Connect with Us

Ç’duhet të mësojmë nga gabimet e Italisë në luftën ndaj Covid-19

Blog

Ç’duhet të mësojmë nga gabimet e Italisë në luftën ndaj Covid-19

Publikuar

-

Nga Ferdinando Giugliano “Bloomberg View”

* Italia po e përshkallëzon strategjinë e saj të karantinës, për të ndalur përhapjen e mëtejshme të koronavirusit, duke pezulluar për 2 javë të gjitha aktivitetet ekonomike jo-thelbësore. Dhe ka që tani shenja të hershme, se këto masa drastike po japin efektet e dëshiruara. Por kostot njerëzore dhe ekonomike, do të jenë padyshim të mëdha.

Qeveria italiane bëri shumë gabime, nga të cilat duhet të kishte mësuar pjesa tjetër e botës perëndimore, gjë që nuk e ka bërë. Sipas të dhënave zyrtare, Italia e ka kapërcyer Kinën si vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19. Mbi 6 mijë italianë, kanë humbur jetën nga ky virus, krahasuar me më pak se 3.300 kinezë, dhe kjo ndonëse popullsia e Italisë, është vetëm 4 për qind e asaj të Kinës.

Mbi 60 mijë njerëz kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit, më shumë se 2-dyfishi i numrit aktual në Spanjë dhe Gjermani. Italia, ishte vendi i parë evropian që zbuloi një epidemisë të madhe në vend, një fakt që ndihmon pjesërisht në shpjegimin se pse koronavirusi është tani kaq shumë i përhapur.

Vende të tjera – përfshirë Francën, Britaninë dhe madje edhe SHBA – duket se po ndjekin Italinë me vetëm disa javë vonesë. Por Italia mund të ketë qenë edhe e pafat:për shkak se kur u përball epideminë para të tjerëve, ajo u kap në befasi. Ka disa arsye të besueshme, që shpjegojnë pse koronavirusi e goditi kaq rëndë Italinë.

Vendi ka një popullsi shumë të moshuar, me një moshë mesatare rreth 45-vjeç. Koronavirusi godet veçanërisht të moshuarit, ndërsa ka prirjen të kursejë të rinjtë dhe veçanërisht fëmijët.

Sipas të dhënave zyrtare, mosha mesatare e atyre që kanë vdekur nga virusi në Itali, është pak më shumë se 80-vjeç.

Një rol mund te kenë luajtur edhe faktorët kulturorë:Në Itali, breza të ndryshëm kanë prirjen të kalojnë më shumë kohë bashkë, shpesh nën të njëjtën banesë, gjë që mund të ketë ndihmuar në lehtësimin e infektimit të të moshuarve.

Edhe Japonia gjithashtu ka një popullsi shumë të plakur, por njerëzit atje përfshihen zakonisht në forma të distancimit shoqëror, një arsye e mundshme që shpjegon edhe kontrollin e suksesshëm të epidemisë në këtë vend aziatik. Në Itali, më i godituri është rajoni verior i Lombardisë.

Gati gjysma e të gjitha rasteve të regjistruara, dhe dy të tretat e vdekjeve vijnë nga kjo zonë, e cila përbën një të gjashtën e popullsisë së Italisë. Ky rajon është “motori” ekonomik i vendit, dhe ka lidhje të forta tregtare me vendet e tjera, përfshirë Kinën. Dhe ky fakt, mund të ndihmojë në shpjegimin se përse epidemia u shfaq më së pari këtu, dhe u përhap e pakontrolluar për njëfarë kohe.

Disa spitale të vogla, mund të kenë menaxhuar keq disa nga rastet e para, duke ndihmuar në në shpërthimin e madh të epidemisë. Nivelet më të larta të ndotjes së ajrit, mund t’i kenë vendosur qytetarët në një rrezik më të madh, për të vuajtur nga pasojat më vdekjeprurëse të virusit.

Edhe pse kjo është vetëm një hipotezë, e cila ka nevojë të provohet shkencërisht. Qeveria dhe liderët politikë, ishin të fillim shumë apatikë ndaj këtij virusi. Kryeministri Xhuzepe Konte deklaroi në fund të janarit, se vendi ishte tërësisht i përgatitur që të përballej me epideminë, pasi po merrte masat më të ashpra të kontrollit në Evropë.

Kur në Lombardinë e Jugut, u shfaqën rastet e para, disa politikanë nxituan të thoshin se njerëzit duhet të vazhdonin jetën e tyre normale. Milano, qyteti kryesor i Lombardisë dhe kryeqendra financiare e vendit, ishte në qendër të një videoje që u përhap gjerësisht nga klasa politike në rrjetet sociale me parullën “Milano nuk ndalet!”.

LEXO EDHE:  Europa pret nje vale te nxehti, OBSH paralajmeron rrezikun

Por shumë shpejt pasuan disa masat të ashpra. Qeveria futi në fillim në karantinë 50.000 njerëz në 11 qytete të vogla në jug të Lombardisë, dhe një në rajonin fqinj të Venetos. Më pas, erdhën më shumë kufizime:u mbyllën shkollat, dhe u analuan tubimet publike. Më 10 mars, vendi u vendos nën një karantinë kombëtare.

Baret, restorantet dhe dyqanet u mbyllën, ndërsa njerëzve u urdhëruan të mos dalin nga shtëpitë e tyre nëse nuk duhej të shkonin në punë apo për arsye të tjera thelbësore (siç është blerja e ushqimeve). Tani, qeveria ka hedhur një hap më tej, duke mbyllur të gjitha aktivitetet ekonomike jo-thelbësore, siç janë shumë fabrika, deri më datën 3 prill.

Italia, meriton të vlerësohet si vendi i parë perëndimor, që po zbaton masa të tilla të ashpra. Dhe këto të fundit, duket se po funksionojnë:Të dielën, ra me 10 për qind numri i rasteve ditore të reja, dhe gjithashtu ra edhe numri i të vdekurve në një 1 ditë. Kjo prirje, duhet të konfirmohet në të ardhmen, por këto shifra japin shpresë.

Gjithsesi, qeveria italiane ka vepruar shpesh në një mënyrë kaotike. Në fillim, ajo nuk arriti të zbatojë plotësisht një karantinë në një zonë tjetër të Lombardisë, provincën e Bergamos, që tani ka më shumë raste të reja në vend. Një vendim për të izoluar disa zona në Italisë Veriore, u zbulua nga media para miratimit të tij, duke bërë që shumë njerëz të nxitonin të shkonin në jug, një veprim naiv që mund të ketë ndihmuar në përhapjen e virusit.

Vetëm këtë fundjavë, pasi Konte shpalli planet e tij për të ndaluar punën në fabrika, qeveria e kaloi pjesën më të madhe të së dielës duke debatuar se cilat fabrika duhen cilësuar thelbësore dhe cilat jo. Më shumë se 4.000 mjekë dhe infermierë janë prekur nga koronavirusi, një shenjë kjo se ata janë tepër të ekspozuar, dhe mund të jenë vetë burim infektimi për të tjerët.

Ndërsa Italia ka kryer më shumë se 230.000 teste, ajo nuk ka arritur të ketë një strategji gjithëpërfshirëse të testimit, ndjekjes dhe vetëizolimit, praktikë që ka ndihmuar në shpëtimin e shumë jetëve në vende si Koreja e Jugut ose Singapori. Mjerisht, këto dështime janë përsëritur diku tjetër në Evropë.

Franca dhe Spanja pritën shumë gjatë, përpara se të marrin masat e karantinimit. SHBA-ja ka bërë një kthesë dramatike. Në fillim pati një plan fillestar për të ndjekur një strategji kontrolli të butë. Por tani po përpiqet të marrë masa të ashpra, për të siguruar distancimin social.

Edhe në Spanjë, një numër i konsiderueshëm punonjësish të sistemit shëndetësor janë infektuar nga koronavirusi. SHBA-ja ka shtuar vetëm ditët e fundit numrin e testimeve, dhe po përpiqet të përballojë kërkesën në rritje për to.

Italia meriton të vlerësohet edhe për marrjen e masave të ashpra, siç është kufizimi i lirisë së lëvizjes së qytetarëve, diçka që dukej e pamundur për një vend perëndimor. Këto hapa, janë përdorur si një model diku tjetër. Por ato nuk ofrojnë ndonjë udhëzim se si të trajtohet epidemia në planin afatgjatë, pasi është e pamundur mbajtja mbyllur e ekonomisë së një vendi për muaj të tërë.

