LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E izoluar në Spanjë me të dashurin/ Rrëfehet Olta Gixhari: Shita biznesin, tani jam tek pjesa e mjaltit

25 Mars 2020, 15:48, Aktualitet CNA
E izoluar në Spanjë me të dashurin/ Rrëfehet Olta Gixhari:

Periudha e karantinimit e ka gjetur aktoren e njohur shqiptare Olta Gixharin në Spanjë, ku ndodhet tashmë e izoluar së bashku me të dashurin misterioz.

Olta ka treguar se vetëm pak para se të shpërthente pandemia, ajo kishte shitur biznesin e saj në Shqipëri dhe këtë e cilëson si një lëvizje të zgjuar.

?Në fakt në lidhje me biznesin, bëra gjënë më të mençur që mund të një një njeri para një pandemie. Unë e shita atë. I bëra të keqes përpara. Tani jam shumë më e qetë, sepse do isha shumë e stresuar nëse do kisha biznesin akoma hapur në Shqipëri, do kisha punëtorët që duhet t?i paguaja. E shita për ta rihapur sërish në Tiranë, por kjo do të vijë kur çdo gjë të normalizohet?, tha aktorja në një lidhje në skype me emisionin “Wake Up”.

Më tej ajo rrëfeu se aktualisht po jeton me të dashurin dhe periudhën e karantinimit po e shijojnë shumë.

?Kam kuptuar që jam shumë e lezetshme në shtëpi, vetë i dytë, kam zbuluar që i marr pluhurat shumë mirë, dhe kam zbuluar që jam një njeri me një durim të jashtëzakonshmë. Ne jemi akoma tek pjesa e mjaltit. Unë jam natyrë shumë e lumtur dhe positive dhe pjesën e karantinimit këtu e kam marrë me një pozitivitet shumë të madh. Ne po e shijojmë shumë këtë periudhë, bëjmë gjërat që secili bën në shtëpi, mbase mund të qeshim pak më shumë se sa çiftet e tjera? Ne jemi shumë të lumtur që jemi bashkë,? deklaroi Olta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga