Connect with Us

“Materialet mjekësore i blemë me lekët tona”/ Rama tregon marrëveshjen me presidentin Erdogan

Politikë

“Materialet mjekësore i blemë me lekët tona”/ Rama tregon marrëveshjen me presidentin Erdogan

Publikuar

-

Gjatë mbledhjes online me ministrat e kabinetit të tij, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu folën për pajisjet mjekësore dhe për ndihmën e Turqisë në këtë moment të vështirë.

Manastirliu tha se materialet nga Turqia u morën në dorëzim dhe po shpërndahen, ndërkohë që theksoi se po presin të vijnë sërish pasjisje mbrojtëse.

Ndërkohë, kreu i qeverisë theksoi se materialet janë blerë me paratë tona dhe se Turqia me ndihmën e presidentit Recep Tayyip Erdogan ka hapur kanalin e eksportit.

“Duhet theksuar se janë materiale të blera nga qeveria jonë, pjesë e buxhetit të luftës, por nderi i madh dhe avantazhi është që qeveria turke hapi kanalin e eksportit me urdhër të Presidentit. Pasi vendet kanë mbyllur kufijtë dhe kjo e bën shumë të komplikuar këtë luftë dhe që ne tani të garantojmë rezerva dhe këto janë të konsiderueshme falë këtij kanali që kemi hapur. Është një hapje ekskluzive kanali, pasi si Turqia dhe Kina janë mbyllur për kërkesat, por me urdhër të presidentit u hap”, nënvizoi Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjesti i Ramës në Kuvend/ Zëdhënësja e PD: Luan filma, hajdut serial

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në seancën e sotme parlamentare, u votua për zgjedhjen e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit.

Deputetët e PD zgjodhën të grisnin fletët e votimit dhe i hodhën në tokë, duke i bërë të pavlefshme.

Pas kësaj, kryeministri Edi Rama bëri gjestin e papritur, duke shkuar pranë kutisë dhe duke mbledhur fletët e grisura të votimit.



Pas këtij gjesti ka reaguar zëdhënësja e grupit të PD, Oriola Pampuri, duke e quajtur kryeministrin hajdur serial që nuk heq dot duart nga votat.

LEXO EDHE:  “Nuk keni parë gjë akoma”/ Kryemadhi heq paralele me ’97-ën

LEXO EDHE:  “Rama në karatinë mendore”/ PD nxjerr videon: Mos u habisni…!

Pampuri vijon me akuzat duke shkruar se Rama mbushi Shqipërinë me plehra në mes të verës me skema mafioze dhe tani luan filma në Kuvend.

“Hajduti serial i votave qe s’i heq dot duart nga fletet e votimit, ky qe mbushi Shqiperine me plehra ne mes te veres me skeme mafioze luan filma ne kuvendin e zaptuar me kriminele”, shkruan Pampuri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Grisja e fletëve të votimit nuk e mbulon faqen e zezë”/ Manjani sulmon ashpër Bashën

Publikuar

-

Nga

manjani, cna, politike, lajme, kabinet qeveritar

Ish- ministri i LSI në Qeverinë ‘Rama 1”, Ylli Manjani, ka reaguar pas situatës së krijuar në Kuvend, ku deputetët e opozitës grisën fletët e votimit për emërimin e Lindita Nikollës, në krye të Kuvendit.

Manjani shkruan se grisja e fletëve të votimit nuk e mbulon aspak faqen e zezë të vendimeve të natës, duke iu referuar përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi Parlamentar i PD.

LEXO EDHE:  Arta Marku mbretëresha e lojës politike, i frikësohet edhe Edi Rama

LEXO EDHE:  Basha “kryqëzon” Ramën/ “Mashtrues, arrogant, i paaftë”

“Me thënë të drejtën Lindita Nikolla është gjetje për të drejtuar Kuvendin.

Personalisht më vjen mirë për Linditën dhe i uroj suksese!



Kjo grisja e fletëve të votimit nuk e mbulon aspak faqen e zezë të vendimeve të natës…

Të bësh deal me Ramën e të zihesh me Linditën, kot pa lidhje, s’ka asnjë kuptim.

Apo ke faj o Sali, ke faj..!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Akuzat e Bashës ndaj Ramës/ Reagon kryeministri: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pasi braktisi Kuvendin së bashku me grupin parlamentar, kreu i PD, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat shpërtheu në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se duhet të ishte para drejtësisë.

Në lidhje me akuzat e Bashës, Rama është përgjigjur duke u shprehur se nuk i ka dëgjuar aspak.

Kryeministri tha se çdo gjë është e mirëkuptueshme në një ditë si kjo që nuk është e lehtë për PD.



PD dhe është një proces traumatik, kështu që duhet të kemi durim, e respekt për traumat e të tjerëve”, tha Rama ndër të tjera.

LEXO EDHE:  “Nuk keni parë gjë akoma”/ Kryemadhi heq paralele me ’97-ën

LEXO EDHE:  "Nuk keni parë gjë akoma"/ Kryemadhi heq paralele me '97-ën

Mos e besoni sepse skam prova për këtë. Por skam dëgjuar asgjë, përveç atyre që janë të mirëkuptueshme në një ditë si kjo që s’është e lehtë për PD dhe është një proces traumatik, kështu që duhet të kemi durim, e respekt për traumat e të tjerëve”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE