovua mbështetja financiare pas stuhisë në Komunën e Pejës dhe të Istogut, u shkarkua bordi i Telekomit, u shfuqizua vendimi për pagat e ish-ministrave dhe ish zëvendësministrave pasi që e përfundojnë mandatin.

Ndarja e mjeteve financiare në shumë prej 200 mijë euro për dëmet nga tërmeti si shtesë për shumë ndihma, u shkarkua bordi i Infrakosit, u shfuqizua vendimi ku ju bëheshin favore këshilltarëve. Kemi ndarë një shumë prej 10 milionë euro për luftimin e virusit korona. 

Vettingu që përbëhet nga 10 profesionistë, e ministrat tanë kanë bërë një punë të madhe dhe të palodhur. Shfuqizimi I vendimeve për emërimin e 14 konsujve të kotë. Aprovimi i buxhetit të Kosovës”, ka thënë Kurti, teksa ka përmendur edhe masat që kanë marrë për të paranadaluar përhapjen e infeksionit koronavirus.

LEXO EDHE:  Zyrtarizimi i gjuhës shqipe/ Meta mesazh shqiptarëve në Maqedoni

LEXO EDHE:  Debati në Maqedoni/ Nisin diskutimet për ndryshimet kushtetuese mbi marrëveshjen e emrit me Greqinë

Ai ka përmendur edhe heqjen e tarifës deri me 1 prill, derisa ka thënë se pastaj do të vazhdohet me reciprocitet./Express

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

LDK nuk tërhiqet/ Vijon seanca për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë

Publikuar

-

Nga

Prej gati një ore, Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, që është iniciuar nga partia në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Mocioni i LDK-së është mbështetur edhe nga partitë opozitare. Ndërkohë që thirrja e kësaj seance në kohën e pandemisë së COVID-19 është vlerësuar në forma të ndryshme nga SHBA-ja dhe disa vende evropiane.

Pas kërkesës së Francës dhe Gjermanisë, drejtuar LDK-së që të heq dorë nga mocioni, ka reaguar lideri i saj, Isa Mustafa duke thënë se bashkëpunimi me Gjermaninë dhe Francën sikurse edhe me vendet e tjera të Bashkimit Evropian është me rëndësi themelore për LDK-në dhe për Kosovën.

LEXO EDHE:  Debati në Maqedoni/ Nisin diskutimet për ndryshimet kushtetuese mbi marrëveshjen e emrit me Greqinë

LEXO EDHE:  Ministria e Shëndetësisë mesazh banorëve të Korçës/ Nëse keni qënë në Greqi vetëkarantinohuni

“Kosova ka gëzuar përherë përkrahje të fuqishme të këtyre vendeve. Prandaj edhe e mirëkuptojmë brengën e tyre për situatën aktuale në Kosovë.
LDK ka bërë të gjitha përpjekjet ta bindim partnerin tonë të koalicionit për bashkëpunim me mirëkuptim por nuk kemi arritur. Në vend të kësaj ka bërë vazhdimisht veprime të njëanshme dhe për LDK-në të dëmshme”, ka shkruar Mustafa.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shkon në 148 numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ Ja qytetet e prekura

Publikuar

-

Nga

Në Maqedoninë e Veriut, numri i personave të prekur nga koronavirusi ka arritur në 148.

Mediat raportojnë se në 24 orët e fundit ka pasur 12 raste të reja, gjë që në fakt është një lajm optimist, pasi në dy ditët e fundit raportohej për mbi 20 raste në ditë.

Nga 12 personat e mësipërm 7 janë nga Shkupi dhe 5 nga Kumanova. Sipas Alsat, në mesin e të infektuarve rezultojnë të jenë edhe tre policë. Tashmë numri i të prekurve në vendin tonë ka mbërritur në 148.

Numri i infektuar nëpër qytete

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale në Maqedoni/ E bujëshme fitorja e partive shqiptare

LEXO EDHE:  Një dramë po kthehet në tragjedi

Shkup 88 raste
Dibër 40 raste

Kumanovë 8 raste
Shtip 7 raste
Kavadarc 2 raste
Ohër 2 rast
Gostivar 1 rast

LEXO TE PLOTE