Connect with Us

Foto-Vasili nxjerr zbuluar Ramën/ “Shko tek Infektivi e tako heronjtë”

Politikë

Foto-Vasili nxjerr zbuluar Ramën/ “Shko tek Infektivi e tako heronjtë”

Publikuar

-

Ish kreu i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas daljes së kryeministrit Rama në disa tregje të kryeqytetit mesditën e kësaj të mërkure teksa u kërkonte qytetarëve të mos dalin nga shtëpia.

Teksa ka postur dhe një foto, Vasili shkruan se Rama u thotë njerëzve që të dalin vetëm në rrugë, por vetë del i shoqëruar.

Nga ana tjetër, Vasili i kërkon kreut të qeverisë të shkojë te spitali Infektiv dhe të takojë heronjtë që po e presin.

“Edi shko te infektivi, mbeshteti heronjte dhe ne se trembesh shkojme bashke!

Edi Rama u thoshte shqiptareve :

“Ju lutem ecni fillikat në rrugë pa u ndalur askund”!

Ndersa po vete Edi Rama del me nje tufe sejmenesh rreth e perqark dhe sigurisht edhe me nje qe do ta filmoje çfaqjen e tij.

Edi ata qe kane nevoje per mbeshtetje jane mjeket, infermieret dhe sanitaret e spitalit infektiv heronjte sic i kane pagezuar me te drejte.

LEXO EDHE:  Rama u prek nga akuzat lidhur me të birin/ Berisha: Nuk bën burri ashtu, unë kurrë ...

Edi shko takoji, shko ne spitalin infektiv jepu mbeshtetje dhe kurajo ne sakrificen e jashtezakonshme te tyre.

Ti thua jemi ne lufte dhe ti udheheq luften.

Shko Edi komandanti i luftes ne spitalin infektiv shko atje heronjte po te presin.

Po nuk pate kurajo,guxim e trimeri dhe po tu desh shkojme edhe bashke, po nuk vajte dot vetem.

P.S shiheni foton e Edit si filmohet mes sejmeneve.”

Image may contain: one or more people, people walking, people standing and outdoor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjyqi me Bechettin/ Maliqi i përvishet Ramës: Shumë shpejt do shpëtojmë nga mamuthi dhe COVID-19

Publikuar

-

Nga

Deputeti Lefter Maliqi deklaron se shumë shpejt shqiptarët do të shpëtojnë nga COVID–19 dhe nga Mamuthi i krimit dhe korrupsionit, duke iu referuar kështu kryeministrit Edi Rama.

Maliqi e quan koronavirusin dhe Ramës si fatkeqësi, ndërsa thotë se piktori aventurier është me buzëqeshje të ngrirë për shkak të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, e cila vendosi që shteti shqiptar t’i paguajë 140 milionë euro biznesmenit Francesko Brchetti.

Sipas deputetit, kjo do të penalizojë buxhetin dhe xhepat e taksapaguesve shqiptarë.

“BE e ndihmon me 50 milionë euro për COVID–19 kur ky gëzim papritur i kthehet në zemërim pasi Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Uashington (SHBA) vendosi që 140 milion dollarët do t’i paguajë Shteti Shqiptar biznesmenit Italian Francesko Bexhetit, të cilit aventurieri Rama i mbylli biznesin (median) në Shqipëri. Kjo do penalizojë buxhetin e xhepat e taksapaguesve shqiptar. Nuk duhet të ndodhë kurrë që për debate personale e kapriço meskine të “Rilindasve” të detyrohet shteti shqiptar të paguajë as një lek e jo më shuma kaq të mëdha. Kjo erdhi si pasojë e arrogancës, papërgjegjshmërisë së Edi Ramës. Shikojeni shqiptar se si është qeverisur Shqipëria këto vite, shikoni se përse nuk jemi në gjendje të përballemi e përballojmë fatkeqësi pa kërkuar ndihmën e Europës dhe botës sepse jemi qeverisur nga antishteti, nga papërgjegjshmëri, nga arroganca, nga deliri, nga aktrimi dhe babëzia e Oligarkëve dhe krimit. Zoti i bekoftë shqiptarët”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimi për negociatat/ Artan Fuga: Na hapën derën e purgatorit, çfarë turpi

Publikuar

-

Nga

Akademiku dhe Profesori i njohur Artan Fuga ka reaguar në lidhje me dokumentin e Këshillit Europian për negociatat me kushte të Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkruan se me këto kushte i bie të rinisim së bëri shtetin nga e para sikur të ishim në vitin 2020. Sipas tij BE foli qartë dhe me pak fjalë shprehet se Shqipëria ka bërë përparime, por nuk është asgjëkundi sipas BE.

Po ashtu Fuga thotë se dera që hapi BE për Shqipërinë është ajo e pritjes, ku Shqipëria ose del e pastër, ose shlyen mëkatet, ose kthehet prej andej nga ka ardhur, duke e paralelizuar këtë proces me ”Purgatorin” e Dante Aligerit.

“Evropa na hapi derën e purgatorit! Cfarë kërkon nga ne me të drejtë Europa gjatë bisedimeve për t’u integruar në BE?

– Reformë zgjedhore
– Vendosje përpara drejtësisë e gjykatësve dhe prokurorëve të implikuar me krimin
– Marrje parasysh e të gjitha sugjerimeve të Komisionit të Venecias për sistemin e drejtësisë.
– Respektimin dhe zgjerimin e të drejtave politike qytetare.
– Shtet të bazuar mbi ligjet.
– Reformë totale e ekonomisë.
– Krijimi i Gjykatës të Lartë dhe Kushtetuese.
– Vendimi nëse pranohen ose jo zgjedhjet e 30 qershorit
– Ripunim dhe rishikim i ligjit për mediat.
– Venie para drejtësisë të atyre politikanëve që kanë shitblerë votat në zgjedhjet e kaluara.
– Shkeputje nga dhe gjykim i politikanëve me rekorde ose me lidhje ose vepra kriminale.
– Respektim i te drejtave të minoriteteve
– Përfundim i procesit të vetingut.

– Transparenca në financimin e partive politike dhe të zgjedhjeve

LEXO EDHE:  Thirrja urgjente për Ramën, Metën dhe Ruçin/ Shpëtoni nga vdekja fëmijët e varfër në Shqipëri

LEXO EDHE:  Thirrja urgjente për Ramën, Metën dhe Ruçin/ Shpëtoni nga vdekja fëmijët e varfër në Shqipëri

etj.

Me një fjalë t’ja fillojmë nga e para. Sikur të ishim në vitin ’90.
E kuptoni se çfarë na keni sjellë me këto vonesa? Minimumi dhjetra mijra shqiptarë që kanë braktisur shtetësinë.
A nuk janë ato kritika që i bëhen qeverisjes nga kritikët e saj?

Dhe duhet thënë që janë vetëm kryesoret, se poqese i hyn arsimit, pushtetit lokal, territorit, kulturës, etj. lista nuk mbaron kurrë.

A do jenë në gjendje që pasi kaluan 30 vjet për t’i krijuar këto thagma, të nisin korrigjimin e tyre?

Kësaj i thonë të rinisësh ndërtimin e shtetit nga e para.

Cfarë turpi të thonë kështu!!!

Të pranojmë në bisedime, por dije se ke bërë përparime, por nuk je asgjëkundi!

Dhe na thonë : Nëse nuk i realizon, edhe bisedime i ndërpresim dhe ktheheni përsëri andej nga erdhët!

Dhe të mendosh që Maqedonisë të Veriut pothuajse nuk i kanë shkruar asgjë me të kuqe.

Dhe thonë : na e hapi Evropa!
Na e hapi dhomën e pritjes!
Disa propagandistë manipulatorë dhe pa dinjitet, bërtasin : urrahhh, a thua ka gjetur vaksinën e covid19!!!

Na ka hapur vetëm portën e purgatorit nga ku ose dalim të pastër dhe shlyejmë të gjitha mëkatet, ose shkojmë në ferr!

Nëse nuk kuptojmë se me të drejtë na kanë dhënë dackën që meritonim, as mos shpresojmë që kei drejtimin e duhur për të realizuar integrimin.

Sigurisht vetëm do të mbesim!

Pse çirremi pastaj : Jemiiiiii vetëëëmmmmm!

Ka ardhur koha të mbledhim vetëm e mjaft me alibira. Europa na e ka thënë të vërtetën troç!

Jemi shoqëri piramidale! Piramidë bosh!”-shkruan Artan Fuga.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfundon pas tre orësh mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë

Publikuar

-

Nga

Ka përfunduar pas tre orësh Këshilli i Sigurisë Kombëtare i zhvilluar mes Presidentit Meta, kryeministrit Edi Rama, liderit opozitar Lulzim Basha, ministrave, kreut të Emergjencave Civile dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ka përfunduar.

Ndërkohë prite detajet se çfarë diskutime janë bërë dhe çfarë vendimesh janë marrë gjatë kësaj mbledhje.

Kjo ishte një mbledhje virtuale që bëri bashkë Presidentin, kryeministrin dhe kreun e opozitës./CNA.al

LEXO TE PLOTE