Connect with Us

Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë/ Konfirmohen 8 raste të reja

Kosova & Rajoni

Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë/ Konfirmohen 8 raste të reja

Publikuar

-

Është rritur bilanci i personave të infektuar me Koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftoi pak monuta më parë se sot janë konfirmuar dhe 8 raste të reja.

“Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga terreni. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitivë”, shkruhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Vdes punonjësi i Administratës së Kuvendit në vend të punës

Sipas institutit, rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri. Në total numri i personave të prekur nga COVID-19 është 71.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Bilanci në Greqi/ 821 të infektuar me koronavirus dhe 22 viktima

Publikuar

-

Nga

Greqia ka regjistruar vetëm ditën e sotme 78 raste të reja të infektuar me koronavirus.

Media e shtetit fqinj “Kathimerini” raporton se në total numri i të infektuarve ka shkuar në 821. 134 pacientë ndodhen të shtruar në spital, nga të cilët 53 janë në terapi intensive.

Ndërkohë sipas medias greke, në vendin fqinj kanë humbur jetën 22 persona të prekur nga COVID-19.

LEXO EDHE:  Vuçiç: Kosovës i është vënë vula e pavarësisë

LEXO EDHE:  Lufta kundër korrupsionit, IKD: Po bëhet vetëm në letër

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë për sëmundje koronare të zemrës, Sotiris Tsiodras, gjatë një deklarate për shtyp konfirmoi shifrat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shënohet viktima e tretë nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ 177 të infektuar

Publikuar

-

Nga

Shënohet viktima e tretë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Viktima është një grua nga fshati Ballancë e Qendër Zhupës. Lajmin e njoftoi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ndërkaq numri i të prekurve ka arritur në 177, nga të cilët 29 janë konfirmuar vetëm në 24 orët e fundit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Krizë në kohën e koronavirusit/ Albin Kurti flet në seancën për rrëzimin e tij: Nuk më latë as 100 ditë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në seancën ku do të votohet mocioni i mosbesimit për rrëzimin e qeverisë së tij.

Kurti, e ka nisur fjalimin e tij duke thënë se është krenar për kabinetin qeveritar, teksa ka përmendur edhe vendimet që kanë marrë që prej kur e kanë nisur punën.

Jo vetëm që nuk i patëm 100 ditë për ta dëshmuar vetën, sot mund të them që jam krenar me këtë kabinet dhe me të arriturat e tij, qysh në fillim i përgjysmuan pagat e kabinetit qeveritar, po jo edhe pagat e sistemit të drejtësisë, dëshiruam të tregojmë se cka konsiderojmë vlerë, i shkarkuam 7 koordinatorët e panevojshëm nacional, u aprovua mbështetja financiare pas stuhisë në Komunën e Pejës dhe të Istogut, u shkarkua bordi i Telekomit, u shfuqizua vendimi për pagat e ish-ministrave dhe ish zëvendësministrave pasi që e përfundojnë mandatin.

Ndarja e mjeteve financiare në shumë prej 200 mijë euro për dëmet nga tërmeti si shtesë për shumë ndihma, u shkarkua bordi i Infrakosit, u shfuqizua vendimi ku ju bëheshin favore këshilltarëve. Kemi ndarë një shumë prej 10 milionë euro për luftimin e virusit korona. 

Vettingu që përbëhet nga 10 profesionistë, e ministrat tanë kanë bërë një punë të madhe dhe të palodhur. Shfuqizimi I vendimeve për emërimin e 14 konsujve të kotë. Aprovimi i buxhetit të Kosovës”, ka thënë Kurti, teksa ka përmendur edhe masat që kanë marrë për të paranadaluar përhapjen e infeksionit koronavirus.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Kosovë/ Ja rezultatet në të gjitha komunat

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Kosovë/ Ja rezultatet në të gjitha komunat

Ai ka përmendur edhe heqjen e tarifës deri me 1 prill, derisa ka thënë se pastaj do të vazhdohet me reciprocitet./Express

LEXO TE PLOTE