Connect with Us

Euro ngjitet në nivelin më të lartë të një viti

Lajme

Euro ngjitet në nivelin më të lartë të një viti

Publikuar

-

Euro ka vijuar të forcohet edhe gjatë ditës së sotme, në një kohë kur volumet tregtare janë në minimumin e tyre për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi…

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro po këmbehet sot në nivelin e 124.47 lekëve, duke vijuar të fitojë pikë ndaj lekut vendit (rritja ditore ishte +0.63 lekë). Prej datës 17 mars euro është forcuar me më shumë se 1.5 lekë përkundrejt monedhës vendase. Ky është niveli më i lartë i këmbimit që prej datës 10 Prill 2019.

Ekspertët argumentojnë se kjo është një ecuri normale në një situatë anormale të tregut. Sipas aktorëve kryesore të tregut shkëmbimet tregtare janë në nivele shumë të ulëta, gati të papërfillshme. Të vetmet biznese që po operojnë aktualisht në treg janë njësitë e tregtimit të artikujve ushqimorë, të cilët vijojnë që të importojnë normalisht. Këto kërkojnë euro për të blerë mallra nga jashtë. Aktualisht konsumi është përqëndruar tek ushqimoret, pas mbylljes së biznesve si baret apo restorantet.

Po ashtu edhe dollari amerikan ka vijuar të forcohet. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar këmbehet në nivelin e 114.8 lekëve, rreth 0.34 pikë më shumë se një ditë më parë.

LEXO EDHE:  Gjen 270 mijë euro në bodrumin e shtëpisë/ Veprimi i tij i habit të gjithë

Që kur në Shqipëri u shënua rasti i parë i koronavirusit në 11 mars, qeveria ka vendosur kufizimin e lëvizjeve dhe bllokimin e shumë aktiviteteve jo jetike, me synim frenimin e përhapjes së infeksionit./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

146 të infektuar dhe 5 viktima/ Mbërrijnë tek Infektivi dy raste të dyshuara me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Dy persona të dyshuar me koronavirus kanë mbërritur sot tek Spitali Infektiv në QSUT të Tiranës.

Raportohet se një djalë i ri në moshë i cili ka pasur shenjat e Covid-19 ka mbërritur në Spitalin Infektiv dhe pasi ka bërë analizat pritet të dalë rezultati për të parë nëse është ose jo i prekur nga Covid-19.

Sot po ashtu, një grua e moshuar mbërriti me autoambulancë tek Infektivi edhe ajo e dyshuar me koronavirusi.
Deri tani në vendin tonë, numërohen 146 të prekur nga të cilët, 5 viktima dhe 17 të shëruar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Manastirliu jep lajmin e mirë/ Një mjek dhe një infermier me COVID-19 janë shëruar

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë për shërimin e një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të konfirmuar me COVID-19, që sot rezultuan negativë në testet e rradhës.

Manastirliu bën me dije se mes pacientëve të shtruar në spital dhe personelit shëndetësor e qytetarëve të vetëkarantinuar, shkon në 17 numri i personave që tashmë janë shëruar.

“Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë.
Por nga ana tjetër, numri i qytetarëve të prekur po rritet dita-ditës. Po ashtu numri i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim në spitale, ku deri tani janë 72 qytetarë të shtruar në spitalin infektiv.
LUTEMI qytetarë: Distancimi social dhe masat e higjienës janë THELBËSORE për të ndalur këtë armik të padukshëm”, shkruan Manastiriu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Nuk kishte vendosur maskë dhe doreza/ Shpjegohet Rama

Publikuar

-

Nga

Kryeminstri Edi Rama i është përgjigjur të githë atyre që kanë pyetur se pse nuk kishte vendosur maskë dhe doreza teksa ndodhej në terren.

Rama thekson se maskat e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi.

Sipas tij, kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur./CNA.al

LEXO TE PLOTE