Shumë vende në Azi, duket se kanë bërë një punë më të mirë, në ndërthurjen e këtyre përparësive të ndryshme. Kjo është ajo që duhet të bëjë edhe Perëndimi, në dhënien e përgjigjeve afatgjata për këtë krizë. Dhe këtë gjë, duhet që ta bëjë sa më shpejt./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Ballkani Perëndimor, kopshti i brendshëm i shtëpisë Europa

Publikuar

-

Nga

Që Ballkani Perëndimor si kopshti i brendshëm i Europës të jetë anëtar i denjë në BE, kjo është në dorën e vetë njerëzve dhe politikanëve të këtyre vendeve, mendon Adelheid Feilcke.

Në kohët e Coronas shumë gëzohen që kanë një kopsht brenda shtëpisë. Ndonëse ai nuk është një oborr pompoz, që do të ishte më i preferuar, por një kopsht i lënë disi pasdore, ai është një qoshëz e mbrojtur me potencial. Me pak më shumë vëmendje, më shumë përkujdesje për bimëzat e lëna pasdore ky kopsht mund të  bëhet një pjesë e vlefshme e ansamblit, në të cilin do të qëndrosh dhe që i bashkon banorët dhe forcon bashkësinë e shtëpisë.

Adelheid Feilcke, drejtuese e seksionit Europa

Si kopshti i brendshëm i Europës konsiderohet tani Ballkani Perëndimor. Me këtë metaforë të goditur ministri gjerman për Europën, Michael Roth pa u lodhur angazhohet që më në fund vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në familjen europiane. Edhe pse banorët e shtëpisë Europa qysh më 2004 njëzëri u shprehën për perspektivën europiane të këtyre vendeve, ata vazhdimisht kanë qenë në dilemë se çfarë të bëjnë me këtë truall, që qartazi ndodhet në mesin e tyre, por në një farë mënyre u ka shkaktuar më shumë telashe se sa kënaqësi.

Vazhdimisht ata kanë qenë në dilemë se çfarë donin të mbjellin dhe si të ndanin përgjegjësinë, banorët e rinj shtronin kërkesa të reja, barërat e këqija gëlonin dhe u zinin frymën atyre pak filizave shpresëdhënëse. Së fundi ishte bashkëbanori Macron ai që papritur  vendosi rregulla të reja për kopshtin e brendshëm duke e penguar fazën e dytë të planifikuar prej kohësh për konceptimin e tij – pra hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHE:  Mos e harroni, Fidel Kastro ishte një përbindësh

LEXO EDHE:  Europa pret nje vale te nxehti, OBSH paralajmeron rrezikun

“Koha për një sinjal të rëndësishëm në rajon”

Në kohët e Coronas lipset më shumë se kurrë uniteti ndër banorët dhe përgjegjësia e përbashkët për kopshtin e brendshëm. Ndaj ishte koha për të dhënë një sinjal të rëndësishëm në rajon, që BE tani ka vendosur hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Rruga është ende shumë shumë e gjatë, derisa gjithçka të formësohet në atë mënyrë që vlerat europiane të rriten e të lulëzojnë pa u trazuar, që farat e këqia, korrupsioni dhe populizmi të jenë çrrënjosur aq sa të mos mund t’u zenë më frymën e të hedhin hijen e tyre mbi shtetin ligjor dhe lirinë e mendimit.

BE-ja duhet ta shoqërojë këtë proces me mjeshtëri dhe ta mbështesë e ta nxisë atë e po ashtu duhet edhe ta kultivojë e vadisë fort, aq më tepër tani kur Rusia dhe Kina me paketa ndihmash për shkak të krizës Corona si një substrat i freskët synojnë ta mbulojnë shtratin europian të këtij kopshti. Sidoqoftë kopshtarët nuk mund të bëjnë gjë, në rast se toka dhe fara nuk kanë cilësi. Fara e këtij kopshti janë vetë njerëzit dhe politikanët në Shqipëri e në Maqedoninë e Veriut. Eshtë në dorën e tyre që në shtëpinë e përbashkët Europa të bëhen anëtarë të denjë./DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Nga Shekspiri tek Pushkini/ Cilat janë kryeveprat që u shkruan gjatë karantinës

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi, ka detyruar miliarda njerëz të izolohen në shtëpitë e tyre. Për shumëkënd, kjo është një përvojë e rëndë, sidomos në aspektin psikologjik. Por nga artistët deri tek shpikësit më të mëdhenj, kanë arritur që të ndryshojnë botën për mire pikërisht nga dhomat e tyre të karantinës. Ja cilët janë disa prej tyre.

