LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Beteja me Covid-19/ Specialisti i mjekësisë tregon “sekretin” e gjermanëve

25 Mars 2020, 07:14, Sociale CNA
Beteja me Covid-19/ Specialisti i mjekësisë tregon

Specialisti i mjekësisë emergjente dhe intensive në Shtutgart të Gjermanisë Genc Kelmendi tha se vendi e ka më në kontroll coronavirusin, jo për shkak të ndonjë misteri në sistemin imunitar, por sepse ka një sistem shëndetësor më të mirë dhe parandalues.

Në studion e Ilva Now, Kelmendi u shpreh se Gjermania pati fillim të njëjtë me Italinë, por duke përfituar njohuri nga Kina dhe fqinji italian ia doli të performojë më mirë në parandalimin e përhapjes.

?Sistemi gjerman është i ndërtuar me bazamentin e mjekëve familjarë dhe këtu ka ndodhur kjo çudi, e cila shpjegon pse vdekshmëria në Gjermani është vetëm 0.4 për qind. Sepse po të lajmërohet një pacient me kollitje ose ethe këtu tek ne nuk vjen në ordinancat private por drejtohet në qendrën për testimin e coronavirusit ose gripit apo sëmundjeve të tjera,? sqaroi Kelmendi.

?Zjarri që është nisur në fillim është fikur shumë herët, virusi nuk ka pasur shans të përhapet më tutje,? shtoi Kelmendi.

Mjeku foli edhe për testet e coronavirusit në rrugë, ku tha se kjo ishte një masë për të shmangur përhapjen e infeksionit në qendrat mjekësore.

?Besueshmëria e testit është e njëjtë,? tha Kelmendi.

Sipas shifrave në Gjermani ka 32,781 persona të infektuar me COVID-19, teksa 156 prej tyre kanë humbur jetën. Ndër rajonet më të prekura janë Rini i Veriut dhe Vestfalia kanë më shumë se 9 mijë të infektuar, Bavaria mbi 6300 dhe Baden-Vyrtemberg me mbi 5800 raste.

Specialisti dha detaje për virusin duke thënë se ai aktualisht po mbizotëron pasi është hera e parë që njeriu bie në kontakt me të, me prejardhje prej lakuriqit të natës dhe popullata nuk ka krijuar imunitet ndaj tij.

?Aftësia e një sistemi mjekësor është që sapo të paraqitet zjarri, të izolohet dhe të fiket në vetvete pa pasur mundësi të përhapet në zona të tjera,? u shpreh mjeku duke nënkuptuar coronavirusin.

“Qeveritë përballen me sfidën për të mbajtur nën kontroll virusin dhe kohën kur popullata do të infektohet nga ai, pasi dihet që të paktën 60% e popullatës do të preken,” paralajmëroi mjeku Kelmendi.

Lajmet e fundit nga