Connect with Us

Krizë në kohën e koronavirusit/ Albin Kurti flet në seancën për rrëzimin e tij: Nuk më latë as 100 ditë

Kosova & Rajoni

Krizë në kohën e koronavirusit/ Albin Kurti flet në seancën për rrëzimin e tij: Nuk më latë as 100 ditë

Publikuar

-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në seancën ku do të votohet mocioni i mosbesimit për rrëzimin e qeverisë së tij.

Kurti, e ka nisur fjalimin e tij duke thënë se është krenar për kabinetin qeveritar, teksa ka përmendur edhe vendimet që kanë marrë që prej kur e kanë nisur punën.

Jo vetëm që nuk i patëm 100 ditë për ta dëshmuar vetën, sot mund të them që jam krenar me këtë kabinet dhe me të arriturat e tij, qysh në fillim i përgjysmuan pagat e kabinetit qeveritar, po jo edhe pagat e sistemit të drejtësisë, dëshiruam të tregojmë se cka konsiderojmë vlerë, i shkarkuam 7 koordinatorët e panevojshëm nacional, u aprovua mbështetja financiare pas stuhisë në Komunën e Pejës dhe të Istogut, u shkarkua bordi i Telekomit, u shfuqizua vendimi për pagat e ish-ministrave dhe ish zëvendësministrave pasi që e përfundojnë mandatin.

Ndarja e mjeteve financiare në shumë prej 200 mijë euro për dëmet nga tërmeti si shtesë për shumë ndihma, u shkarkua bordi i Infrakosit, u shfuqizua vendimi ku ju bëheshin favore këshilltarëve. Kemi ndarë një shumë prej 10 milionë euro për luftimin e virusit korona. 

Vettingu që përbëhet nga 10 profesionistë, e ministrat tanë kanë bërë një punë të madhe dhe të palodhur. Shfuqizimi I vendimeve për emërimin e 14 konsujve të kotë. Aprovimi i buxhetit të Kosovës”, ka thënë Kurti, teksa ka përmendur edhe masat që kanë marrë për të paranadaluar përhapjen e infeksionit koronavirus.

LEXO EDHE:  Ndihma pas tërmetit/ Meta falenderon Albin Kurtin dhe Isa Mustafen

Ai ka përmendur edhe heqjen e tarifës deri me 1 prill, derisa ka thënë se pastaj do të vazhdohet me reciprocitet./Express

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

LDK nuk tërhiqet/ Vijon seanca për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë

Publikuar

-

Nga

Prej gati një ore, Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, që është iniciuar nga partia në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Mocioni i LDK-së është mbështetur edhe nga partitë opozitare. Ndërkohë që thirrja e kësaj seance në kohën e pandemisë së COVID-19 është vlerësuar në forma të ndryshme nga SHBA-ja dhe disa vende evropiane.

Pas kërkesës së Francës dhe Gjermanisë, drejtuar LDK-së që të heq dorë nga mocioni, ka reaguar lideri i saj, Isa Mustafa duke thënë se bashkëpunimi me Gjermaninë dhe Francën sikurse edhe me vendet e tjera të Bashkimit Evropian është me rëndësi themelore për LDK-në dhe për Kosovën.

LEXO EDHE:  Pasi i caktoi një afat prej 48 orësh/ Thaçi letër publike Albin Kurtit

LEXO EDHE:  Hajdari jep zgjidhje për “ngërçin” e Kushtetueses/ Të ndërpritet seanca

“Kosova ka gëzuar përherë përkrahje të fuqishme të këtyre vendeve. Prandaj edhe e mirëkuptojmë brengën e tyre për situatën aktuale në Kosovë.
LDK ka bërë të gjitha përpjekjet ta bindim partnerin tonë të koalicionit për bashkëpunim me mirëkuptim por nuk kemi arritur. Në vend të kësaj ka bërë vazhdimisht veprime të njëanshme dhe për LDK-në të dëmshme”, ka shkruar Mustafa.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shkon në 148 numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut/ Ja qytetet e prekura

Publikuar

-

Nga

Në Maqedoninë e Veriut, numri i personave të prekur nga koronavirusi ka arritur në 148.

Mediat raportojnë se në 24 orët e fundit ka pasur 12 raste të reja, gjë që në fakt është një lajm optimist, pasi në dy ditët e fundit raportohej për mbi 20 raste në ditë.

Nga 12 personat e mësipërm 7 janë nga Shkupi dhe 5 nga Kumanova. Sipas Alsat, në mesin e të infektuarve rezultojnë të jenë edhe tre policë. Tashmë numri i të prekurve në vendin tonë ka mbërritur në 148.

Numri i infektuar nëpër qytete

LEXO EDHE:  Albin Kurti i kërkon Qeverisë raportin e dialogut me Serbinë

LEXO EDHE:  Spahiu: Edi Rama aleati i Albin Kurtit

Shkup 88 raste
Dibër 40 raste

Kumanovë 8 raste
Shtip 7 raste
Kavadarc 2 raste
Ohër 2 rast
Gostivar 1 rast

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shkon në 63 numri i personave me COVID-19 në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) deklaron se në Kosovë janë infektuar 63 persona me koronavirus.

IKSHPK bën me dije se janë testuar 42 mostra të rasteve që dyshohej se mund të jenë të infektuar me koronavirus dhe prej tyre 2 kanë rezultuar pozitive.

Rastet e konfirmuara pozitive janë dy femra, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiç-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri e moshës 73 vjeçe.

LEXO EDHE:  Vdekja e aktorit Kurti/ Kryeprokurori Gjakovës tregon detajet

LEXO EDHE:  Shtyhet seanca për Dritan Zaganin/ Shkak Ministira e Drejtësisë

IKSHPK i bën apel qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, të mbajnë distancë sociale prej 2 metrash, pasi thekson se nëse qytetarët ndihmojnë veten, ndihmojnë edhe mjekët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE