LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manastirliu jep lajmin e mirë/ Një mjek dhe një infermier me COVID-19 janë shëruar

25 Mars 2020, 12:55, Aktualitet CNA
Manastirliu jep lajmin e mirë/ Një mjek dhe një infermier me

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë për shërimin e një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të konfirmuar me COVID-19, që sot rezultuan negativë në testet e rradhës.

Manastirliu bën me dije se mes pacientëve të shtruar në spital dhe personelit shëndetësor e qytetarëve të vetëkarantinuar, shkon në 17 numri i personave që tashmë janë shëruar.

?Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë.
Por nga ana tjetër, numri i qytetarëve të prekur po rritet dita-ditës. Po ashtu numri i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim në spitale, ku deri tani janë 72 qytetarë të shtruar në spitalin infektiv.
LUTEMI qytetarë: Distancimi social dhe masat e higjienës janë THELBËSORE për të ndalur këtë armik të padukshëm?, shkruan Manastiriu./CNA.al

Lajmet e fundit nga