Eugjen Onjegin

Është kryevepra e shkrimtarit rus Aleksandër Pushkin, e botuar për hrë të parë në vitin 1832. Historia fokusohet në jetën e Eugjen Onjeginit, një aristokrati të pasur që jeton në Shën Petersburg. I lodhur nga jeta mondane, ai transferohet në fermën e madhe të xhaxhait të tij të ndjerë jashtë kryeqytetit. Atje, ai njihet me bukuroshen Tatjana Larina, që do të bëhet fikismi i jetës së tij. Vepra u shkrua në vjeshtën e vitit 1830, pasi një epidemi e rëndë e kolerës në Moskë, e bindi Pushkinin të largohej për disa muaj në pronat e familjes së tij jashtë qytetit.

Ditari i Samuel Pepis

Samuel Pepis (1633–1703) ishte anëtar i parlamentit anglez, si dhe një administrator civil i marinës. Gjatë jetës së tij, ai ishte më i njohur për përpjekjet e tij për modernizimin e marinës britanike. Por sot Pepis, vlerësohet për ditarin që ai mbajti gjatë viteve 1660-1669, pasi mbetet një nga dokumentet më të mira në lidhje me restaurimin e monarkisë angleze. Në vitin 1665, Londra u godit nga murtaja bubonike. Falë kronikave të Pepis, historianët dhe shkencëtarët e kuptojnë më mirë se si u përhap aq shpejt murtaja bubonike, dhe pse shkaktoi aq shumë të vdekur në Londër.

Mali Magjik

E cilësuar si një nga veprat më të mira të letërsisë gjermane, romani i Tomas Man u botua për herë të parë në vitin 1924. Ai ka në qendër Hans Kastorp, një tregtar të ri nga Hamburgu, që vendos të vizitojë kushëririn e tij Joakim në një sanatorium për tuberkulozin në Alpet Zvicerane.

Udhëtimi i tij ndërlikohet, pasi sëmuret edhe vetë, dhe kësisoj nis të takojë pacientët e tjerë. Gati që të gjithë ata, përfaqësojnë degradimin social të Evropës së pas Luftës së Parë Botërore.

Dhe Tomas Man dinte disa gjëra mbi sanatoriumet. Gruaja e tij, Katia, vuante nga tuberkulozi dhe në vitin 1912 ajo u shtrua në një sanatorium në Davos-Platz, Zvicër. Shkrimtari e vizitonte shpesh. Në vitet në vijim, që të dy ishin pacientë të rregullt në banjave termale në të gjithë botën. Man e shndërroi përvojën personale, në skenën ku zhvillohen ngjarjet e “Malit Magjik”.

Anton Çehov

Ashtu si Pushkini para tij, edhe Çehov gjeti kohë për të shkruar, për shkak të epidemive të shpeshta të kolerës në Rusi. Midis viteve 1892-1899, Çehov shkroi disa nga tregimet e tij më të njohura, përfshirë “Pavioni nr.6” dhe “Murgu i zi”. Njëkohësisht, Çehovi pati një jetë gjysmë të izoluar në vilën e tij në Melikhovo.

Aty ai ndihmoi në lehtësimin e situatës për fshatarët vendas. Ndërkohë që shkruante, vazhdoi punën e tij të përditshme si mjek praktikant. Atij iu desh ta ndërpresë punën në vitin 1897, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Çekov vuante nga tuberkulozi, sëmundje që i mori edhe jetën në vitin 1904.

LEXO EDHE:  Europa pret nje vale te nxehti, OBSH paralajmeron rrezikun

LEXO EDHE:  Spitali Ushtarak pa anestezikë, Rama krekoset me investimin italian

Parajsa e humbur

Anglezi Xhon Milton, u mor me shumë gjëra gjatë jetës së tij. Ai ishte pamfletist, filozof, dhe si politikan shërbeu si Sekretar i Gjuhëve të Huaja në Këshillin e Komonuelthit. Por Milton njihet sot më shumë si një shkrimtar. Ai shkroi veprën “Parajsa e Humbur”, ku flet për dëbimin e Satanait nga Parajsa, dhe luftën e tij kundër Zotit dhe njerëzimit. Ai e nisi veprën në vitin 1652. Por në vitin 1665 u transferua me familjen e tij nga Londra më Shalfont, për të shmangur Murtajën e Madhe të Londrës. Pikërisht aty e përfundoi edhe librin.

Dekameroni

E shkruar më gjasë midis viteve 1348-1353, libri flet mbi 10 aristokratë të rinj që u arratisën në një fshat, për të shmangur Vdekjen e Zezë që kishte prekur në atë kohë qytetin e Firences. Aty ata tregojnë secili nga 10 histori, ose në total 100 gjatë disa ditëve.

Ashtu si Komedia Hyjnore e Dantes, Dekameroni u shkrua në dialektin fiorentin, që u bë në fund italishtja standarde. Vetë autori Xhovani Bokaçio, jetoi në vitet e tmerrshme të Murtajës të shekullit XIV-të. Ngjashem me personazhet në veprën e tij më të famshme, Bokaçio shmangu me sukses epideminë që ra në Firence, duke shkuar në Napoli dhe qytete të tjera italiane.

Uilliam Shekspir

Shekspiri ishte një nga fëmijët e paktë në Stratford-upon-Avon, që i mbijetoi Murtajës së

vitit 1564. Një nga biografët më të shquar të Shekspirit, Xhonatan Beit, shkruan se përvoja e Shekspirit me Murtajën, ishte aspekti i vetëm më përcaktues i jetë dhe veprës së tij.

Murtaja shfaqet në disa nga veprat më të mira të Shekspirit, përfshirë “Romeo dhe Xhulieta” .

Edhe më befasues është fakti, që Shekspiri ishte jashtëzakonisht prodhimtar në vitet 1605-1606, kur ai shkroi “Mbreti Lir”, “Makbeth dhe “Antoni dhe Kleopatra”. Studiuesit besojnë tani, se Shekspiri ishte aq produktiv gjatë asaj kohe, pikërisht për shkak të Murtajës së viteve 1605-1606 që goditi Anglinë.

Isak Njuton

Fizikani dhe matematikan anglez, Isak Njuton, vlerësohet si njeriu që zbuloi gravitetin, dhe që shkroi ligjet themelore të fizikës. Pa zbulimet e Njutonit, Epoka e Iluminizmit, mund të mos kishte ndodhur kurrë. Në vitin 1665, Njutoni ishte student në Universitetin e Kembrixhit.

Atë vit, universiteti u mbyll për shkak të Murtajës së Madhe të Londrës.

Me mbylljen e shkollës, Njutoni u rikthye në shtëpinë e familjes së tij në Kembrixh, dhe nisi të kryente një seri eksperimentesh. Gjatë punës së tij në karantinë, ai shkroi ligjet e lëvizjes së sëndeve dhe ato të gravitetit. Kur Njutoni u kthye në universitet në vitin 1667, ai i ngjiti me shpejtësi shkallës e karrierës akademike, duke marrë titullin profesor në vitin 1669. / bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Koronavirusi/ A do ndihmojë mbledhja e të dhënave personale, në uljen e rasteve të reja?

Publikuar

-

Nga

Rritja dramatike e numrit personave të infektuar me koronavirus në mbarë botën ditët e fundit, ka rritur edhe nivelin e alarmit tek qeveritë dhe qytetarët, dhe rrjedhimisht edhe të masave më të ashpra kufizuese dhe efektive për të frenuar epideminë.

Nga Italia në Izrael dhe deri në Shteteve të Bashkuara, mes propozimeve të bëra, ekziston edhe ajo e përdorimit në një mënyrë më të gjerë të paisjeve teknologjike që janë në dispozicion, sidomos të atyre që mundësojnë gjurmimin e lëvizjes së njerëzve.

Këto mjete, mund të përdoren për dy qëllime. Nga njëra anë për të lokalizuar sa më shpejt personat e infektuar me koronavirus, dhe ata që kanë qenë në kontakt me ta, çka do të mundësonte prishjen e zinxhirit të infekimit dhe zvogëlimin e numrit të të vdekurve.

Nga ana tjetër, do të shërbente për të identifikuar njerëzit që nuk respektojnë rregullat e distancimit social, siç kanë nisur të zbatohen ditët e fundit në Itali, duke vepruar si një mekanizëm parandalues. Shembujt më të cituar janë ato të Kinës, ku qeveria i ka shfrytëzuar gjerësisht sistemet e saj të mbikëqyrjes masive, për të identifikuar personat e infektuar ose të rrezikuar nga infektimi, duke përdorur në veçanti sistemet e njohjes së fytyrës dhe aplikacionin ËeChat.

Një shembull tjetër, është ai i Koresë të Jugut. Ashtu si Italia, ajo është detyruar të përballet me një përhapje të madhe të epidemisë, por në dallim nga fqinji ynë, ia ka dalë që të frenojë atë dhe të kufizojë numrin e të vdekurve.

Sipas autoriteteve në Seul, ky rezultat është arritur falë një strategjie të dyfishtë:shumë teste të kryera edhe tek njerëzit që nuk shfaqnin simptoma, si dhe gjurmim të të infektuarve duke shqyrtuar të dhënat e telefonit të tyre celular, GPS, kartat e kreditit dhe kamerat e mbikqyrjes.

Nuk është ende e qartë, se në çfarë mase ky sistem gjurmues ishte vendimtar në frenimin e epidemisë. Por fakt është që shumë politikanë dhe ekspertë perëndimorë, po citojnë shpesh citojnë rastet e Kinës dhe Koresë së Jugut, si një model që duhet ndjekur.

Më 10 mars, një grup sipërmarrësish të teknologjisë, programues dhe drejtues të kujdesit shëndetësor, bënë publike një letër të hapur, në të cilën u kërkohej kompanive të teknologjisë që të bënin më shumë për të luftuar koronavirusin, duke pretenduar ndër të tjera se modeli i përdorur nga Kina dhe Koreja e Jugut, është “kudo” i eksportueshëm.

Dhe në fakt që nga nisja e emergjncës, administrata Trump ka qenë në kontakt me Facebook, Google dhe kompani të tjera, për të krijuar sisteme mbikëqyrëse, duke përdorur të dhënat nga smartfonët e amerikanëve. Dhe ndërsa ndërsa numri i të infektuarve po rritet në një mënyrë eksponenciale, agjencitë qeveritare kanë nisur të përdorin apo marrin në konsideratë përdorimin e një gamë të gjerë teknologjish të mbikqyrjes.

“Tek këto projekteve ka gjithçka, nga sistemet që i japin mundësi autoriteteve të monitorojnë vendndodhjen e qytetarëve përmes smartfonave të tyre, deri tek teknologjia e njohjes së fytyrës, të cilat mund të analizojnë imazhet për të kuptuar se kush ka rënë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me COVID-19”- shkruan gazeta amerikane “The Wall Street Journal”.

Liderë në këtë fushë janë gjigantët e zakonshëm të Silicon Valley, si Google, Facebook dhe Amazon, të cilat bashkëpunojnë me Shtëpinë e Bardhë. Por pas tyre qëndrojnë dhjetëra kompani më të vogla, të cilat shpresojnë t’u shesin programet e tyre autoriteteve shëndetësore dhe administratave shtetërore dhe lokale.

“Palantir’, një kompani që siguroi informacione jetike ushtrisë amerikane për të gjetur dhe eleminuar Osama Bin Ladenin në vitin 2011, është duke bashkëpunuar me Qendrat e Kontrollit dhe të Parandalimit të Sëmundjeve bnë SHBA, për të monitoruar ecurinë e pandeminë.

Në këtë proces përfshihet edhe “Clearview”, një kompani që operon në sektorin e njohjes së fytyrës, dhe mbi të cilën në SHBA kanë shpërthyer debatet kohët e fundit, për shkak se bashkëpunon me disa departamente policie. Një tjetër vend shumë aktiv në këtë fushë është Izraeli.

LEXO EDHE:  Kujdes! Pilafi ose makaronat e ruajtura prej ditësh në frigofer, mund t’ju marrin jetën

LEXO EDHE:  Kur produktet kozmetike ishin radioaktive

Më 16 mars, qeveria e kryeministrit Benjamin Netanjahu, miratoi ​​një dekret që autorizon agjencinë e brendshme të sigurisë (Shin Bet) të marrë shumë të dhëna nga telefonat celularë të qytetarëve. “The New York Times”, shpjegon se këto të dhëna, që ishin mbledhur fshehurazi gjatë luftës kundër terrorizmit, do të përdoren për të gjurmuar lëvizjet e njerëzve që janë prekur nga koronavirusi.

Ideja, shpjegon gazeta, është që të përdorin të dhënat e gjeolokacionit të miliona klientëve të kompanive celulare në Izrael dhe Bregun Perëndimor, për t’i identifikuar njerëzit që kanë qenë në kontakt të ngushtë me persona të infektuar, dhe t’u dërgojë atyre mesazhe me tekst, që të futen menjëherë në izolim.

Ata që nuk e bëjnë këtë, do të përballen me 6 muaj burg. Masa të ngjashme, po merren në konsideratë të zbatohen dhe në Itali. Më 21 mars, Valter Riçiardi, këshilltari shkencor i Ministrit të Shëndetësisë, deklaroi për gazetën italiane “La Repubblica:”Sa më shumë shoh të dhënat e Koresë së Jugut, aq më shumë bindem që ne duhet të ndjekim strategjinë e Seulit. Tashmë kemi ngritur një grup, që po studion dhe përcakton detajet’.

Riçiardi, argumenton se ky sistem mund të “çlirojë” një pjesë të popullatës:”Duke identifikuar të infektuarit dhe kontaktet e tyre, ne mund t’u garantojmë të gjithë të tjerëve që nuk kanë probleme që të lëvizin lirshëm”. Dhe në fakt, Koreja e Jugut, shpjegon artikulli, nuk i ka vendosur qytetet e saj në karantinë për shkak të epidemisë.

Në të njëjtin artikull Enriço Buçi, ndihmësprofesor i biologjisë së sistemeve në Universitetin Tempëll në Filadelfia, argumenton se strategjia e Koresë së Jugut mund të ishte e dobishme edhe për rajonet e Italisë së Jugut, “ku nuk ka pasur shumë mbërritje të pakontrolluara nga veriu, dhe për pasojë ka një numër shumë të vogël të infektuarish”.

Por në të gjitha vendet ku janë marrë ose propozuar masa të ngjashme, janë shfaqur dyshime. Disa pyesin nëse këto teknologji mund të jenë vërtet efektive në kufizimin e përhapjes së koronavirusit. Në një artikull në “Wired” ndër të tjera thuhej:”Telefonat në përgjithësi janë në gjendje të përcaktojnë pozicionin e një personi me një diferencë gabimi midis 7-13 metrash në zonat urbane, dhe shpesh janë edhe më pak të saktë. Koronavirusi duket se përhapet në mesin e njerëzve që rrinë shumë afër njëri-tjetrit”.

Në këtë artikull Hana Fraj profesor në Kolegjin Universitar në Londër, shpjegon:”Përdorimi i të dhënave të mbledhura përmes telefonave, për të kuptuar nëse dikush ka qenë apo jo në kontakt me një person të infektuar, nuk është dhe aq i thjeshtë. Ju mund të uleni pak metra larg një personi, dhe të mos jeni në rrezik për t’u infektuar. Ndërkohë, mund të udhëtoni me autobus në një vend ku është ulur më herët një person i infektuar, dhe të jeni në rrezik”.

Pasaktësia e të dhënave, është një problem serioz, dhe sipas Fraj kjo gjë “mund të krijojë tek njerëzve një ndjenjë të rreme sigurie, dhe të inkurajojë sjellje të rrezikshme”. Pastaj është dhe problemi i cënimit të privatësisë dhe ai i kufizimit të lirive individuale, në një kohë kur qeveritë në të gjithë botën, po marrin masa të pashembullta për t’u marrë përballur me epideminë. Në SHBA, kritikët thonë se në të ardhmen qeveria dhe kompanitë private, do të kenë qasje në një sasi të madhe informacioni mbi qytetarët, madje edhe mbi historitë shëndetësore të miliona njerëzve./ “Internazionale”-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE