Connect with Us

Koronavirusi dhe të sëmurët kronikë

Opinione

Koronavirusi dhe të sëmurët kronikë

Publikuar

-

Nga Prof. Dr. Isuf Kalo

Koronavirusi po vret edhe tek ne. Masat e duhura për të bllokuar, ose minimizuar përhapjen e tij janë thënë dhe përsëritur me ngulm nga qeveria, Ministria e Shëndetësisë, specialistët infeksionit dhe mediat.  Ato duhen konsideruar imperative dhe jetësore.

Shpresat e kalimit të Covid-19 në forma të lehta sidomos në moshat e reja dhe tek qytetarë pa sëmundje konike nuk duhet të na gënjejnë. Mundësit e përfundimit fatal të sëmundjes janë tek cilido. Është ngushëllues fakti që gjashtë të sëmurë rëndë nga koronavirusi të shtruar në spitalin tonë infektiv mundën të shërohen. Kjo fal kujdesit me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë të personelit mjekësor. Mirëpo ndërkohë pesë të tjerë prej tyre humbën jetën me gjithë përpjekjet dhe kujdesin e shkëlqyer intensiv spitalor.

Mesazhi është i qartë: Secili prej nesh që të jetë i sigurt për jetën duhet t’i shpëtojw prekjes nga virusi. Nuk ka tjetër mënyrë dhe as tjetër siguri.

Ndërkohë zhvillimet e pandemisë kanë evidentuar se humbjet e jetëve njerëzore, që ai shkakton janë shumë më të shpeshta tek personat e moshuar që vuajnë njëkohësisht nga sëmundje kronike shoqëruese si dobësi e zemrës, hipertension arterial, diabet, obezitet, sëmundjet kronike të mushkërive, ast’hma bronkiale, sëmundjet kronike të veshkave, sëmundjet autoimune, depresioni mendor etj.

Si shkak për këtë besohet imuniteti paraprakisht i dëmtuar i tyre, nga ato sëmundje prej mjekimit jo korrekt, dhe stilit jo të shëndetshëm të jetës, çka dobësojnë reagimin e organizmit ndaj virusit.

Ndërkohë në kushtet e vetë-izolimit në shtëpi situata shëndetësore e pacienteve të tillë mund që bëhet akoma më vulnerabel. Stresi, mbyllja brenda, pa aktivit fizik, vështirësitë e respektimit të dietës, ndjenja e vetmisë e braktisjes prej ndërprerjes së vizitave dhe komunikimit me mjekët që deri atëherë i kanë ndjekur apo edhe pamundësia e kontaktit me njerëzit e dashur të afërm të tyre mund që shprehen me keqësimin e parametrave të gjendjes shëndetësore si rritje e shifrave të tensionit arterial, rritje e glicemisë, prishje e humorit, e gjumit, shtimi i duhanpirjes, pasiguri çrregullime të oreksit, vështirësi për respektimin e higjienës trupore, etj..

Vetvetiu pacientëve të tillë u lindin pyetje lidhur me mënyrën e zbatimit të mjekimit, adaptimin e tij në rrethanat e reja. Për fat të keq ata përgjithësisht nuk janë edukuar dhe aftësuar për të vetë-menanxhuar sëmundjen e tyre kronike në kushtet e shtëpisë. Kultura shëndetësore qytetarëve tanë është e ulët. Faji nuk është aq i tyre sesa i vet sistemit shëndetësor që tradicionalisht e ka anashkaluar këtë nevojë. Tani pacientëve të ngujuar u duhet një mendje që t’i udhëzojë. Vetëm pak prej tyre kanë kompjuter dhe akses në internet për udhëzime online.

Vet sistemet shëndetësore përgjithësisht nuk e kanë patur prioritet kujdesin ndaj të sëmurëve në shtëpi. Tempulli i lavdisë e krenarisë së tyre kanë qenë e janë spitalet dhe qendrat shëndetësore ambulatore të pajisur me profesionistë me barna të kohës dhe teknologji moderne. Kjo është e justifikueshme për përballjet e tyre me sëmundjet akute dhe urgjente të cilat nuk mund të mjekohen e të shërohen ambulatorisht. Por jo për sëmundjet kronike, të cilat nuk shërohen dot plotësisht. në spital. Ato, pacientët edhe pas daljes nga spitalet i marrin në shtëpi me vete gjatë gjithë jetës së tyre të pashëruara përfundimisht.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i fortë i Ramës/ Gjobë ata që thyejnë rregullat e vetëkarantinimit

Në fakt “Home care” dhe“ Self care“ janë pista potenciale të cilat po të shfrytëzohen seriozisht në mënyrë të mirë organizuar, munden ta lehtësojnë ndjeshëm barrën e spitaleve dhe të personelit mjekësore me anë të kontributit të vet qytetarëve të sëmurë dhe të familjareve të tyre.

Shtëpia, veç të tjerash është padyshim edhe qendër gjigante shëndetësore me potenciale të mëdha burimesh njerëzore. Në jetën e përditshme në të kryen një numër pafund procedurash në dobi të ruajtjes e të mirëmbajtjes së shëndetit personal të qytetareve  ashtu dhe në ndihmë të pjesëtarëve të sëmurë të familjes. Me goditjen që pësuan sistemet shëndetësore nga Covid -19 po rrezikojnë kudo të bien në kolaps prej pamjaftushmërisë  të stafit profesional dhe të ambienteve spitalore. Asnjëherë sa tani nuk e kanë ndjerë nevojën që të ndihmohen në partnership nga qytetarët. Strukturimi dhe fuqizimi i vetë-mjekimit i pacientëve me sëmundje kronike në shtëpi është një opsion për t’u konsideruar me përparësi

Shembulli se si tek ne një numër i pacientëve me diabet e vetë-menanxhojnë, monitorojnë dhe e vetë-adaptojnë me sukses sëmundjen në kushtet e shtëpisë vlen për t’u shtrirë në mënyrë të strukturuar si pjesë integrale e sistemit edhe ndaj të sëmurëve të tjerë kronikë.

Në rrethanat e pandemisë së Covid-19 është rasti që ky potencial të shfrytëzohet ndaj sëmurëve kronike, të moshuar dhe të vetë-izoluar me shpresë që t’i ndihmojë sadopak ata që do prekën nga virusi ta përballojnë sëmundjen më lehtë, dhe me minimum legalitet.

Ministra e Shëndetësisë disponon tashmë një material me udhëzime të hollësishme specifike i hartuar posaçërisht  nga specialistet respektiv për qytetarë të tillë të vet izoluar, të prekur ose jo nga koronavirusi që vuajnë një apo disa nga sëmundjet shoqëruese kronike. Paralelisht me këtë do deklarohen publikisht  numrat e telefonit të mjekëve të familjes dhe të specialisteve përkatës çka do ju rivendos për të sëmurë të tillë urat e kontaktit përkohësisht të vështirësuar ose të ndërprera me ta.

Fuqizimi i një praktike të tillë mund t’i shërbejë këtij kontingjenti si dritare mundësie suplementare për të vetë-adaptuar mjekimin, për t’ju forcuar imunitetin dhe minimizuar humbjet e jetës së tyre të kërcënuara frikshëm nga kjo pandemi.

Së bashku; qytetarë, pacientë dhe mjekë do jemi më të fortë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

COVID-19/ Ahmetaj: Nga java e parë e prillit do të kemi 40-50 mijë të papunë

Publikuar

-

Nga

Ekspertët në Shqipëri vlerësojnë se paketa e masave financiare të qeverisë prej 370 mln dollarësh, ose 2.13 % të prodhimit të brendshëm bruto në ndihmë të ekonomisë së prekur nga kriza e koronavirusit ishte e nevojshme, por shtojnë se ajo duhet monitoruar hap pas hapi.

“Jemi vend që nuk kemi hapësirë fiskale çka do të thotë se kriza e koronavirusit, edhetërmetit tës 26 nëntorit na ka gjetur me borxh të lartë dhe me defiçit buxhetor të lartë gjë që krijon pamundësi reale për qeverinë të jetë agresive në stimulimin fiscal dhe të mendohet gjatë”- thotë Irena Beqiraj, ish zv.ministre e financave.

Qeveria ka menduar të ndërhyjë me 20 mln dollarë për shtresat në nevojë dhe 65 mln për pagesa papunësie pas mbylljes së bizneseve, që prekin kryesisht tregëtinë dhe shërbimet, dhe përbëjnë pjesën dërrmuese të ekonomisë. Masat janë parashikuar të shtrihen sipas këtij skenari deri në fund të qershorit.

“Në bazë të numrave të papunësisë ne rakordojmë nëse do të jetë gjysmë page minimale, një pagë minimale, 1.5 paga minimale apo më shumë. Pra më varësi të numrave. Këto janë planifikime të momentit sepse dinamika e virusit ndryshon përditë. Në hapat e parë ne mendojmë që do të ketë një papunësi 40-50 mijë e menjëhershme që do verifikohet në javën e parë të prillit. Dhe nëse kjo shkon 80 mijë ose 90 mijë ne jemi duke folur për një humbje të punësimit në nivele 12 %. Dhe kjo nuk është pak”- thotë Arben Ahmetaj, koordinator i situatës ekonomike shkaktuar nga infeksioni Covid19.

Ekspertët e shohin planin e qeverisë të ngjashëm me shtetet e tjera dhe insistojnë në ruajtjen e aftësisë paguese të qytetarëve.

LEXO EDHE:  Basha paralajmëron Ramën/ Do kemi kohë të merremi me njëri-tjetrin

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Vendet e grupit G7, takim për masat kundër virusit COVID 19

“Qytetarët duhet të kenë aftësi paguese dhe akses në të mirat bazë, qofshin këto importi apo eksporti, përmbushjen sa më të mirë të nevojave për medikamente dhe pajisje mjeksore dhe mbështetjen e ekonomisë duke mundësuar që subjeket e shëndosha të vazhdojnë punë dhe të kenë likuiditet”- Azmi Stringa, Pedagog i Financës, Universiteti “New York”.

Zyrtarët e qeverisë garantojnë funksionimin e disa sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë. /VOA

LEXO TE PLOTE

Opinione

Covid -19/ Pas Check up-it, qeveria pezullon dhe katër koncesione të tjera

Publikuar

-

Nga

Ministri Arben Ahmetaj në një lidhje live me emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, ka zbuluar se pas pezullimit të koncesionit  të Check up-it, qeveria prek edhe disa koncesione të tjera për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Ahmetaj tha se janë prekur edhe koncesionet  e mbetjeve, koncesionet e dy rrugëve Milot-Balldre dhe Orikum-Dukat si dhe koncesioni i laboratorit.

Nga fondi 120 milionë dollarë anti Covid përfshinë  që biznesi i vogël të spostojë  takim- fitimin për 6 majorin tjetër, i ka hequr kamatëvonesat  familjarëve, ka shkurtuar koncesionet,  check up, është pezulluar në gjithë territorin e Shqipërisë për laboratorin dhe ajo që është ndërtuar i vihet në dispozicion Shëndetësisë, janë prekur koncesionet e mbetjeve, janë hequr nga koncesioni i dy rrugëve Milot-Balldre dhe orikum-Dukat,  janë prekur këto koncesione dhe shpresoj shumë të mos shkojmë tek plani B”, tha Ahmetaj.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Nuk na duhen lajmet “live” nga spitali, puna është si të mos shkojmë atje

Publikuar

-

Nga

Një 61 vjeçar i prekur rëndë nga koronavirusi u shpall i vdekur në mëngjes, por u “ringjall” fatmirësisht në mesditë. E di që nuk ka qenë e qëllimshme, por është rasti për të reflektuar se lajme të tilla nuk i duhen as dreqit. Nuk janë as etike, as profesionale, por mbi të gjitha, ato janë krejtësisht të padobishme. Ndaj edhe duhen kursyer këto energji të panevojshme, që shkaktojnë, jo vetëm dëme, por edhe emocione të papërshtatshme, thjesht për shkak të një keqkuptimi.

Nuk shikoj asnjë arsye pse të çohet dëm respekti dhe mirënjohja e merituar për punën e përkushtuar të qindra gazetarëve, të cilët në këto kohëra të vështira rrezikojnë jo pak për të na mbajtur të informuar.

Por ne nuk kemi nevojë ta mësojmë në kohë reale vdekjen e çdo të sëmuri me koronavirus, ndaj edhe duhet ndërprerë kjo gara e pakuptimtë, se kush do ta japë njoftimin e pari.

Qytetarëve të mbyllur në shtëpitë e tyre u mjafton buletini zyrtar një herë në ditë, ashtu si kudo në botë, për të mësuar ekzaktësisht, se sa është përhapja dhe sa është numri i viktimave të COVID 19.

Askujt nuk i vlen gjuetia e pakuptimtë për hollësi të panevojshme të asaj që ndodh brenda mureve të spitaleve infektive, përveçse është një hall më shumë për stafet mjekësore. Sepse, sikur të mos u mjaftojë ngarkesa me të sëmurët, ata duhet të përballojnë edhe presionin e atyre, që e presin me padurim lajmin jashtë, mundësisht përpara se ngjarja të ndodhë.

Spitali është stacioni i parafundit i kësaj lufte dhe gjithë merita është që ta shtyjmë sa të mundemi mbërritjen atje. Ndaj edhe është koha që njerëzit të informohen më shumë se si ta arrijnë këtë synim ekzistencial.

Ata sot kanë nevojë të dinë se çfarë gjërash thelbësore duhet të ndryshojnë nga jeta e tyre, që në radhë të parë, të mos bëhen për spital. Dhe kjo është një betejë e vështirë, që fillon në minutën e parë të liridaljes për nevoja të domosdoshme dhe mbaron në sekondën e fundit të karantinës, për të cilën askush në planet nuk e di me siguri sa do të zgjasë.

LEXO TE PLOTE