Connect with Us

Dita e Pavarësisë së Greqisë/ Ruçi uron homologun Tassoulas: Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme

Lajme

Dita e Pavarësisë së Greqisë/ Ruçi uron homologun Tassoulas: Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme

Publikuar

-

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka uruar për Ditën e Pavarësisë së Greqisë homologun e tij Kostas Tassoulas.

Ruçi falënderoi shtetin fqinj duke e konsideruar si një mike dhe partnere të ngushtë të vendit tonë.

Në letrën drejtuar homologut të tij, Kreu i Kuvendit ka theksuar se emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri janë ura miqësie midis të dy vendeve tona

“Greqia ka qenë dhe do të mbetet një vend fqinj, mik dhe partner i ngushtë i Shqipërisë, me të cilin na bashkon e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja si edhe vlerat e përbashkëta, të krijuara e të konsoliduara në përpjekjet e të dy vendeve tona për zhvillim, mirëqenie, paqe e stabilitet, në rajon e më gjerë.
Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme nga Greqia të rrugëtimit të saj europian, i cili u kurorëzua me vendimin e djeshëm të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjej rastin të falendëroj edhe njëherë për këtë mbështetje Parlamentin dhe Qeverinë e Greqisë si edhe Ju personalisht.
Greqia u ka dhënë mundësi qindra-mijra emigratëve shqiptarë të ndërtojnë në këtë vend punën dhe jetët e tyre, duke kontribuar si për rimëkëmbjen e familjeve dhe zhvillimin e atdheut të tyre, ashtu edhe në ekonominë dhe shoqërinë greke, për të cilën Shqipëria është mirënjohëse. Emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri janë ura miqësie midis të dy vendeve tona.
Dita e Pavarësisë së Greqisë festohet në një kohë kur vendet dhe qytetarët tanë si edhe të vendeve të tjera të botës po luftojnë për mbrojtjen e jetës kundër një armiku të rrezikshëm që kërcënon njerëzimin, koronavirusit Covid-19. Duke shprehur besimin dhe vendosmërinë se njerëzimi do ta fitojë këtë luftë të vështirë, përsëris edhe njëherë urimet e mia më të ngrohta për Ju, Parlamentin e Greqisë dhe popullin grek”, shkruan Ruçi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Foto-“Lasgushi” ngarkohet në Stamboll/ Rama: Armë për mbrojtjen e jetës së pacientëve dhe mjekëve

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria po merr nga Turqia mjete mbrojtëse për personelin shëndetësor.

Rama bën me dije se aeroplani i “Air Albania” me emrin “Lasgushi” ndodhet në Stamboll, ku po merr mjetet mbrojtëse.

”Lasgushi në këtë çast duke u ngarkuar në Stamboll me armë për mbrojtjen e jetës së pacientëve dhe mjekëve tanë”, shkruan Rama.

LEXO EDHE:  Greqi/ Arrestohet shqiptari, partneres i vrau nënën dhe i përdhunoi vajzën e mitur

LEXO EDHE:  Greqi/ Ekzekutohet me plumbë në kokë shqiptari

Kujtojmë se pak ditë më parë presidenti i Turqisë Erdogan, garantoi ndihma në raste nevoje për vendin tonë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Pipero e thotë troç/ “Nëse s’respektohen masat, mund të bjerë në kontakt me virusin 60% e popullsisë”

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionist në QSUT, Pëllumb Pipero deklaroi mbrëmjen e sotme se nëse respektohen masat e marra nga qeveria mund të bjerë në kontakt me koronavirusin e ri 60% e popullsisë.

Ai deklaroi në emisionin “Opinion” se qytetarët duhet të repektojnë të gjitha masat, pasi shifrat mund të dyfishohen në të kundërt.

“Ajo që mendoj unë se sa përqind e popullsisë do të bien në kontakt me virusin, jo do të infektohen, varet shumë nga respektimi i masave të vendosura nga qeveria. Nëse këto masa do të respektoheshin mirë atëherë unë do të thoja që në rastin më të keq do të kishim një ekspozim të 30-40% të popullsisë. Në rast se masat nuk do të zbatohen ekspozimi do të ishte mbi 60% e popullsisë. Në Kinë rastet e para u deklaruan në 21 shkurt dhe në datë 23 Ëuhani u bllokua. Nga studimet e fundit tregohet se nëse Wuhani do ishte mbyllur një ditë më parë, 40% e popullsisë më pak do të ishin infektuar”, u shpreh Pipero./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Ke rënë ndonjëherë në dashuri?”/ Tayna jep përgjigjen e sinqertë

Publikuar

-

Nga

Shumë prej personazheve të njohur të showbizzit kanë vendosur që gjatë karantinimit, një pjesë të kohës t’ja kushtojnë fansave.

Edhe këngëtarja e njohur Tayna po e shpenzon kohën duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave me anë të lojës “e kam bërë” “nuk e kam bërë”.

Një person e ka pyetur këngëtaren nëse ka qenë ndonjëherë e dashuruar dhe ajo i është përgjigjur pa ngurrim.

LEXO EDHE:  Operacioni antidrogë/ Në pranga 29 vjeçari

LEXO EDHE:  Arrestohet shqiptari me 10 kilogramë drogë

“Hala tu prit jom me m’bo përshtypje dikush shumë”, është përgjigja që jep Tayna./ CNA.al

LEXO TE PLOTE