LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta flet për situatën aktuale/ Zbulon arsyen pse ftoi Bashën në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

25 Mars 2020, 20:22, Politikë CNA
Meta flet për situatën aktuale/ Zbulon arsyen pse ftoi Bashën

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për situatën aktuale të krijuar nga koronavirusi dhe tregoi se përse e kishte ftuar edhe kryetarin e opozitës Lulzim Bashën.

?Kjo mbledhje synonte realizimin e një vlerësimi për situatën dhe për përmirësimin e mekanizmit reagues, me qëllim minimizimin e pasojave për qytetarët dhe të gjitha efektet në ekonominë kombëtare, familjare dhe të drejtat e çdo qytetari. Kjo ishte arsyeja pse ishte i ftuar edhe kreu i PD, Lulzim Basha për të shfaqur edhe ai pikpamjet e tij dhe të opozitës për të dhënë sugjerimet dhe për të bashkërenduar punën?, tha Meta në Euro News.

Kreu i Shtetit deklaroi se të gjithë duhet të bëjnë përpjekjet e tyre, që nga qeveria që ka përgjegjësitë më të mëdha, përfshirë Bankën e Shqipërisë dhe opozitën. ai rrrëfeu se opozita është e përfshirë me idetë, qoftë dhe kritikat.

Sipas tij, qëllimi është për të inkurajuar energji pozitive dhe për të dhënë mesazhe bashkëpunimi dhe optimizmi tek qytetarët.

“Duke i ndërgjegjësuar të gjithë shqiptarët se secili prej tyre e ka për detyrë të japë kontributin e vet në këtë betejë, të dëgjojnë dhe të zbatojnë mesazhet dhe këshillat e autoriteteve. Jo vetëm të mos dalin në rrugë, por edhe brenda familjes, pasi bëhet fjalë për të mbrojtur shëndetin e tij dhe familjes dhe ekonominë tonë kombëtare dhe familjare?, tha ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga