Connect with Us

Mjeku i infektuar me koronavirus këshilla qytetarëve/ “E kam kaluar në kushte shtëpie”

Lajme

Mjeku i infektuar me koronavirus këshilla qytetarëve/ “E kam kaluar në kushte shtëpie”

Publikuar

-

Mjeku infeksionist në Spitalin e Durrësit Beqir Gelaj, u infektua me koronavirus nga një paciente e prekur , e cila kishte shkuar të vizitohej.

Mjeku tregon se në momentin kur është paraqitur pacientja ka qenë i pajisur me doreza dhe maskë, ndërsa 4-5 ditë më pas ka qenë në gjendje të lodhur.

“Për 4-5 ditë kam qenë i lodhur. Nuk kam pasur temperaturë dhe simptoma të tjera. E kam kaluar në kushte shtëpie. Bashkëshortja rezultoi se nuk ishte prekur, rezultoi negative”, u shpreh mjeku për Euro News.

LEXO EDHE:  Kanceri/ Tre  këshilla  për të përballuar  tmerrin e njërëzimit

Ndërkaq, Gelaj këshilloi qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, të respektojnë rregullat, të mbajnë higjienë dhe të ushqehen mirë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

COVID-19/ Zbulohet dokumenti konfidencial, kompania ndërkombëtare 6 propozime Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Një kompani ndërkombëtare e vlerësimit të sigurisë shëndetësore ka përgatitur një dokument konfidencial konsultativ për strategjinë e përballjes së koronavirusit.

Mësohet se dokumenti i kompanisë e cila ka qendrën në Monako, është i datës 24 mars 2020  dhe aktualisht po qarkullon në institucionet tona shtetërore. Sipas Top Channel, në dokument thuhet se Shqipëria ka risk më të ulët për t’u prekur nga koronavirusi për shkak se popullsia ka moshë mesatare 33.4 vjeç dhe vetëm 24% është mbi 55 vjeç.

Kompania thotë se Shqipëria ka marrë masa në kohë për ta përballuar pandeminë, ndërsa bën edhe 6 sugjerime, ku mes të tjerave janë edhe masat shtesë.

“Zbatimin e strukturës me kode me ngjyrë për të ndjekur situatën me infeksionin, e ngjashme me atë të zbatuar në Singapor për të informuar popullsinë në lidhje me riskun dhe ndërgjegjësimin në rrugë të qartë dhe sa me të kollajtë. Monitorim të përditshëm të nivelit të vdekjeve duke vlerësuar riskun e këtij vrulli dhe trendin. Kompanitë duhet të organizojnë transportin për në vendet e punës dhe kthim të punonjësve duke siguruar masa sanitare gjatë transportit, si testim temperature përpara se hypin në autobusë dhe të respektohet distancimin fizik mes tyre”, thuhet në dokument, ndërkohë që më tej i sugjerohet qeverisë që të orientojë biznesin privat të prodhojë mjete spitalore.

LEXO EDHE:  Frika nga koronavirusi/ Rama sulmon mediat dhe politikanët: Nuk luftohet me gjithollogji

LEXO EDHE:  7 ushqimet që duhet të hajë çdo femër dhe këtu keni fije për pe çfarë duhet të dini

“Është e nevojshme rikonfigurimi fabrikave në prodhimin e mjeteve sanitare përmes inkurajimit në të bërin e kësisoj siç është shembulli nga Italia ku shumë fabrika u kthyen në prodhuese të maskave mbrojtëse. Duhet po ashtu një numër i konsiderueshëm mjetesh higjenike si maska, doreza, syze etj, të jenë të disponueshme për ata që kanë nevojë në mënyrë të posaçme për personelin shëndetësor dhe qytetarët me probleme të mëpërparshme shëndetësore. Supermarketeve, farmacive dhe vendeve publike duhet tu përcaktohet se në kohën kur janë hapur ato të kenë, numër të limituar njerëzish që hynë, sikurse koha e hapjes së tyre duhet të jetë e atillë që të eliminohen dyndjet”, nënvizohet në dokument.

