Connect with Us

Rama shtrëngon masat/ “Më shumë Forca të Armatosura në rrugë, nëse shohin dy veta bashkë t’i gjobisin”

Sociale

Rama shtrëngon masat/ “Më shumë Forca të Armatosura në rrugë, nëse shohin dy veta bashkë t’i gjobisin”

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sërish shtrëngim të masave për qytetarët që dalin në rrugë dhe shkelin rregullat e vendosura në kuadër të masave për koronavirusin.

Rama urdhëroi ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçkën të shtojë numrin e Forcave të Armatosura në rrugë edhe gjatë orarit të lëvizjes.

Kreu i qeverisë deklaroi se nëse kapen së bashku dy veta në rrugë duhet të gjobiten menjëherë.

“Forcat e Armatosura të jenë sa më prezente gjatë kohës së lejimit të qarkullimit, duhet të jenë në terren patjetër siç janë, por dhe të dalin dhe kur shikojnë dy njerëz në rrugë bashkë. Të bëjnë atë që bën policia. T’i thonë stop këtu dhe të thërrasin policinë t’i vënë gjobë. Dhe pensionistët t’i ndalojnë dhe t’i urdhërojnë të shkojnë menjëherë në shtëpi”, tha Rama gjatë një mbledhje online me ministrat e kabinetit të tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Parashikimi i astrologut shqiptar/ Ja kur do ta fitojmë betejën me COVID-19 dhe kur do përfundojë izolimi

Publikuar

-

Nga

Astrologu i njohur shqiptar Jofiel Koço ka bërë një parashikim me detaje të situatës aktuale në Shqipëri, ku koronavirusi ka prekur 146 persona dhe i ka marrë jetën 5 të tjerëve.

Koço thotë se për të kuptuar nga ana astrologjike se çfarë solli një pandemi globale, duhet të shikojmë kombinimin e rrallë midis Plutonit dhe Saturnit.

“Saturni kishte kohë që ndodhej në Bricjap, por kur më 4 dhjetor hyri dhe Jupiteri në shenjën e Bricjapit i dha shumë shtysë fillimit të këtij virusi që për herë të parë u shfaq në Dhjetor 2019. Kur Saturni u takua me Plutonin më 5-6 Janar 2020 , bota dëgjoi për herë të parë për virusin, nga shenjat që disa njerër në Kinë po shfaqnin.

Takimet e Plutonit me Saturnin janë shumë fatkeqe dhe në Astrologji, ky kombinacion quhet në mënyrë të koduar si: “Hëna e 6″-të. Kombinimet midis hënës dhe diellit, quhet hëna e parë kombinimi midis Mërkurit dhe Jupiterit quhet hëna e 2-të, e kështu me radhë… Hëna E 6-të, ose takimi Pluton-Saturn është aq famëkeq sa që janë bërë dhe filma-horror me titullin: “HËNA e 6-të” ku subjekti i horrorit kanë qenë njerëz të infektuar, të shpërfytyruar dhe të de-humanizuar që iknin rrugëve…..”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Sipas tij, eleminimi i pandemisë do të kalojë disa faza që lidhet me tranzitët planetarë. Ai pretendon se vetëm pas datës 21 prill mund të zbutet izolimi dhe COVID-19 do të mposhtet deri më 6 qershor.

“1)- Saturni doli nga Bricjapi më 22 -Mars, duke hyrë në Ujor. Ne nuk jemi më nën efekti i hënës së 6-të, sepse nuk kemi më Saturnin dhe Plutonin në një shenjë. Kjo i sjell shumë më optimizëm situatës.

Çfarë do sjellë Saturni në UJOR? Ujori kontrollon disa sektorë:  Kompjuter- elektonikën, elektricitetin dhe farmaceutikën. Tani Sektori Farmaceutik do marrë shumë vëmendje. Shpikje ilaçesh, vaksina, vitamina etj.

LEXO EDHE:  Revoltohen emigrantët/ Protestë kundër Ramës në Athinë

LEXO EDHE:  Blushi zbulon skenarin/Çfarë rrezikojnë Rama dhe Meta

2)-Marsi më 31 mars del nga Bricjapi dhe hyn në Ujor . Kjo sjell shumë optimizëm. Nxjerr njerëzimin nga “shokimi”, pamvarësisht se shumë shtete do kenë rritje të të infektuarve deri sa të arrijnë “pikun” e tyre…

3)- Më 1 prill venera del nga Dashi dhe hyn në Dem. Sjell shpresë,” ringjallje”, vitalitet. Më 21 prill dielli hyn në Dem, duke rigjeneruar forcat tona, duke i parë gjërat me sy realist dhe jo me frikë dhe panik sikurse i shikojmë tani.

4)- Më 6 qershor, aksi hënor hyn tek Binjaket, shenjë që kontrollon mushkërite dhe kjo është faza finale e mposhtjes së virusit. Dalja e Saturnit dhe Marsit nga Bricjapi, nga Plutoni i “tmerrshëm”, pavarësisht rritjes së numrit të infektimeve, që janë pasojë e të shkuarës nuk duhet të japë pesimizëm.

(Përsa i përket karantimit, vetëm pas datës 21 prill (e tutje) kur dielli te hyjë në shenjën e Demit dhe vetëm gjatë kesaj shenje ka mundqsi të dalim, ose të “zbutet” Izolimi. Zbutjen e mbështet dhe takimi uran-mërkur në Dem më 1 maj)”, nënvizon më tej astrologu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Ne gjithë jetën e kemi luftë”/ Pipero nxjerr fotot e heronjve të Infektivit

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, disa foto me kolegët e tij gjatë punës në Spitalin Infektiv.

Pipero jep dhe disa të dhëna për situatën e pacientëve, ndërsa thotë se e gjithë jeta e bluzave të bardha është luftë me agjentët mikrobikë.

Mjeku i bën thirrje gjithashtu qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, për të mos rënë në kontakt me koronavirusin.

“Si në një betejë të vërtetë, por këtë radhë me një armik të pa dukshëm dhe shumë vrastar, shume tinzar dhe ende të pa njohur mirë nga shkenca mjekësore, pavijonet e spitalit infektiv njëri pas tjetrit po hyjnë në beteje. Këta mjekë e infermiere janë një pjesë e ekipit të talentuar, punëshumë e fjalëpakë, të përkushtuar deri në fund për ta fituar betejën me covid 19. Ne sot kemi ne spital 72 paciente, secili me probleme nga të lehta deri shume të rënda shëndetësore, por kemi edhe 17 të shëruar, edhe pse ju duhet ende të qëndrojnë në shtëpi. Ne jemi në detyre, për t’ju shërbyer juve, Ju të dashur qytetare qëndroni në shtëpi për të mos rënë në kontakt me virusin. Së bashku do e fitojmë këtë beteje, se lufta vazhdon. Ne bluzat e bardha e kemi gjithë jetën sfidë, gjithë jetën luftë me agjentet mikrobike, bakterie apo viruse qofshin ato, sikundër është dhe Covid 19. Se bashku ja dalim, se bashku do fitojmë!”

LEXO EDHE:  Vendimi për Dashamir Xhikën/ Zbulohen prapaskenat

LEXO EDHE:  Blushi zbulon skenarin/Çfarë rrezikojnë Rama dhe Meta

LEXO TE PLOTE

Sociale

Koronavirusi “gjunjëzon” ekonominë/ Turizmi në kolaps, mbi 93 mijë të papunë

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi duket se do të sjellë pasoja katastrofike edhe në ekonomi, ku ndër sektorët më të prekur është a ii turizmit.

Kreu i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit, Zak Topuzi, në një lidhje direkte sot në Top Talk, tha se turizmi është në kolaps të plotë.

“Turizmi është në kolaps të plotë. Janë pezualluar të gjitha aktivitetete. Janë bllokuar kufijtë. Turizmi është një ndër industritë më të rëndësishme të boe sot është ndër industritë në situatën më të vështirë dhe pa asnjë mundësi mbijeteses”-tha Topuzi.

Më tej, ai theksoi se situata që po kalon vendi për shkak të koronavirusit, vetëm në këtë sector ka lënë rreth 93 mijë punonjës pa punë.

LEXO EDHE:  Blushi zbulon skenarin/Çfarë rrezikojnë Rama dhe Meta

LEXO EDHE:  Krerët e narkoshtetit/ Berisha i nxjerr me foto

Sipas tij, çdo turist që zbret në Rinas, punëson rreth 7 deri në 8 persona, gjë që do të thotë se numri i personave të lënë pa punë është shumë i lartë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE