Connect with Us

COVID-19/ Spanja tejkalon Kinën, e dyta nga numri i të vdekurve

Bota

COVID-19/ Spanja tejkalon Kinën, e dyta nga numri i të vdekurve

Publikuar

-

Kriza globale e krijuar nga epidemia e koronavirusit vazhdon të thellohet në botë. Organizata Botërore të Shëndetësisë paralajmëron se Shtetet e Bashkuara mund të shndërrohen në epiqendrën e ardhshme të epidemisë.

Spanja ia kaloi Kinës dhe renditet tani pas Italisë me 3434 të vdekur, pasi sot u regjistruan 738 viktima të reja nga COVID-19.

Ministria spanjolle e shëndetësisë tha se mbi 5000 vetë janë shëruar nga COVID-19.

Epidemia ka vënë nën presion të rëndë infrastrukturën shëndetësore të Spanjës, sidomos në zonën e kryeqytetit, Madrid ku janë regjistruar gjysma e të vdekurve dhe një e treta e të infektuarve.

Italia, e dyta në botë për nga numri i të infektuarve, por e para për totalin e vdekjeve nga COVID-19, po i forcon edhe më shumë masat e rrepta, në përpjekje për ta vënë situatën nën kontroll. Kryeministri Giuseppe Conte njoftoi rritjen e gjobave nga 220 në 3000 euro për ata që dalin nga shtëpia pa arsye të lejueshme.

Por në Kinë, ku u shfaq fillimisht epidemia e koronavirusit autoritetet kanë hequr ndalim-qarkullimin në provincën Hubei, epiqendra fillestare e infeksionit.

Kina po përjeton përmirësime të mëdha në numrin e rasteve totale, pas një periudhe masash të forta për të penguar kontaktet fizike mes popullatës në mënyrë që të mos lejohej përhapje e virusit. Zyrtarët kinezë të shëndetësisë njoftuan sot 47 raste të reja, të gjithë persona të ardhur nga vende të tjera.

LEXO EDHE:  Shkon në 12 numri i viktimave/ Nxirret i pajetë nga rrënojat e hotelit një person

Zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë Margaret Harris tha dje se me shtimin e ritmeve të diagnostikimit po shtohen edhe rastet e konfirmuara. Zonja Harris tha se dje 85 për qind e rasteve të reja u identifikuan në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Virusi është shfaqur tashmë në çdo skaj të globit. Në botë numërohen tani mbi 436 mijë raste me COVID-19 dhe më shumë se 19 600 të vdekur.

Zelanda e Re njoftoi sot 50 raste të reja, numri më i madh i personave të diagnostikuar pozitivë për koronavirus në këtë vend brenda një dite.

Kryeministrja Jacinda Arden shpalli gjendjen e emergjencës duke thënë se në vend do të vendosej ndalimi i lëvizjeve për katër javë për të penguar një përhapje më të madhe të infeksionit.

Libia ishte një ndër vendet e pakta pa raste të konfirmuara, deri dje kur identifikoi personin e parë pozivit për koronavirus./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

21-vjeçarja humb jetën nga koronavirusi/ Mesazhi përlotës i nënës

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi në Britani i ka marrë jetën edhe një vajze 21-vjeçare, e cila mendohet të jetë viktima me moshën më të re e Covid-19.

Daily Mail, raporton se Chloe Middleton, 21 vjeçe, nuk vuante nga asnjë sëmundje e mëparshme, por që nuk mundi të mposhtë COVID-19.

Nëna e saj, Diane Middleton, postoi një dedikim që të copëton zemrën për vajzën e saj sot në rrjetet sociale.

“Për të gjithë njerëzit që mendojnë se është thjesht një virus, ju lutem mendojeni përsëri sepse ju flas nga përvoja personale, i ashtuquajturi koronavirusi i ka marrë jetën vajzës time 21 vjeçare”.-shkruan Diane Middleton.

LEXO EDHE:  Sulm tronditës ditën e parë të Ramazanit/18 viktima

LEXO EDHE:  Sulm tronditës ditën e parë të Ramazanit/18 viktima

Deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur 424 persona që kanë humbur jetën nga virusi dhe 8.077 raste të konfirmuara si të prekur.

LEXO TE PLOTE

Bota

Shifër alarmante nga Italia/ Mbi 5 mijë punonjës të stafit mjekësor të infektuar me COVID-19

Publikuar

-

Nga

Në Itali shënohet një shifër alarmante të të prekurve me koronavirus përsa i përket stafit mjekësor.

Duke cituar sindikatën “Assomed Anaao”, agjencia italiane e lajmeve “ANSA” raporton se janë infektuar deri më tani 5000 punonjës shëndetësorë.
Kjo sindikatë bëri thirrje për veprim të menjëhershëm për t’u ofruar të gjithë punëtorëve pajisje mbrojtëse.

Shefja e sindikatës së Piemonte, Chiara Rivetti deklaroi se të martën dy kirurgë të tjerë ishin vendosur në pajisjet për frymëmarrje për shkak të gjendjes kritike shëndetësore.
Kujtojmë se deri më tani në Itali janë shënuar 6,820 viktima kurse numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 ka shkuar në 69.176./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Intervista/ Virologu italian: Emergjenca u nënvlerësua, në Itali 450 mijë raste

Publikuar

-

Nga

Prej ditësh profesor Andrea Crisanti vret mendjen: “Nuk arrij dot t’i shpjegoj vetes si qe e mundur të nënvlerësoheshin përmasat e emergjencës, teksa ishin evidente nën sytë e të gjithëve: në Lombardi të sëmurët duhet të jenë të paktën 250 mijë, 150 mijë me simptoma e 100 mijë asimptomatik, në gjithë Italinë llogaris 450 mijë…ku e ku me 60 mijë të deklaruar”.

Drejtori i Njësisë së Kompleksit Diagnostikues të Mikrobiologjisë në Padova dhe profesori i Virologjisë në Imperial College London, Crisanti studioi strategjinë e luftimit të koronavirusit me guvernatorin Luca Zaia, duke mbështetur menjëherë zgjedhjen e bërjes së tamponeve (tetstit) edhe për pacientët asimptomatikë, duke filluar nga të gjithë ata që janë më të rrezikuar prej infektimit.

Profesor, si arrini në konkluzionin që infektimi është kaq shumë i përhapur?

“Dy janë të dhënat që duhen konsideruar: ato të Kinës dhe ato që janë regjistruar në Vo’ Euganeo, ku është bërë për të parën herë në botë një investigim epidemiologjik në të gjithë popullatën. Këto numra janë të ngjajshëm dhe na tregojnë që norma e vdekshmërisë (raporti mes numrit të të vdekurve dhe totalit të të prekurve) është nën 2%, duke konsideruar gjithë këtë arrihet në 1,5%, dhe që përqindja e asimptomatikëve është tejet e lartë (40%). Gjë për të cilën Kina ka gënjyer, duke evituar ti tregojë në statistika”.

Thuhet se lloji i virusit i shfaqur në Lombardi është më agresiv sesa ai i shfaqur në Kinë dhe Veneto. A është e vërtetë?

“Duam të tallemi? Nuk ka evdienca që virusi i Lombardisë është i ndryshëm prej atij të Venetos. Prandaj duhet arsyetuar mbi ato përqindje. Dhe fakti që norma e vdekshmërisë në Veneto (3,4%, ndr) është absolutisht inferiore prej normës së vdekshmërisë së Lombardisë (përtej 13%, ndr) shpjegohet me numrin e madh të testeve të kryera që ka shpënë në rezultate konkrete.

Por në Itali ka më shumë të moshuar se në Kinë. Ai i kushtëzon kjo numrat?

LEXO EDHE:  Sulm tronditës ditën e parë të Ramazanit/18 viktima

LEXO EDHE:  Tragjedia në Elbasan/ Viktimat anëtarë të së njëjtës familje

“Sigurisht, por duke konsideruar edhe këtë element përmasat e infektimit mbeten tepër të larta”.

Lombardia po reflekton dhe është në kërkim të gjurmimit të simptomatikëve. Çfarë mendoni?

“Mendoj që bëjnë mirë. Ka shumë njerëz që shfaqin simptoma jo të rënda dhe mund të jenë pozitiv. Por duhet të gjurmojnë edhe asimptomatikët duke testuar kategoritë më në risk dhe të ekspozuara, për qarqet koncentrike. Por mendoj që edhe duhet ta kishin bërë 20 ditë më parë. Përkundrazi, nuk ka pasur mbikëqyrje epidemiologjike. Unë shoh njerëz që vdesin në grupe. Ky është një dështim i klasës sunduese të vendit. Shumë të vdekur”.

Ishte një emergjencë e panjohur, e vështirë të bllokosh vendin. Me sikur pastaj…

“Ishte e mjaftueshme për të vendosur të gjitha burimet e mundshme në zonat e kuqe fillestare, siç bënë në Japoni, Kore dhe Tajvan. Kurse tek ne deri para pak ditësh kishte industri aktive me mijëra të punësuar, mendoj se mbi të gjitha në Bergamo, për të prodhuar më tepër mallra të panevojshëm. Ne donim të mbronim vendin e lodrave dhe ekonominë edhe përballë vdekjes “./Corriere/

LEXO TE PLOTE