Connect with Us

Covid-19/ Gati plani për rikthimin e shqiptarëve të bllokuar jashtë

Politikë

Covid-19/ Gati plani për rikthimin e shqiptarëve të bllokuar jashtë

Publikuar

-

Sipasojë e pandemisë së koronavirusit, shumë shtete mbyllën kufinjtë duke bllokuar të gjitha-hyrjet daljet, përfshirë këtu dhe mbylljen e zonës Shengen, ndërsa shumë shqiptarë tashmë kanë “ngecur” në vendet e huaja.

Lidhur me këtë, presidenti Ilir Meta deklaroi se në ditët në vijim do të jetë gati një plan publik që do të ndiqet për procedurat e rikthimin e shqiptarëve të bllokuar në atëdhe.

“Ka vende që shtetasit nuk të lejojnë pa bërë testimet e tyre. Ne do të sigurojmë që karantinim të sigurt për ta. Ky është proces kompleks. Ku me shtetasit në Angli do të veprohet ndryshe. Me ata në Itali, procedura të ndryshme. Shumë shpejt, në ditët që vijnë do të ketë një plan publik që të përballojmë këtë situatë në mënyrë të mirë. Ne do bëjmë gjithçka si shtet me këtë operacion. Me sukses dhe sa më shpejt. Në ditët që vijnë do të kemi komunikime të tjera dhe deri atëherë të gjithë qytetarët tanë të jenë në kontakt me ambasadat. Ky është shqetësim madhor për mua si president i vendit. Pasi jam më i qetë me gjerat e tjera. Kjo është një çështje që merre një prioritet të veçantë, deri në kthimin e qytetarit të fundit shqiptar që dëshiron të kthehet në vendin e tij.”, tha Meta.

LEXO EDHE:  Një Lul, për ditëlindje!

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vendi në ‘luftë’ me koronavirusin!/ Meta tregon nga i buron qetësia

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta në një lidhje me emisionin “Real Story”, ku po diskutohet situata nga koronavirusi, është pyetut dhe se nga i buron kjo qetësi ndërsa vendi ndodhet në një kohë krize.

Meta tha se qetësia i buron nga eksperienca e krizën humanitare gjatë luftës në Kosovë, duke i theuar se në këtë situatë është në dorën e qytetarëve të na ndihmojnë për ta përballuar me efikasitet.

Qetësia ime në pamje në menaxhimin e kësaj krize buron nga eksperienca ime në atë kohë e krizës humanitare të Kosovës kur kishim garanci nga UNHCR prej gati një viti se ishin marrë të gjitha masat dhe kur kriza shpërtheu në Kukës kishte vetëm 2 mijë dyshekë UNHCR për përballimin e kësaj krize dhe qeveria ishte pas 1997 dhe nuk kishte mundësitë që ka sot. Megjithatë krizën e përballoi solidariteti dhe përgjegjshmëria e popullit së pari të Kukësit, Tropojës, e gjithë popullit shqiptar.

Bota na ka ndihmuar 40 e ca ditë pasi u ngritën avionët për t’i dhënë fund gjenocidit sepse ishin bllokuar të gjitha korridoret ajrore. Për 40 e ca ditë 50 ditë krizën e ka përballuar populli i Kukësit.

LEXO EDHE:  Kërkesa për dekretimin e Lleshit/ Meta i përgjigjet Ramës

LEXO EDHE:  Basha: Dekriminalizimi nuk bëhet me krim

I apeloj gjithë qytetarëve, është në dorën e tyre të na ndihmojnë të gjithëve për ta përballuar me efikasitet këtë situatë. Infrastruktura po fuqizohet. Janë porositur pajisje, tamponë dhe kemi marrë gjithë sigurimet që do të vijnë në kohën e duhur. Ka shumë rëndësi përgjegjshmëria e qytetarëve, solidariteti i tyre me mjekët e infermierët. Dhe ne do ta menaxhojmë këtë sepse jemi një vend i vogël por i përgjegjshëm në të tilla raste.”

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama merr një për një qytetarët denoncues/ Telefonata e papritur i ndërpret bisedën: Bonjour Mr. President…

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka telefonuar mbrëmjen e sotme një për një qytetarët që kanë bërë denoncime në portalin e vënë në dispozicion për situatën aktuale të Shqipëriaqëduam.al.

Rama i ka pyetur qytetarët për sqetësimet e tyre dhe i ka premtuar se do t’i japë zgjidhje çdo situate, por gjatë një bisede një telefonatë e papritur e ka ndërprerë.

Kreu i qeverisë ka ndërprerë bisedën me qytetaren dhe u përgjigj “Bonjour Mr. President”. Pas një shkëputje, kryeministri i tregoi qytetares se ai që e ndërpreu ishte Presidenti i Këshillit Europian.

LEXO EDHE:  Foto-“Me qetësi dhe dashuri”/ NATO bashkon Ramën dhe Metën

LEXO EDHE:  Betohen para Presidentit tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë

“Ishte një telefonatë me Presidentin e Këshillit Europian. Se dija çfarë ore ishte telefonata dhe po i bëj të dyja gjërat njëkohsësisht”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta flet për situatën aktuale/ Zbulon arsyen pse ftoi Bashën në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për situatën aktuale të krijuar nga koronavirusi dhe tregoi se përse e kishte ftuar edhe kryetarin e opozitës Lulzim Bashën.

“Kjo mbledhje synonte realizimin e një vlerësimi për situatën dhe për përmirësimin e mekanizmit reagues, me qëllim minimizimin e pasojave për qytetarët dhe të gjitha efektet në ekonominë kombëtare, familjare dhe të drejtat e çdo qytetari. Kjo ishte arsyeja pse ishte i ftuar edhe kreu i PD, Lulzim Basha për të shfaqur edhe ai pikpamjet e tij dhe të opozitës për të dhënë sugjerimet dhe për të bashkërenduar punën”, tha Meta në Euro News.

Kreu i Shtetit deklaroi se të gjithë duhet të bëjnë përpjekjet e tyre, që nga qeveria që ka përgjegjësitë më të mëdha, përfshirë Bankën e Shqipërisë dhe opozitën. ai rrrëfeu se opozita është e përfshirë me idetë, qoftë dhe kritikat.

Sipas tij, qëllimi është për të inkurajuar energji pozitive dhe për të dhënë mesazhe bashkëpunimi dhe optimizmi tek qytetarët.

LEXO EDHE:  Basha: Dekriminalizimi nuk bëhet me krim

LEXO EDHE:  Meta përshëndet miratimin në parim të Reformës në Drejtësi

“Duke i ndërgjegjësuar të gjithë shqiptarët se secili prej tyre e ka për detyrë të japë kontributin e vet në këtë betejë, të dëgjojnë dhe të zbatojnë mesazhet dhe këshillat e autoriteteve. Jo vetëm të mos dalin në rrugë, por edhe brenda familjes, pasi bëhet fjalë për të mbrojtur shëndetin e tij dhe familjes dhe ekonominë tonë kombëtare dhe familjare”, tha ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE