LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama merr një për një qytetarët denoncues/ Telefonata e papritur i ndërpret bisedën: Bonjour Mr. President...

25 Mars 2020, 20:37, Politikë CNA
Rama merr një për një qytetarët denoncues/ Telefonata e

Kryeministri Edi Rama ka telefonuar mbrëmjen e sotme një për një qytetarët që kanë bërë denoncime në portalin e vënë në dispozicion për situatën aktuale të Shqipëriaqëduam.al.

Rama i ka pyetur qytetarët për sqetësimet e tyre dhe i ka premtuar se do t’i japë zgjidhje çdo situate, por gjatë një bisede një telefonatë e papritur e ka ndërprerë.

Kreu i qeverisë ka ndërprerë bisedën me qytetaren dhe u përgjigj ?Bonjour Mr. President?. Pas një shkëputje, kryeministri i tregoi qytetares se ai që e ndërpreu ishte Presidenti i Këshillit Europian.

?Ishte një telefonatë me Presidentin e Këshillit Europian. Se dija çfarë ore ishte telefonata dhe po i bëj të dyja gjërat njëkohsësisht?, tha Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga