Connect with Us

BSH uli normën bazë të interesit/ Meta përshëndet veprimin

Politikë

BSH uli normën bazë të interesit/ Meta përshëndet veprimin

Publikuar

-

Për shkak të situatës së krijuar në vend nga koronavirusi, Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit nga 1% në 0.5%.

Për këtë vendim të bërë publik nga guvernatori i BSH-së ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta, i cili e përshëndet publikisht.

“Përshëndes vendimin e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit nga 1% në 0.5%. Ky vendim i Bankës së Shqipërisë është i nevojshëm në situatën e krijuar, për të koordinuar politikën monetare lehtësuese me politikën fiskale të ndërmarrë nga Qeveria”, shkruan Kreu i Shtetit në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nga Astrit Patozi/ Lufta dhe paqja që duhen fituar njëkohësisht

Publikuar

-

Nga

Bota tashmë ka ndryshuar dramatikisht dhe pyetja e vetme është ku do të ndalet kjo tatëpjetë deri ditën që të shpallet fitorja mbi armikun e padukshëm. Ata, që na thonë se do të përqafohemi e do ta vazhdojmë jetën njësoj si më parë, ose nuk e kuptojnë fare çfarë po ndodh, ose nuk duan të na e shtojnë edhe më shumë ankthin për të ardhmen.

Tri javë më parë shumë prej nesh u mërzitën shumë ngaqë ndeshjet e futbollit nisën të zhvillohen pa tifozë. Pas një jave jo pak u shqetësuan që në fillim ndeshjet dhe pastaj me radhë kampionatet nisën të pezullohen. Ndërsa sot mund të kenë ngelur shumë pak njerëz në botë që janë ende të merakosur nga perspektiva e zymtë e futbollit. Natyrisht, përveç lojtarëve, trajnerëve, arbitrave, menaxherëve etj, që e kanë jetën të lidhur drejtpërdrejt me këtë industri.

Do të mjaftonte vetëm ky shembull për të kuptuar se jemi realisht në luftë dhe se kjo nuk është thjesht një metaforë për të na sensibilizuar që ta marrim seriozisht koronavirusin. Mirëpo historia na ka mësuar se lufta ka ligje të tjera, të cilat jo domosdoshmërisht ka nevojë të shkruhen.

Njerëzimi i ka hequr në kurriz me qindra herë, por të paktën në dy raste në mënyrë masive gjatë shekullit të kaluar. Dhe sa herë që ka ndodhur, shoqëritë janë përshtatur, duke nisur që nga shtetet më të mëdha, e deri tek ndividët më të thjeshtë.

Ata që në kohë paqeje shisnin traktorë, gjatë luftës filluan të prodhonin tanke, ata që merreshin me enë kuzhine, nisën të fabrikonin fishekë dhe predha, ndërsa shtëpitë e modës i lanë mënjanë veshjet estravagante dhe u turrën të qepin uniformat ushtarake.

Duhet ta kuptojmë një herë e mirë që lufta i ndryshon në mënyrë drastike prioritetet e shteteve dhe të njerëzve dhe se kjo nuk vlen vetëm për kohën, që ajo zhvillohet, duke pasur armikun përballë, por edhe gjatë fazës së rehabilitimit, e cila vjen pas fitores. Sot shëtitjet buzë detit, baret dhe pub-et e të shtunës, udhëtimet e zakonshme jashtë qytetit në fundjavë, ndeshjet e Champions League, koncertet e të famshmëve në stadiume, tubimet për të drejtat e kafshëve e shumë të tjera si këto tingëllojnë si shaka pa kripë dhe jo si ngjarje normale të dikur përditshmërisë sonë të tronditur.

Puna është se shumë prej këtyre zakoneve tona mund të jenë goditur aq fort, sa edhe pas luftës mund të mos kenë më për një kohë të gjatë të njëjtën rëndësi. Dhe gjithë sekreti është si të nisim të mendojmë që tani për atë që na pret nesër nesër.

Për shkak se bota është kapur e papërgatitur, për fat të keq, ka pasur kudo një ngathtësi të frikshme për t’u përshtatur, që nis nga shtetet më të fuqishme dhe përfundon tek personazhet më të famshëm të planetit. Dhe ta mendosh se gjithçka është rrokullisur në vetëm tre muaj.

Ata që na thonë më shumë se të tjerët që jemi në luftë, duhet të na e tregojnë në radhë të parë se po bëjnë gjënë e duhur që ajo të mbarojë sa më shpejt dhe me sa më pak kosto. A janë duke u përshtatur sa duhet qeveritë, organizatat ndërkombëtare, agjencitë, bankat, gjigandët e biznesit dhe të industrisë, mediat dhe të tjerët, në radhë të parë me rrethanat e luftës, dhe pastaj me atë që na pret pas përfundimit të saj?

LEXO EDHE:  Meta mesazh Papa Françeskut: Vëmendja juaj na mbush me shpresë…

LEXO EDHE:  Meta mesazh Papa Françeskut: Vëmendja juaj na mbush me shpresë...

Vështirë shumë të thuhet, ndonëse tani nuk ka shumë mundësi për t’u ndalur gjatë në analiza, sa kohë që armikun e kemi ende tek dera. Por që të jemi ushtarë të bindur të kësaj lufte, na duhen patjetër prova se edhe komandantët i kemi njësoj të përgatitur. Është shumë e vështirë të pranosh se gjithçka është nën kontroll, kur të thonë se është vënë një dispozicion vetëm një paketë masash, të cilat do të na mundësojnë të mos vdesim për bukë për një farë kohe. Ndërkohë ne sot kemi nevojë që i gjithë buxheti dhe çdo gjë tjetër që ka një shtet apo qeveri në dispozicion të jetë në funksion të luftës dhe të asaj që vjen mbrapa. Sepse, po aq sa rrezikohet mbijetesa në kushtet e luftës, aq vihet në pikëpyetje edhe vazhdimi i jetës më vonë.

Qofsha i gabuar, por unë mendoj se kjo është një sfidë më e madhe dhe me e ashpër se dy luftërat e fundit botërore. Dhe ky nuk është një perceptim që vjen nga paniku, të cilin, falë Zotit, nuk e ndjej ende. Sepse ajo mund të mos i ketë aq të shumta viktimat, nëse do të fitohet shpejt, por është e sigurt se do t’i ketë më të rënda pasojat.

Sepse është e para herë në histori që e gjithë bota po fiket njëkohësisht, pa e ditur askush me saktësi se kur do të ristartojë. Ndryshe, nga të gjitha rastet e ndodhura më parë. Gjatë luftërave botërore ka pasur hapësira të pamata me miliarda njerëz, që nuk kanë shkrepur asnjë pushkë dhe vazhdimi normal i jetës në ato vende ka qenë një garanci e madhe për ata që përgjakeshin me njëri-tjetrin, se pasojat e luftës do të kapërceheshin shpejt. Sot kjo garanci nuk ekziston, prandaj edhe bota po e vuan më shumë se çdo herë tjetër.

Por përtej kësaj, nuk ka asnjë dyshim se njerëzimi do ta fitojë këtë luftë dhe jeta do të triumfojë. Sfida është që gjithkush duhet të përshtatet pa humbur kohë me rrethanat e reja të luftës dhe me paqen, që do të vijë pas saj, duke u përgatitur që tani se shumëçka nuk do të jetë më si parë. Në radhë të parë, për ta pasur më të lehtë luftën, por edhe për të nisur që tani punën për rindërtimin, kur çlirimi të arrihet.

Merita është ta bësh sa më shpejt e të mos jesh në radhën e parë të atyre që do të kenë më shumë dëme apo viktima. Dhe kjo vlen, si për qeveritë, që nuk kanë pse presin apo ndjekin domosdoshmërisht njëra-tjetrën, ashtu edhe me çdo aktor tjetër, që nga kompanitë e bankat shumëkombëshe, e deri tek individët më të varfër dhe më të pambrojtur, kudo në botë.

Të parët që do ta fitojnë betejën e njëkohshme me armikun dhe me paqen e panjohur do të jenë ata që këtë ndalesë të papritur të botës do ta konsiderojnë si një mundësi për t’i bërë një remont kapital projekteve të tyre për vijimin e jetës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mjeku flet me shifra/ Ja sa persona mund të preken në shqipëri nga COVID-19

Publikuar

-

Nga

Mjeku epidemiolog Alban Ylli zbuloi ka folur me shifra lidhur me aludimet se sa shqiptarë mund të preken nga koronavirusi.

Ylli deklaron se me situatën aktuale dhe me masat që janë marrë mund të preken rreth 1000 deri në 2000 persona, por theksoi se numri mund të rritet në bazë të respektimit të rregullave.

“Me shtimin e rasteve do të shtohen kontaktet. Pra kemi 150 raste, kemi 30 raste në ditë, mund të kemi 100 raste në ditë dhe këto 100 raste do të kenë 10 kontakte, pra do ketë 1000 persona. Duhen shumë njerëz për të hetuar dhe për ti mbajtur të izoluar të gjithë rastet. Ta zëvendësojmë zvogëlimin e shtetrrethimit me ndërhyrje të tjera më masive. Edhe sot kemi diskutuar me kolegët, duhet më shumë hetim. Makineria e ndërtuar para pandemisë në Shqipëri ka filluar të funksionojë si sahat. Volumi po rritet, të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që do ketë më shumë nevojë për burime në hetim”, tha ai në studion e Abc News.

LEXO EDHE:  Negociatat me Greqinë/ Meta i kërkon Bushatit të plotësojë disa kushte

LEXO EDHE:  Kush e ka radhën, pas Balilit?/ Rëndohet gjendja e Metës

“Kampion do të jetë i madh, do të ketë në Shqipëri pak mijëra raste të konfirmuara. Në popullatë do të ketë shumë më tepër, të jeni të sigurt për këtë. Unë mund të them se mund të shkojnë në 1000-2000, nuk e di. Ka sens ta themi këtë meqë jemi shumë afër Italisë”, nënvizoi mjeku/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ultimatumi për pagesën e dritave/ PD-Ramës: Mos harxho paratë për tendera korruptiv

Publikuar

-

Nga

selia e partise demokratike tirane

Pas deklaratës së sotme të kryeministrit Edi Rama, i cili paralajmëroi qytetarët se dritat duhet të paguhen një më një, ndryshe u priten, ka ardhur dhe reagimi nga Partia Demokratike.

Në një reagim ne rrjetet sociale, ish deputetja Oriola Pampuri shprehet se kryeministri Rama harxhon para në koncesione, ndërsa rëndon cdo ditë e më shumë gjendjen e më të pamundurve.

Ndërsa i kujton këtij të fundit se pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë, e ka për detyrë të ndihmojë familjet në nevojë dhe jo vetëm në një situatë të tillë.

“Edi Rama i vendos njerëzit në pamundësi ekonomike mes dy zgjrdhjeve: të paguajnë energjinë elektrike ose të vdesin në të ftohtë dhe nga uria.

LEXO EDHE:  Habit Ilir Meta/Pakti Rama-Basha favorizon LSI, ja arsyet

LEXO EDHE:  Lubonja e thotë copë/ Rama e shpërfill Metën

Pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të gjithë qytetarët në pamundësi ekonomike janë të mbrojtur nga Kushtetuta dhe ligji!

Kushtetuta dhe ligji e thonë qartë: Qeveria e ka DETYRIM LIGJOR të ndihmojë më të varfërit me gjithçka ka në dorë!

Është e pafalshme kur paguan në 1 ditë 22 milionë euro për 4 kompani ndërtimi, dhe nga ana tjetër nuk siguron bukën e gojës, ujë dhe drita për ata që nuk kanë mundësi të punojnë për shkak të masave të jashtëzakonshme.

Edi Rama të mos shpërdorojë paratë me tendera korruptive dhe të panevojshëm, si këto të datës 19 Mars, por t’u vijë në ndihmë të pamundurve. E ka detyrim ligjor!”

 

LEXO TE PLOTE