Connect with Us

Drita jeshile nga BE/ Tabaku: Për Shqipërinë është një proces i ndryshëm

Politikë

Drita jeshile nga BE/ Tabaku: Për Shqipërinë është një proces i ndryshëm

Publikuar

-

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar marrëveshjen e arritur një ditë më parë në Këshillin e Ministrave të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Në një intervistë për A2 Cnn, Tabaku u shpreh se për Shqipërinë është një proces i ndryshëm nga të gjitha vendet e tjera dhe sipas saj, kjo është bërë për të mos e ndarë vendin tonë nga Maqedonia e Veriut.

“Një lajm i mirë që duhet të kishte ndodhur me kohë. Më fund, arritëm në një fazë të re. Është një proces i ndryshëm nga të gjitha vendet e tjera, por qeveria duhet ta mirëpresë. Kjo paketë është ofruar për të mos e ndarë Shqipërinë nga Maqedonia. Kushtet e shtuara janë një tregues i qartë si një proces i vështirë për Shqipërinë, por i ndershëm. Ky është një proces merite dhe pa i plotësuar ato kushte nuk mund të bëhesh anëtar. Por është një sinjal shprese për të gjithë ne”, u shpreh ish-deputetja e PD.

Me metodologjinë e re, Tabaku shprehet se ekziston rreziku për pezullim të procesit. “Falenderoj Bundestagun, pasi fal tyre janë bindur vendet skeptike. Me metodologjinë e re, ekziston mundësia që të kemi një pezullim të këtij procesi, por ta shohim atë nga ana pozitive. Grupe monitoruese do të fillojnë që nga shtatori në Tiranë.”

LEXO EDHE:  Video-Basha kundër integrimit të Shqipërisë në BE/ Ja faktet si ka ndryshuar qëndrimet

Sa i përket krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia, Tabaku u shpreh: “Evropa nuk na la vetëm për tërmetin dhe nuk po na lë vetëm edhe për virusin. Tashmë është në dorën tonë që të menaxhojmë situatën”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bundestagu gjerman vendos për paketë miliardëshe në krizën e Coronës

Publikuar

-

Nga

Pandemia e Coronës ka përshpejtuar punën e politikës në Gjermani. Në një procedurë historikisht të shpejtë të Bundestagut, parlamentarët gjermanë miratojnë paketën e ndihmës së qeverisë.

Bundestagu vendos të mërkurën (25.03) për një paketë ndihme historike për qytetarët dhe ekonominë gjermane në krizën e Coronës. Një paketë që po miratohet me shpejtësi të pamenduar më parë. Federata do të mbështesë me disa mburoja të gjera financiare dhe ndryshime ligjore familjet, qiramarrësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit dhe firmat gjermane. Për këtë parlamentarët gjermanë janë gati të pezullojnë edhe frenimin e kryerjes së borxheve që është paraparë në kushtetutë. Ky ndryshim krijon bazën ligjore që buxheti shtesë të lejojë marrjen e borxheve në vlerë 156 miliardë euro. Kushtetuta gjermane e lejon që në raste katastrofash dhe situata të jashtëzakonshme federata të bëjë më shumë borxhe se sa është e lejuar. Në seancë paradite deputetët shprehën mirënjohje për personelin mjekësor përmed duartrokitjeve.

Opozita e mbështet paketën e ndihmës

Për pezullimin e frenimit të borxheve të planifikuar, koalicioni i konservatorëve dhe socialdemokratëve e ka shumicën e kërkuar në Bundestag, megjithëse më shumë se një duzinë deputetësh nga partitë e Unionit CDU/CSU dhe SPD mungojnë në seancën parlamentare. Në votim nevojiten të paktën 355 e 709 deputëteve të Bundestagut. Partitë opozitare, FDP dhe Të Gjelbrit u kanë rekomanduar deputetëve të tyre të miratojnë ndryshimet ligjore dhe paketën e dnihmës. Edhe kreu i grupit parlamentar të të Majtëve, Dietmar Barsh bëri të ditur miratimin e partisë së tij. Në krizë duket se kufizimi strikt i marrjes së borxheve të reja e bën shtetin “të paaftë për të vepruar”, tha ai për gazetën “Neuen Osnabrücker Zeitung”. Edhe partia populiste në opozitë, AfD bëri të ditur, se do të propozojë disa ndryshime, por do ta mbështesë paketën e masave të qeverisë gjermane në emër të interesit kombëtar. Ato duhet të verifikohen brenda pak javësh, tha Peter Boehringer, kreu i komisionit parlamentar për buxhetin. “Njerëzit nuk mund t’i izolosh përgjithmonë.”
“Jo rast normal legjislativ”

LEXO EDHE:  “Ishte e paralajmëruar”/ Jorida Tabaku zbulon shkaqet e rënies së ekonomisë

LEXO EDHE:  Jorida Tabaku: AKTI NORMATIV THELLON KRIZËN, VETËM ALTERNATIVA E PD ZGJIDHJE PËR EKONOMINË

Zëvendëspresidenti i Bundesagut, Wolfgang Kubicki e mbrojti miratimin e ligjeve me një efekt të gjerë veprues. “Kemi një gjendje, në të cilën kërkohet aktualisht shpejt të krijohet baza ligjore, që ekzekutivi të mbetet i aftë për të vepruar”, tha ai në Berlin. “Kjo procedurë e përshpejtuar nuk do të jetë definitivisht rasti normal i legjislativit.” Secili e ka të qartë, se një gjë e tillë vihet në përdorim, vetëm në situata emergjente, tha ai.

Seanca e parlamentit gjerman zhvillohet në masa të rrepta të sigurisë shëndetësore. Shumë vende në sallën plenare janë bosh, me qëllim që mes deputetëve të ruhet distanca e nevojshme. Kurse kutitë e votimit qëndrojnë në hollin jashtë sallës plenare, sepse aty ka më shumë vend. Ligjet, me të cilat synohet të zbuten pasojat ekonomike e sociale të krizës pritet të kalojnë në komisionin e landeve që të premten./DW

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dokumentet-Ben Blushi shet biznesin në Korçë/ Zbulohet skema, si përfitoi dhjetëra milionë lekë

Publikuar

-

Nga

Në datën 16 shkurt 2020, CNA.al raportoi në lidhje me një pronë të ish-politikanit Ben Blushi, në qytetin e Korçës, blerë me vlerë qesharake në vitin 2015 në emër të vajzës së tij.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 200 m2 nga të cilat 140 m2 në katin e parë të një godine, në një nga ajkat e qytetit të Korçës. Pronë e cila ka një vlerë prej të paktën 500 milionë lekë, por Ben Blushi e ka blerë me një vlerë qesharake, për vetëm 30 mijë euro. Sipas deklarimeve të pasurisë, ambienti është blerë në emër të vajzës së tij N. Blushi, por paratë janë paguar nga llogaria e Ben Blushit.

Gjithashtu ka marrë edhe një garazhd 60 metër katëror, i cili shërben ambientit prej 140 metër katëror.

Të dyja ambientet janë të lidhura së bashku dhe më pas atje është ndërtuar Pub Republika, një nga më të famshmit e Korçës, që administrohet nga njerëz të afërt të Blushit. (Lexo këtu )

Por çfarë ndodh më tej?

CNA.al ka siguruar dokumentet zyrtare, sipas të cilave rreth një vit më parë, në janar të vitit 2019, vajza e Ben Blushit ka shitur aksionet e saj, për një shumë prej 3.000.000 lekë.

Pra në deklarimin e pasurisë, të vitit 2015, Ben Blushi thoshte se i kishte dhënë vajzës së tij 30 mijë euro për të blerë një ambient biznesi në Korçë.

Më pas i njëjti ambient jepet me qera për një shumë prej 2 mijë euro në muaj, por që mesa duket vajza e Ben Blushit ia paska dhënë me qera vetes së saj dhe kushëririt të parë, me të cilin hap fillimisht një aktivitet snak bar.

LEXO EDHE:  Shënim/ Një kujtesë për Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  Shënim/ Një kujtesë për Lulzim Bashën

Prona me vlerë 500 milionë lekë, por e blerë për vetëm 30 mijë euro, vihet në shërbim të familjes Blushi.

Skema është mjaft e qartë. Ben Blushi paguan lekët, në të njëjtin vend vajza hap biznesin dhe pas katër vitesh e shet.

Por, ka edhe një tjetër detaj. N. Blushi ka shitur vetëm biznesin dhe jo pronën. Që do të thotë se prona ngelet në emër të saj.

Prona në Korçë

Dhe duke qënë se për 4 vite ka pasur një aktivitet të vazhdueshëm, qeraja e marrë është pothuajse 3 deri në 4 herë më shumë sesa vlera e blerjes fillestare të objektit.

Pra Ben Blushi një pronë 500 milionë, e bleu në emër të vajzës vetëm 30 mijë euro dhe i mori 100 milionë vetëm nga qeraja.

Edhe pse siç duket nga dokumenti i siguruar nga CNA.al, me qera vajza pronare ja kishte dhënë vetes së saj dhe kushëririt të parë ortak.

Tani prona me vlerë qindra milionëshe vazhdon të marrë qera vetëm nga ish bashkëpronari.

Vajza e Ben Blushit, sot 26 vjeçare ka një pasuri qindra milionë si pronë të paluajtshme që babai i saj e bleu pesë vite më parë vetëm 30 mijë euro./ CNA.al

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare/ Avokati i njohur apel Bashës dhe Metës: Ja 7 masat urgjente

Publikuar

-

Nga

Ndërkohë që sot në orën 12:00 pritet që presidenti Ilir Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, avokati Altin Goxhaj i ka drejtuar një apel të fortë kreut të shtetit dhe kreut të opozitës.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj rendit shtatë masat urgjente që sipas tij duhet të diskutohen në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

“Sot mblidhet Keshilli i Sigurise dhe aty pervec Z. Lulzim Basha (si kryetar i mbetur i Opozites qe eshte) dhe Presidenti Z. Meta (qe ka 1 muaj qe nuk e mbledh Keshillin mgjths kemi mbi 4 jave qe ia kerkojme rregullisht) nuk kemi kujt t’i drejtohemi por ceshtja eshte e rendesishme qe t’i drejtohemi publikisht dikujt!

Si Basha si Presidenti kane heshtur per shkeljet e renda te lirive dhe te drejtave te njeriut te ushtruara ne paligjshmeri te plote nga nje Kryeminister qe ka aplikuar nga Facebooku Masa te Gjendjes se Jashtezakonshme duke mos zbatuar asnje kriter ligjor dhe kjo ka sjelle dhunime fizike te qytetareve, gjobitje, heqje leje drejtimi pa asnje baze ligjore per periudhat e mungeses se akteve normative dhe mungeses se nje Keshilli Ministrash aktiv apo me nje Parlament te shperndare! Dje ne mbremje Ministri i Qeverise per Emergjencen mori vesh live se Kryemninistri nga divani i tij ne Surrel kishte nxjerre VKM-ne te Gjendjes se Fatkeqesise Natyrore nje vendim qe mund te merret vec kolegjialisht pas thirrjes se Mbledhjes se Keshillit te Ministrave ku duhet te merrte ne radhe te pare vete Ministri i Fatkeqesise!

Nxjerrja e tankseve dhe blindave ne rruge te armatosur me municion luftarak me arme te kalibrit te rende per te terrorizuar popullsine civile pa protokolle ligjore apo caktimi i fashave orare per qarkullimin e njerezve dhe mallrave sipas oreksit personal dhe pa ansje konsultim me eksperte apo asnje logjike racionale, kane prodhuar nje klime frike dhe pasigurie te qytetaret se e tashmja dhe e ardhmja e tyre, jeta dhe vdekja eshte ne duart e nje personi te papergjegjshem ne panik personal per shkaqe te risqeve personale te shendetit apo dhe per shkak te perdorimit te substancave narkotike!

Ndaj eshte e domosdoshme qe sot ne Mbledhjen e Keshillit te Sigurise te hidhen per diskutim ceshtje te tilla emergjente si:

1) Heqja e menjehershme e fashes orare te moslevizjes per punet ne bujqesi dhe blektori, sps punonjesit e bujqesise dhe blektorise jane perballe dilemes se shtrengimit pa alternative te shkeljes se vendimeve qe vijne nga Kryeminstri sepse nuk mund te heqin dore nga punet e domosdoshme ne bujqesi dhe trajtimin e kafsheve te cilat nuk pyesin se cfare thote Kryeministri nga minderi i tij ne Surrel se ato duhet te ushqehen, te pine, te trajtohen nga veterineret, te orientohen dhe mbikqyren nga punonjesit e blektorise! Ne rast se nuk veprohet po merret denimi me vdekje i gjithe Shqiperise per hir te krizes artificiale ushqimore qe inicohet nga Bunkeri i Surrelit njesoj si Hitleri dikur ne bunkerin e tij! Po ashtu te rishikohen fashat orare te levizjes se personave dhe rregullave perkatese te karantinimit duke ja lene kete vendim ekskluzivisht eksperteve sipas Pikes se 7!

2) Ndalimi i menjehershem i nxjerrjes se njerezve nga burgjet pa vendime gjykatash sps kjo do te hidhte ne ere garancite juridike te sistemit gjyqesor dhe vendimi duhet te merret rast pas rasti dhe jo kolektivisht ose te aplikohet amnisti ose forma qe njeh ligji!

3) Ndalimi i mejnjehershem i mbajtjes se municioneve nga forcat ushtarake qe patrullojne rruget e Shqiperise! Ushtria nuk eshte as e trainuar dhe as ka mision te perdore armet kunder qytetareve te Shqiperise.

LEXO EDHE:  Shënim/ Një kujtesë për Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  Jorida Tabaku: AKTI NORMATIV THELLON KRIZËN, VETËM ALTERNATIVA E PD ZGJIDHJE PËR EKONOMINË

4) Heqja e menjehershme e ndalimit arbitrar te perdorimit te celulareve nga te gjithe pacientet ne spitalet e Shqiperise sdms tani qe nuk lejohen vizitat e te afermve! Celulari eshte nevoje e dmosdoshme e komunikimit te pacvienteve me familjaret dhe nga ana tjeter eshte garanci se ata nuk po abuzohen apo dhe hiqen qafe per arsye te ndryshme objektive apo subjektive! Nese nje pacient futet ne autombulance i vetem i shoqeruar nga disa njerez me maska dhe te mbuluar qe nuk dihet se kush jane, dhe qe nga ai moment pacienti humbet cdo kontakt me njerezit e tij i bie qe ai ose do kthehet perseri ne shtepi i vetem i sheruar ose ne arkivol! Pacientit i mungojne te gjithe garancite e jetes nga nje sistem shteteror te drejtuar nga politikane genjeshtare dhe mashtrues qe nen arsyen e fatkeqesise natyrore kane ngushtuar dhe kufizuar lirite dhe te drejtat, pacienti eshte po perballet me nje histori te cuditshme virusi te cuditshem ne kohe te cuditshme globale! Lejimi i perdorimit te celularit mund te shoqerohet me protkoll mirembajtje dhe higjenizimi por ne asnje menyre me ndalim te tij sikur dhe me fasha orare!

5) Qeveria urgjentisht te filloje te bleje pa cenuar furnizimin e popullsise me ushqime dhe mallra te mbijeteses ne kushtet e karantines. Te vendosen kontakte te menjehershme me Qeverine e Kosoves dhe te shihet nje plan konkret te furnizimit te Shqiperise me produkte ushqimore qe prodhohen ne Kosove pa cenuar furnizimin e popullsise dhe nevojat e depozitimit te Qeverise ne Kosove!

6) Krijimi me urgjence i qendrave te grumbullimit te depozitave te ushqimeve dhe mallrave te mbijetes ne kushtet e karantines ne cdo Bashki dhe ndarja e tyre jo sipas preferencave politike por nevojave te te varferve dhe te pamundurve. Bashkive tu jepen fonde per blerje ne sasi te medha te ushqimeve dhe mallrave por jo duke cenuar furnizimin e popullates!

7) Ngritja e nje Komiteti Kombetar te Emergjences i perbere nga ekspertet me te mire dhe pa dallime politike te mjekesise, urbaniste, sociologe, sigurise, bujqesise, financave, etj i cili te jete hallka kryesore e marrjes se vendimeve ne menyre qe te krijohet besimi i humbur te qytetaret se shteti eshte ne anen e tyre dhe jo kunder tyre! Ky Komitet te mblidhet me urgjence dhe te marre ne dore fatet e vendit dhe te jete i vemti autoritet qe vendos se cilat masa duihet marre dhe cilat jo!”-shkruan Goxhaj.

Më tej, avokati i njohur thekson se këto pika nuk duhet të neglizhohen, sepse sipas tij janë në interes të mbrojtjes së jetës së qytetarëve.

“Urojme qe keto pika te mos neglizohen dhe gjithsecili do te vleresohet nga publiku per rolin e tij ne raport me interesin publik dhe mbrojtjen e jetes, se te dobteve por dhe gjithe shoqerise por edhe te drejtave te njeriut qe cdo Opozite minimaliste se paku nuk do te heshtete sic ka ndodhur keto dite!”-përfundon postimin e tij Altin Goxhaj.

LEXO TE PLOTE