LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LDK nuk tërhiqet/ Vijon seanca për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë

25 Mars 2020, 11:15, Kosova & Bota CNA
LDK nuk tërhiqet/ Vijon seanca për votimin e mocionit të

Prej gati një ore, Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, që është iniciuar nga partia në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Mocioni i LDK-së është mbështetur edhe nga partitë opozitare. Ndërkohë që thirrja e kësaj seance në kohën e pandemisë së COVID-19 është vlerësuar në forma të ndryshme nga SHBA-ja dhe disa vende evropiane.

Pas kërkesës së Francës dhe Gjermanisë, drejtuar LDK-së që të heq dorë nga mocioni, ka reaguar lideri i saj, Isa Mustafa duke thënë se bashkëpunimi me Gjermaninë dhe Francën sikurse edhe me vendet e tjera të Bashkimit Evropian është me rëndësi themelore për LDK-në dhe për Kosovën.

?Kosova ka gëzuar përherë përkrahje të fuqishme të këtyre vendeve. Prandaj edhe e mirëkuptojmë brengën e tyre për situatën aktuale në Kosovë.
LDK ka bërë të gjitha përpjekjet ta bindim partnerin tonë të koalicionit për bashkëpunim me mirëkuptim por nuk kemi arritur. Në vend të kësaj ka bërë vazhdimisht veprime të njëanshme dhe për LDK-në të dëmshme?, ka shkruar Mustafa.

Lajmet e fundit nga