Ndërkohë që në fund, kompania ndërkombëtare pretendon se Shqipëria do ta kalojë më butësisht koronavirusin si nga humbjet humane dhe nga ato ekonomike, duke vijuar me masat e marra dhe i duke i shtuar ato sipas sugjerimeve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Piku nuk do jetë në prill”/ Mjeku tregon kur do të zbutet pandemia në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

“Piku me gjasë do të ndodhë diku në maj”, kështu deklaroi mjeku i njohur Alban Ylli teksa po fliste për situatën aktuale në Shqipëri.

Epidemiologu tha se shifrat e të prekurve rriten çdo ditë më shumë, ndaj sugjeroi se ritmi duhet të jetë më i kontrolluar. Ai theksoi se kjo është arsyeja pse nuk mund të parashikohet dot se çfarë mund të ndodhë dhe sa do të arrijë kurba.

“Ky padyshim nuk është piku, por fillimi i rritjes. Piku me gjasë do të ndodhë diku në majë. Nëse nuk do kishim këto masa piku do të ndodhte në prill”, u shpreh mjeku në studion e Abc News, ndërsa nënvizoi se nëse nuk do ishin marrë masa mund të kishim një kolaps të sistemit.

LEXO EDHE:  Drejtoria e Përgjithshme Detare jep njoftimin/ Ndalohen udhëtimet në këto destinacione

LEXO EDHE:  A është ushqimi burim transmetimi i koronavirusit?/ AKU i jep fund aludimeve

“Do i shihnim njerëzit nëpër korridore. Tani do të infektohen njerëzit në një kohë më të gjatë. Epidemia do të ketë zbutjen e vet, nga fundi i majit, ai sërish do të fillojë të qarkullojë, deri sa të arrijë qëllimin për të infektuar 60% të popullatës”, nënvizoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

E izoluar në Spanjë me të dashurin/ Rrëfehet Olta Gixhari: Shita biznesin, tani jam tek pjesa e mjaltit

Publikuar

-

Nga

Periudha e karantinimit e ka gjetur aktoren e njohur shqiptare Olta Gixharin në Spanjë, ku ndodhet tashmë e izoluar së bashku me të dashurin misterioz.

Olta ka treguar se vetëm pak para se të shpërthente pandemia, ajo kishte shitur biznesin e saj në Shqipëri dhe këtë e cilëson si një lëvizje të zgjuar.

“Në fakt në lidhje me biznesin, bëra gjënë më të mençur që mund të një një njeri para një pandemie. Unë e shita atë. I bëra të keqes përpara. Tani jam shumë më e qetë, sepse do isha shumë e stresuar nëse do kisha biznesin akoma hapur në Shqipëri, do kisha punëtorët që duhet t’i paguaja. E shita për ta rihapur sërish në Tiranë, por kjo do të vijë kur çdo gjë të normalizohet”, tha aktorja në një lidhje në skype me emisionin “Wake Up”.

Më tej ajo rrëfeu se aktualisht po jeton me të dashurin dhe periudhën e karantinimit po e shijojnë shumë.

LEXO EDHE:  Pjesëtari i stafit të tij u infektua me Covid-19/ Del përgjigjia e analizave të nënpresidentit amerikan

LEXO EDHE:  Këshilla të dobishme për menaxhimin e shtëpisë

“Kam kuptuar që jam shumë e lezetshme në shtëpi, vetë i dytë, kam zbuluar që i marr pluhurat shumë mirë, dhe kam zbuluar që jam një njeri me një durim të jashtëzakonshmë. Ne jemi akoma tek pjesa e mjaltit. Unë jam natyrë shumë e lumtur dhe positive dhe pjesën e karantinimit këtu e kam marrë me një pozitivitet shumë të madh. Ne po e shijojmë shumë këtë periudhë, bëjmë gjërat që secili bën në shtëpi, mbase mund të qeshim pak më shumë se sa çiftet e tjera… Ne jemi shumë të lumtur që jemi bashkë,” deklaroi Olta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE