Connect with Us

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë/ Zbardhen diskutimet mes Ramës, Bashës e Metës

Lajme

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë/ Zbardhen diskutimet mes Ramës, Bashës e Metës

Publikuar

-

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta u zhvillua sot mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nëpërmjet një video-konference.

Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, ministrat përgjegjës, si edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas njoftimit të presidencës Çështjet e diskutuara ishin:
Masat që janë marrë dhe po merren nga Qeveria për përballimin e situatës në vend dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të pasojave të COVID-19;
Përballimin e situatës ekonomike, nga efekti i sjellë nga përhapja e COVID-19;
Masat e marra për rikthimin e shtetasve shqiptare, të cilët kjo situatë i ka gjetur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Kryeministri Rama dhe anëtarët e qeverisë informuan për masat e marra dhe për skenarët që do të duhet të përballohen në varësi të zhvillimit të situatës.

Kryetari i Kuvendit Ruçi shprehu gatishmërinë për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit në këtë situatë.
Kryetari i Partisë Demokratike Basha shprehu pikëpamjet dhe sugjerimet e opozitës për të përballuar këtë pandemi.

LEXO EDHE:  Kaos dhe radhë para ambasadës gjermane/ Rama dhe Basha “përzënë” shqiptarët

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u zhvillua në një frymë tepër konstruktive dhe bashkëpunuese, dhe pati si qëllim kryesor unifikimin e të gjitha energjive dhe kapaciteteve njerëzore, mjekësore e shkencore për të përballuar me efikasitet të plotë këtë situatë të vështirë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari, ekonomisë kombëtare, paqes sociale dhe sigurisë.

Presidenti Meta shprehu besimin se në këtë frymë uniteti, gjithëpërfshirjeje dhe bashkëpunimi, vendi do ta përballojë me sukses këtë situatë të vështirë, jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë botën, në interesin me të mirë të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

E izoluar në Spanjë me të dashurin/ Rrëfehet Olta Gixhari: Shita biznesin, tani jam tek pjesa e mjaltit

Publikuar

-

Nga

Periudha e karantinimit e ka gjetur aktoren e njohur shqiptare Olta Gixharin në Spanjë, ku ndodhet tashmë e izoluar së bashku me të dashurin misterioz.

Olta ka treguar se vetëm pak para se të shpërthente pandemia, ajo kishte shitur biznesin e saj në Shqipëri dhe këtë e cilëson si një lëvizje të zgjuar.

“Në fakt në lidhje me biznesin, bëra gjënë më të mençur që mund të një një njeri para një pandemie. Unë e shita atë. I bëra të keqes përpara. Tani jam shumë më e qetë, sepse do isha shumë e stresuar nëse do kisha biznesin akoma hapur në Shqipëri, do kisha punëtorët që duhet t’i paguaja. E shita për ta rihapur sërish në Tiranë, por kjo do të vijë kur çdo gjë të normalizohet”, tha aktorja në një lidhje në skype me emisionin “Wake Up”.

Më tej ajo rrëfeu se aktualisht po jeton me të dashurin dhe periudhën e karantinimit po e shijojnë shumë.

LEXO EDHE:  Basha flet me heshtjen e tij/Frikë apo paaftësi?

LEXO EDHE:  Incident në Korçë/ Studentët përzënë koordinatoren e Lulit

“Kam kuptuar që jam shumë e lezetshme në shtëpi, vetë i dytë, kam zbuluar që i marr pluhurat shumë mirë, dhe kam zbuluar që jam një njeri me një durim të jashtëzakonshmë. Ne jemi akoma tek pjesa e mjaltit. Unë jam natyrë shumë e lumtur dhe positive dhe pjesën e karantinimit këtu e kam marrë me një pozitivitet shumë të madh. Ne po e shijojmë shumë këtë periudhë, bëjmë gjërat që secili bën në shtëpi, mbase mund të qeshim pak më shumë se sa çiftet e tjera… Ne jemi shumë të lumtur që jemi bashkë,” deklaroi Olta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Kriza nga koronavirusi/ Anëtarja e AMA-s i propozon Bordit paketë lehtësuese për televizionet

Publikuar

-

Nga

Anëtarja e AMA-s, Suela Musta i propozoi sot Bordit paketë lehtësuese për televizionet në kushtet e krizës së koronavirusit.

Sipas saj, masat e propozuara  do të shërbejnë si mbështetje për mediat audiovizive në përballimin e krizës finaciare që epidemia po shkakton dhe mund të rëndohet në ditët në vijim. Masat e propozuara:

Tarifat e përvitshme të licencës për transmetime analoge dhe për shërbim programme audio dhe audiovizive në një rrjet rrajonal numeric(ku përfshihet tarifa e lartë RTSH për transmetimin digital. si dhe të gjitha tarifat e tjera që paguhen tek AMA për vitin 2020 nga operatorët audiovizivë, të shihet mundësia e uljes së tyre në një masë të konsiderueshme të pagesës dhe të shtyhet afati I shlyerjes së tyre, deri në një njoftim të dytë.

2 – Subvensionime të qeverisë për mediat audiovizive , portaleve online dhe gazetave për pagat e stafeve mediatike, ( gazetarë operatorë montazhierë )
të hiqen taksat e pushtetit lokale që rëndojnë mbi biznesin e medias deri në Një temë e vecantë që duhet të trajtohet në këtë forum është cështja e pagesave të pezulluara nga gazetarëve pas kësaj etape.
3- AMA të ngrejë urat e komunikimit me autoritetet tatimore dhe doganore për:

LEXO EDHE:  Edi Rama dhe Saimir Tahiri kryepolicofag!

LEXO EDHE:  Rama-Meta mbyllet takimi pas 4 oresh

• minimizimin e tatimeve mbi reklamat, tatim fitimin, pagesat e sigurimeve shoqërore ,
• pezullimin e pagesave te qerave shteterore dhe
• rishikimin e tarifave doganore për pajisjet dhe logjistikën e e transmetimeve audio vizive
4- Të zhvillohet një platformë online, diskutimesh të hollësishme me administratorët, pronarët , kryeredaktorët botuesit, gazetarë dhe ekspertët e komunikimit për përballimin e krizës financiare të shkaktuar nga epidemia . Me pjesëmarrjen e tv Kombëtare lokale, platformave dixhitale, tv kabllore, IPTV e tj.
5- Të mos vihet asnjë sanksion me gjobë ndaj OSHMA deri të paktën në fund të Qershor të 2020 ( afat I parashikuar dhe për mbylljen e dixhitalizimit ), vetëm raste tejet flagrante të shkeljes së etikës të parashikuara në Kodin e Transmetimit
6- Gjobat e vendosura gjatë ketyre dy muajve në pamundësi ndoshta për tu aministuar, të përgjysmohen dhe pagesat e tyre të shlyhen pas sezonit veror .
7- Të shihet mundësia e grandeve apo donacioneve , si nga pushteti local apo ai qendror përmes institucioneve, si dhe nga e organizatavet ndërkomvëtarë për mbështetjen e televizioneve lokale ( mqse ato janë subjekte të pafuqishme ekonomike)

LEXO TE PLOTE

Lajme

Stresi nga izolimi/ Ja disa mënyra si ta përballoni

Publikuar

-

Nga

Prej dy javësh vendi jonë ndodhet në izolim për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Shumica e qytetarëve që tashmë janë vetekarantinuar në shtëpitë e tyre, po përjetojnë stres nga izolimi.

Instituti i Shëndetit publik ka publikuar disa mënyra si të përballemi me stresin.

“Gjatë ditëve të karantinës nga COVID-19 stresi është i pranishëm tek të gjithë ne.
📌 Po ju listojmë disa mënyra si të përballeni me të 👇🏻”

LEXO EDHE:  Incident në Korçë/ Studentët përzënë koordinatoren e Lulit

LEXO EDHE:  Kaos dhe radhë para ambasadës gjermane/ Rama dhe Basha “përzënë” shqiptarët

 

 

LEXO TE PLOTE