Connect with Us

“Mos u bëni idiotë”/ 39-vjeçari në gjendje kritike, mesazh të fortë qytetarëve

Bota

“Mos u bëni idiotë”/ 39-vjeçari në gjendje kritike, mesazh të fortë qytetarëve

Publikuar

-

Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës dhe fatkeqësisht ka marrë mijëra jetë njerëzish.

Në kohën që shumë vende po përballen me një betejë të fortë më Covid-19, këshilla për qytetarët vinë jo vetëm nga specialist të shëndetit publik por edhe persona të prekur nga ky virus.

Një 39 vjeça Britanir në, i cili ndodhet në gjendje kritike nga koronavirusi, ka lutur qyetarët që “të qëndrojnë në shtëpi” dhe “të mos bëhen idiotë”.

Sipas medieve britanike, Matt Dockray, 39 vjeç, gjendet në kujdesin intensiv, ndërsa pret të vihet në një ventilator në një spital.

Mjekët thanë që mushkëritë e tij kishin probleme dhe ai u sëmur në mënyrë kritike.

“Kjo më jep mundësinë të paralajmëroj secilin prej jush që mendon se janë të pathyeshëm, ose që po shkelin çdo këshillë për të dalë pa asnjë arsye”, tha babai me origjinë nga Ëakefield, Ëest Yorkshire.

“Thuajse çdo orë, unë po shikoj dhomat e shënuara me një rreth të kuq, duke identifikuar ato kritike me Covid-19 – ndërsa familja e tyre u thonë lamtumirë përmes xhamit.

Për të gjithë ata që mendojnë se ata thjesht mund të kenë një kollë dhe simptoma të buta, ose që mendojnë se e kanë pasur atë, kështu që do të jenë mirë – ju lutemi mos u bëni idiotë.

LEXO EDHE:  Evropa propozon mbylljen e kufijve të saj

Unë nuk do ta dëshiroja këtë për asnjë armik. Unë madje regjistrova një video për gruan dhe fëmijën tim për t’iu thënë lamtumirën, sepse në një moment gati u dorëzova për shkak të dhimbjes dhe frikës.

Unë kam qenë i sëmurë për tre javë, nga një kollë e vogël që në ditën kur pashë futboll në Ëembley më 1 mars. Kisha të dridhura, ethe dhe dhimbje koke.

Ditë për ditë, ndjehesha më keq, por vazhdoja – duke injoruar çdo këshillë familjare.

Unë nuk u largova nga shtrati për pesë ditët e ardhshme, dhe isha duke u përpjekur të qëndroja zgjuar dhe të marr frymë siç duhet.

Më në fund, gruaja ime nuk mund të më dëgjonte më dhe thirri një ambulancë. … Mjekët më thanë që ata menduan se kisha Covid-19 ” tha Matt Dockray.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Krizë në kohën e koronavirusit/ Albin Kurti flet në seancën për rrëzimin e tij: Nuk më latë as 100 ditë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në seancën ku do të votohet mocioni i mosbesimit për rrëzimin e qeverisë së tij.

Kurti, e ka nisur fjalimin e tij duke thënë se është krenar për kabinetin qeveritar, teksa ka përmendur edhe vendimet që kanë marrë që prej kur e kanë nisur punën.

Jo vetëm që nuk i patëm 100 ditë për ta dëshmuar vetën, sot mund të them që jam krenar me këtë kabinet dhe me të arriturat e tij, qysh në fillim i përgjysmuan pagat e kabinetit qeveritar, po jo edhe pagat e sistemit të drejtësisë, dëshiruam të tregojmë se cka konsiderojmë vlerë, i shkarkuam 7 koordinatorët e panevojshëm nacional, u aprovua mbështetja financiare pas stuhisë në Komunën e Pejës dhe të Istogut, u shkarkua bordi i Telekomit, u shfuqizua vendimi për pagat e ish-ministrave dhe ish zëvendësministrave pasi që e përfundojnë mandatin.

Ndarja e mjeteve financiare në shumë prej 200 mijë euro për dëmet nga tërmeti si shtesë për shumë ndihma, u shkarkua bordi i Infrakosit, u shfuqizua vendimi ku ju bëheshin favore këshilltarëve. Kemi ndarë një shumë prej 10 milionë euro për luftimin e virusit korona. 

Vettingu që përbëhet nga 10 profesionistë, e ministrat tanë kanë bërë një punë të madhe dhe të palodhur. Shfuqizimi I vendimeve për emërimin e 14 konsujve të kotë. Aprovimi i buxhetit të Kosovës”, ka thënë Kurti, teksa ka përmendur edhe masat që kanë marrë për të paranadaluar përhapjen e infeksionit koronavirus.

LEXO EDHE:  MSH me “dorë të hekurt” kundër koronavirusit/ Vetëkarantinim i detyruar për çdo udhëtar që hyn në Shqipëri!

LEXO EDHE:  Evropa propozon mbylljen e kufijve të saj

Ai ka përmendur edhe heqjen e tarifës deri me 1 prill, derisa ka thënë se pastaj do të vazhdohet me reciprocitet./Express

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

LDK nuk tërhiqet/ Vijon seanca për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë

Publikuar

-

Nga

Prej gati një ore, Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, që është iniciuar nga partia në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Mocioni i LDK-së është mbështetur edhe nga partitë opozitare. Ndërkohë që thirrja e kësaj seance në kohën e pandemisë së COVID-19 është vlerësuar në forma të ndryshme nga SHBA-ja dhe disa vende evropiane.

Pas kërkesës së Francës dhe Gjermanisë, drejtuar LDK-së që të heq dorë nga mocioni, ka reaguar lideri i saj, Isa Mustafa duke thënë se bashkëpunimi me Gjermaninë dhe Francën sikurse edhe me vendet e tjera të Bashkimit Evropian është me rëndësi themelore për LDK-në dhe për Kosovën.

LEXO EDHE:  Silva Bino mesazh të rëndësishëm qytetarëve/ Ja elementi kryesor për të luftuar COVID-19

LEXO EDHE:  Silva Bino mesazh të rëndësishëm qytetarëve/ Ja elementi kryesor për të luftuar COVID-19

“Kosova ka gëzuar përherë përkrahje të fuqishme të këtyre vendeve. Prandaj edhe e mirëkuptojmë brengën e tyre për situatën aktuale në Kosovë.
LDK ka bërë të gjitha përpjekjet ta bindim partnerin tonë të koalicionit për bashkëpunim me mirëkuptim por nuk kemi arritur. Në vend të kësaj ka bërë vazhdimisht veprime të njëanshme dhe për LDK-në të dëmshme”, ka shkruar Mustafa.

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi “mbërrin” në Mbretëri/ Princi Charles rezulton pozitiv

Publikuar

-

Nga

Princi Charles ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Tashmë ai dhe bashkëshortja, Dukesha e Cornëall tashmë janë izoluar në shtëpinë e tyre në Skoci.
Sipas mediave ndërkombëtare, bashkëshortja e tij ka rezultuar negative ndaj testit të Covid-19.

Zëdhënësi i shtëpisë ka njoftuar se Princi do të punojë nga shtëpia, pasi ka shfaqur disa simptoma të lehta.
Bëhet me dije se gjendja shëndetësore e Princit është e stabilizuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE