Connect with Us

Shefja e Infektivit të Pediatrisë tregon numrin/ Sa fëmijë janë prekur me koronavirus në Shqipëri

Sociale

Shefja e Infektivit të Pediatrisë tregon numrin/ Sa fëmijë janë prekur me koronavirus në Shqipëri

Publikuar

-

Shefja e Infektivit të Pediatrisë Gjeorgjina Kuli, ka treguar numrin e fëmijëve të prekur nga koronavirusi në shqipëri.

Ajo zbuloi se aktualisht në vendin tonë janë të prekur vetëm dy fëmijë të moshave nga 0 në 14 vjeç.

“Vetëm dy fëmijë, të moshës 0-14 vjeç, kanë rezultuar pozitivë. Njëri pa shenja, ndërsa tjetri po trajtohet në shtëpi, nuk ka nevojë për shtrim në spital”, deklaroi Kuli në një lidhje me A2, ndërsa tha se për fëmijët tolerohet përdorimi i antibiotikëve.

Ajo sugjeroi që të përdorin paracetamol dhe të konsumohen lëngje e ushqime të shumëllojshme.

LEXO EDHE:  “Rrëmbehu nga Shqipëria”, një video-reagim ndaj filmit të famshëm “Taken” dhe aktorit Liam Neeson

“Nëse pas 4-5 ditësh fëmija ka shenja të rënduara, si frymëmarrje të vështirë apo kollë të fortë, duhet të drejtohemi te mjeku pediatër ose duke komunikuar me 127-n”, u shpreh shefja e Infektivit të Pediatrisë.

Më tej ajo tregoi se për fëmijët që duhet të shtrohen në spital do të ketë pavion me hyrje të veçantë, krejtësisht i izoluar nga pjesa tjetër e spitalit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Italia humb 33 mjekë nga koronavirusi/ Meta: Ka potencial të kemi të infektuar edhe këtu

Publikuar

-

Nga

Italia ka humbur sot edhe 4 mjekë nga koronavirusi duke e çuar numrin e bluzave të bardha që kanë vdekur nga epidemia në 33 gjithsej.

Lidhur me këtë cëshjte ka folur dhe presidenti Ilir Meta. I ftuar në “Real Story” Meta u shpreh se kur kjo gjë ndodh në Itali, mundësia që edhe këtu të kemi të infektuar është e lartë.

“Sipas vlerësimit tim, sfida më e madhe që kemi ne në të gjithë këtë situatë të jashtëzakonshme dhe ende të panjohur mirë është të mbrojmë mjekët dhe personelin shëndetësor që është në vijën e parë të kësaj beteje.

Kur ndodh që mjekët të infektohen në Itali, sigurisht që ka potencial të kemi të infektuar edhe këtu. Është e rëndësishme që të mos shkojmë deri në situatën e Italisë. Sot morëm masat dhe personeli i vijës së parë do të keetë të gjitha mjetet që duhet.

LEXO EDHE:  Shqipëria një destinacion i panjohur

LEXO EDHE:  Shqipëri-Gjermani/ Shtohen marrëveshjet e bashkëpunimit

Ilir Meta nënvizoi se tamponet janë gati dhe se do të testohen të gjithë ata që kanë pasur kontakt me të infektuarit me koronavirusin ose kanë simptoma të dyshuara.

Shqipëria do t’i ketë të gjitha mundëstë e tamponimit. Por, mbi të gjitha është mbrojtja e personelit që të menaxhojnë këtë situatë.

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Analiza e profesorit/ Thirrja laj duart do të na kthehet në bumerang krize globale për ujë!

Publikuar

-

Nga

Një ndër masat parandaluese dhe që na mbron nga infektimi me Covid-19, sipas specialistëve është larja e shpeshtë e duarve.

Për këtë, kreu i qeverisë, Edi Rama u dërgoi dhe një mesazh në celular të gjithë qytetarëve.

‘Edi jam! Te lutem laj duart shpesh. Mos lëviz nga shtëpia për qejf. Hap dritaret sa te mundesh. Ruaju nga informacioni i rreme. Mos ki frikë, po bëj shumë kujdes. Për çdo shenjë merr 127. Të përqafoj nga larg’, shkruhej në mesazh.

Por një analizë ndryshe, ka bërë Profesor Ilir Pecnikaj. Nëse një qytetar do e zbatonte këtë rregull, pra larjen e duarve shpesh dhe mbi 20 sekonda cdo herë, do shpenzonte mesatarisht 20 litra ujë në ditë.

Ndërsa një familje me 5 anëtarë do ti duhen 100 litra ujë çdo ditë, më shumë se në ditët e zakonshme.

Megjithëse shumë e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit, Pecnikaj thekson se e gjitha kjo mund të kthehet në një bumerang krizë globale për ujë dhe ndotjen e tij.

Për ti kursyer Shqipërisë 50.000 m3 ujë/ dite, gjate kësaj kohe të jashtëzakonshme e cila parashikohet të jetë 2-3 muaj, ai jep dhe disa këshilla më poshtë.

“Një pyll po digjej, të gjitha kafshet e ketij pylli, me në krye mbretin Luan, po largohen me vrap prej pyllit. Një harabel po udhetonte në të kundërtën e turmës, drejt zjarrit. Luani e ndaloj dhe e pyeti, – ku po shkon, a nuk e shikon që i gjithe pylli po digjet?
– Po por unë po shkoj të hedh ujë mbi të.
– Luani qeshi dhe i thotë , – me ato 2-3 pika do ta fikesh?
Harabeli i pergjigjet, – UNE PO BEJ PJESËN TIME.

Duke u nisur nga kjo fabulë , në këto ditë të vështira që po kalojmë, do të kërkoja 2 gjëra ty miku im virtual.
1. RRI DHE MOS DIL NGA SHTËPIA PËR ASNJË ARSYE E CILA NUK ËSHTË ME E MADHE SE VETË JETA.
2. Thirrja laj duart do të na kthehet në një bumerang krizë globale për ujë dhe ndotjen e tij.
Normalisht na është kërkuar që ti lajmë duart sa më shpesh dhe mbi 20 sec çdo herë. Duke vepruar kështu ne harxhojmë së paku 2 litra ujë për çdo larje duarsh, pra së paku 20 litra ujë çdo ditë. Një familje me 5 veta do ti duhen 100 litra ujë çdo ditë, më shumë se në ditët e zakonshme. Por kjo është e nevojshme për të ndaluar virusin.
Atëherë çfarë të bëjmë?
Nëse doni të jeni të përgjegjshëm, ndaleni ujin e rubinetit gjatë kohës që të ferkoni duart me sapun dhe kështu ju mund të kurseni rreth 80-85% të ujit.
Nëse mund t’i bindni njerëzit tuaj për ta bërë këtë, do të kursehen rreth 85 litra ujë mesatarisht çdo ditë për familje.
Sa ujë do kursehej kështu?!
Në Shqipëri mund të kursejmë 50.000 m3 ujë/ dite, ose gjate kësaj kohe të jashtëzakonshme e cila parashikohet të jetë 2-3 muaj, ne mund ti kursejmë kësaj toke rreth 4.000.000 m3 ujë të paster.
BËHU I NDËRGJEGJSHËM, NDERGJEGJESO NJERZIT ME TË CILËT BASHKËJETON.
Kështu mund të bëhesh një qytetar i mirë, për të cilin kjo tokë ka shumë nevojë. Ky është një punë e thjeshtë që mund të bësh, si i till ti do të jesh heroi për vete, komunitetin, gjithë shoqërinë e mbi të gjitha për tokën ku jetojmë e cila çdo ditë e më shumë po përpëlitet nga ndotjet!!!
Ju lutem shperdajeni sepse kjo është një mënyrë e thjeshtë por shumë e efektshme për të parandaluar ndotjen dhe për të ruajtur këtë pasuri të pa çmueshme natyrore, siç është UJI!’

LEXO EDHE:  Ambasadorja e BE: Drejtësia shqiptare është drejtësia e zarfeve me para

LEXO EDHE:  Ambasadorja e BE: Drejtësia shqiptare është drejtësia e zarfeve me para

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rama shtrëngon masat/ “Më shumë Forca të Armatosura në rrugë, nëse shohin dy veta bashkë t’i gjobisin”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sërish shtrëngim të masave për qytetarët që dalin në rrugë dhe shkelin rregullat e vendosura në kuadër të masave për koronavirusin.

Rama urdhëroi ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçkën të shtojë numrin e Forcave të Armatosura në rrugë edhe gjatë orarit të lëvizjes.

Kreu i qeverisë deklaroi se nëse kapen së bashku dy veta në rrugë duhet të gjobiten menjëherë.

“Forcat e Armatosura të jenë sa më prezente gjatë kohës së lejimit të qarkullimit, duhet të jenë në terren patjetër siç janë, por dhe të dalin dhe kur shikojnë dy njerëz në rrugë bashkë. Të bëjnë atë që bën policia. T’i thonë stop këtu dhe të thërrasin policinë t’i vënë gjobë. Dhe pensionistët t’i ndalojnë dhe t’i urdhërojnë të shkojnë menjëherë në shtëpi”, tha Rama gjatë një mbledhje online me ministrat e kabinetit të tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE